Ardian Ndreca: Diskursi politik dhe frika si strategji
1h më parë

Kemi kuptue nji gja prej Edi Ramës këto ditë: i vetmi rrezik ma i madh se vetë ai për Shqipninë janë vetëm talebanët.
Fillimisht e nisi me rrezikun grek, persian, kartagjenas, bathoras, kosovar, maqedonas, asnjeni sish nuk mbushte, njerzit në shesh vetëm sa erdhën tue u shtue.
Tashti ka nxjerr në tregun mediatik rrezikun taleban.
Nuk e kupton se asht irracionale t’u kërkosh atyne që i ke vjedhë dhe i ke shitë, që je tallë me ta dhe i ke dëbue prej atdheut për katër legjislatura që të reflektojnë rreth nji rreziku të mundshëm por shumë pak probabël dhe të mos shqetsohen për nji rrezik konkret siç asht ai që i vjen prej sistemit të kalbun korruptiv që s’e ka për gja me e vjedhë dhe me ia shitë Shqipninë kujtdo.
Asht njilloj si t’i thuesh dikujt që po i digjet shtëpia të mos preokupohet për zjarrin pse bomba atomike, që ai nuk e ka, asht shumë ma e keqe se zjarri.
Vetëm talebanët janë ma keq se unë, thotë Rama, prandaj më duroni ma mirë mue se ata.
Jemi dakord që talebanët janë ma keq se ai, por ka nji problem: Rama ekziston dhe kontrollon gjithçka, kurse talebanët për fat në Shqipni janë nji shifër krejtsisht e papërfillshme në krahasim me masën e madhe qytetare që nuk e pranon ma sistemin e korruptuem që ai ka krijue si artist i vërtetë që asht.
Apo mos në nënvetëdijen e tij i barazon myslimanët shqiptarë me talebanë, pse kjo do të ishte vërtetë tragjike!
Të Tjera
Në Fokus


