Albert Zholi: Taulanti
14.12.2009, 06:45 PM (GMT+1)
Albert ZholiTAULANTI
Tek po bisedoja me pronarin e kioskës ku shiten gazetat (Athine), një djalë aty tek të dhjetat, i drejtohet z. Jani me një greqishte të pastër, që e folura e tijë fëminore i jepte një ëmbëlsi tërheqëse..-Ju lutem keni fjalor greqisht-shqip?
Z.Jani e pa me kureshtje nga koka tek këmbët,
në lartësinë e tij të vogël dhe iu përgjigj:
-Po kemi.
-Ju lutem më jepni një fjalor –dhe nga xhepi nxorri një monedhë njëmijëshe.
Z.Jani mori nga rafti fjalorin dhe e
pyeti djalin :
-Doni të mësoni gjuhën shqipe?
-Unë shqiptar jam –
buzëqeshio djali.
-Po shqip a dini
?
-Si nuk e
di gjuhën time
?!- po fjalori di më shumë se mua – foli djali dhe qeshi ëmbël...
-Nga jeni ?- e pyeta unë, pa e menduar pyetjen .
-Jam nga Durrësi dhe Taulant e kam emrin- mu përgjigj djali me një shqipe që të kënaqte shpirtin...
Të Tjera
Në Fokus







