Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit

30.12.2009, 07:21 PM (GMT+1)
Agim Gashi - Drenica

Në vend të urimit

MOS I HARRONI...

Ja po ik ky vit vjetër
Me të liga de të mira,
N ‘prag te vitit tjetër
Shprehim veç dëshira.

Në këtë natë te gjatë
I harrojm shumë gjana
Dikush sofrën thatë
Dikush i ka te tana.

Dikush cakrron gotën
Edhe ngrehë dolli ,
Dikush mallkon botën
Qumësht nuk ka për fëmi' !

Dikujt i dhemb barku
Nga ushqimi pa karar,
Dikush qe sa vite
Mish n’piatë s’ka parë!

Dikush stolis me drita
Rrugë edhe bredhë
Dikush në në Kosovë
Ketë natë e pret n’terr!

Te lutemi për hallegjinjët
Ne këtë ndërrim mot-moti
Po i harruam  skamnorët
Do t’na harroj zot!!!

Francë , 30.12.2009