Agim Gashi - Drenica: Kush jemi ne...
02.12.2009, 07:28 PM (GMT+1)
Agim Gashi - DrenicaKUSH JEMI NE...
(I shkruaj këto vargje i mllefosur
- Shpirt e zemër i sakatosur)
Ne ndër shekuj ishim pa nda'
Qengj për ukun - ujk për vëlla!
E kanë thënë t’vjetrit drejtë
- Lisin e çky'n pyka e vet.
Ka pas thënë një plak i mirë
E kem vështirë te jetojmë t’lirë
Se jemi mësuar nën robëri
- Me na ndejt orrli mbi kry
Kur një vëlla del i parë
Ne e shpallim vet tradhtar.
Me ndërskamëza e ngatërresa
Ia shtrojmë rrugën me pengesa.
Andaj kam dro’ dhe frike
- Larg jemi të dalim n’dritë.
Se si po shihet jemi hala -
Qengj për ujkun - ujk per vëlla!!!
01.12.2009 , Morschwiller le Bas
Të Tjera
Në Fokus







