Zeniti kthen UEFA-n në Rusi!
Tre vjet pas triumfit të CSKA së Moskës në finalen kundër Sporting Lisbonës, Kupa UEFA kthehet në Rusi dhe përfundon në “shportën” e Zenitit të Shën Pjetërburgut, që fiton trofeun e parë në kontinent gjatë gjithë historisë të themelimit të klubit. Në “City of Manchester Stadium”, rusët e sponsorizuar nga kolosët e gazit “Gazprom”, mundin 2-0 ekipin e Gllasgou Rejnxhërs. Një rezultat që u mohon skocezëve që të pasurojnë dhomën e trofeve europiane, e cila nuk ka shtuar më asnjë “xhevahir” që prej Kupës së Kupave në sezonin 1971-72, dhe që shuan kështu ëndërrën e britanikëve për të arritur “pokerin”, mes kampionatit, Kupës së Ligës, Kupës së Skocisë dhe UEFA?s. Ashtu si parashikohej, fillimi i ndeshjes nuk është nga ata emocionuesit, me të dy ekipet që studiojnë njëri?tjetrin në fushë, por me djemtë e Advokatit që kontrollojnë topin dhe që mbajnë mirë repartin e mesfushës, ndërsa skocezët, të frymëzuar nga “katenaçio” e famshme italiane, ndërtojnë një “mur” në mbrojtje, për të mos lejuar pësimin e golit. Por, në pjesën e dytë zhbllokohet rezultati dhe është Zeniti ai që shënon me anë të Denisovit, ndërsa në minutën e katërt shtesë Zirianov dyfishon.
Advokat: Dita më e lumtur në historinë tonë!
Trajneri i Rejnxhërsave, Dik Advokat, e konsideroi si ditën më të rëndësishme në historinë e klubit pas krijimit të tij atë të suksesit tëmbrëmshëm në finalen e Kupës UEFA. Denisov dhe Zirjanov i dhanë suksesin e parë europian në historinë e tij klubit Shën Pjetërburg me dy gola të vonë dhe Advokat deklaroi: “Eshtë një ditë historike. Nuk ka asgjë më të rëndësishme në historinë e Zenitit se sa kjo datë, përveç datës së krijimit të këtij klubi. Askush nuk e mendonte se mund të arrinim këtu, por ky klub ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe është vetëm fillimi i një cikli të jashtëzakonshëm. Sot bëmë krenar 9 000 rusët që ishin në stadium, dhjetëra mijëra të tjerë në Mançester dhe 150 milion rusë, prandaj ndihem shumë i lumtur. Përsa i përket ndeshjes, mendoj se ishte një fitore e merituar. Ne guxuam më shumë se kundërshtari, i cili zhvilloi të njëjtën lojë si në raundet paraardhëse. Rejnxhërs krijoi rastet e tij, por ne ishim me të vërtet në një ditë të shkëlqyer. Ky sukses është një shpërblim i merituar për punën e të gjithë futbollistëve në këtë sezon, për dëshirën dhe vetbesimin që treguan”.
Lajme të tjera
-
Kapiti: 4 shqiptarët e mëdhenj që mposhtën Serbinë (25.06.2018, 06:16 PM)
-
Sportistët e skuadrës Gjermane, ‘’meteorët’’ e futbollit (01.08.2014, 07:12 PM)
-
Cirongu & Staka: Përlotje në Marakana (23.07.2014, 07:17 PM)
-
Asllan Dibrani: Gjermania fiton titullin e katërt (14.07.2014, 07:48 PM)
-
“Brazil 2014”, hidhet shorti i fazës së grupeve (06.12.2013, 07:37 PM)
-
Artan Mrijaj: Superheronjtë e Milanit (25.08.2013, 05:52 PM)
-
Euro 2012: Spanja, “mbretëresha” e Europës (28.06.2012, 05:59 PM)
-
Champions League 2011/12 - Fitoi Chelsea por humbi futbolli (20.05.2012, 07:05 PM)
-
Juventus vendos yllin e tretë (08.05.2012, 02:33 PM)
-
Juventus fiton Serie A (06.05.2012, 11:41 PM)









