Xhelal Ademi: Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterin
31.12.2009, 08:55 PM (GMT+1)
Pertef Therepeli, mësuesi i pazëvendësueshëm që jetoi së toku me enigmën dhe misterinShkruan Xhelal Ademi
Erdhi nga Skrapari dhe nuk tha qartë kush ishte. E jetoi gjith jetën i vetmuar në kasollen pranë shkollës së Jagoll-Dolencës. Pas vdekjes nën nënkresën iu gjet flamuri shqiptarë dhe një dosje shkrimesh me poezi e cila iu zhduk. Kishte lindur më datë 25.12.1909 dhe që të jetë misteri më i madh, vdiq në ditën e ditlindjes së tijë më 25.12.1973, pa asnjë nga të afërmit e tijë, në fshatin Jagoll- Dolencë, komuna e Osllomesë, praën Kërçovës.
Kishin shkuar mbi tridhjet vite nga vdekja e mësuesit nga Therepeli i Shqipërisë që mbi varrin e tijë në fshatin Jagoll-Dolencë të komunës së Osllomesë të vihen kurora lulesh. Kjo ngjante për të parën herë që nga vdekja e mësuesit të paharruar të këtyre anëve, Pertef Therepelit. Këto lule të freskëta ai vunë shkrimtarët e klubit letrarë “Mugullimi” të Kërçovës. Pranë varrit të tijë u thanë fjalë të mëdha mirëpo njëkohësisht të pakta kur kemi të bëjmë me këtë gjigant të mësuesisë që përderisa jetoi nuk kishte pasur shok tjetër që të matej në gjith hapësirat shqiptare, ishte mendimi i të pranishmëve. Pranë këijë varri gati të harruar
![]() |
| Mësuesi Pertef Therepeli, lart |
Lajme të tjera
Lajme Popullore














