Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh
23.12.2009, 09:15 PM (GMT+1)
Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtarë Mefailit të MadhShkruan Xhelal Ademi
“Kam qenë roje në ditën e fundit të jetës së komandantit tim Mefailit të Madh, (Mefail Shehu) dhe jam krenarë për këtë. Madje jam shumë i lumtur që shkiet nuk na sulmuan nga krahu që e ruaja unë mbase në të kundërtën do të më mbeste kujtesë e hidhur se unë nuk e kam ruajtur mirë komandantin ditën e kobshme në këtë vend që quhet Livadhet e Xhamisë mbi lumin e Baqishtit në malet e Zajazit” rrëfehet pas gjashtdhjet vitesh për ditën kobëzezë të nëntorit të vitit të largët 1945 Mefail Selimi -Braja tashti 77 vjeqarë nga familja patriotike e Brajëve të Zajazit i cili pas vrasjes së komandantit të Ballit Kombëtarë të këtyre anëve i është dashur të kalojnë edhe disa muaj në ilegalitet të thellë që më së fundi së toku me luftëtarë të tjerë të Ballit Kombëtarë të arratiset për në Turqi ku edhe do të qëndrojë gjith jetën e mbetur në mërgim. “Unë isha roje, ja mbi këtë thep (e kap me dorë një shkëmb gjigant me shikim nga jugu, nga fshati Baqisht) ndërsa kushuriri im gjendej roje në veri të rrjedhës së lumit.” I ndërpritet fjala. Shikon tashti nga veriu drejt një gurishtje së cilën e mbulojnë lisat e dendur.
![]() |
| Mefail Selimi- Braja |
Lajme të tjera
Lajme Popullore














