Vllaznia, ekipi më i mirë shqiptar në botë
Vllaznia, kryesuesja e Kategorisë Superiore në kampionatin shqiptar, është skuadra e vetme nga vendi ynë, që renditet midis 350 ekipeve më të mira të botës, të listuara në periudhën kohore midis 1 dhjetorit 2007 e deri më 30 nëntor 2008. Fituesja e Kupës së Shqipërisë, sipas Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), renditet në vendin e 267-të me 73 pikë, po aq sa skuadra siriane Al-Ittihad Aleppo dhe ajo suedeze Elfsborg. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në Kupën UEFA, teksa eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Koperit (fitoi 2-1 në Slloveni, barazoi 0-0 në “Loro Boriçi”). Në turin e dytë eliminator skuadra shkodrane u shkërmoq nga Napoli, që fitoi 3-0 në Shkodër dhe 5-0 në “Sao Paolo” të Napolit. Gjithsesi, prezantimi i klubit më të vjetër shqiptar në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian ishte në përgjithësi i pëlqyeshëm. Skuadra më e famshme shqiptare, edhe sot e kësaj dite mbetet Flamurtari i Vlorës, që ka mbërritur deri në turin e tretë të një kompeticioni europian.
Ekipet e shqiptarëve
Marseja e kapitenit Lorik Cana është ekipi i parë që shfaqet në listën e 350 ekipeve më të mira. Skuadra franceze ndodhet në vendin e 28-të, me 172 pikë. Anorthosis Famagusta i portierit Arjan Beqaj ndodhet në vendin e 90-të, me 126 pikë. Lacio e drejtorit Sportiv shqiptar Igli Tare ndodhet në vendin e 120-të, me 108 pikë. Arisi i Selanikut i Kristi Vangjelit në vendin e 140-të, me 99 pikë. Vorskla Poltava e Debatik Currit dhe Armend Dallkut ndodhet në vendin e 284-t, me 71.5 pikë. Omonia e Klodian Duros renditet e 310-a, me 67 pikë. Hanoveri i Altin Lalës ndodhet në vendin e 315-të, me 66 pikë. Apoel i Altin Haxhit ndodhet në vendin e 337-të, me 63 pikë.
Lajme të tjera
-
Florim Zeqa: Noli Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024” (18.06.2024, 07:00 PM)
-
Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni (15.06.2024, 06:55 PM)
-
Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime (28.08.2023, 07:53 PM)
-
Gëzim LLojdia: Në Finlandë me këpucë të grisura (15.09.2017, 08:01 PM)
-
Gëzim Llojdia: Kur rrëzuam 'Partizanin' e Beogradit (31.08.2017, 08:02 PM)
-
Bajram Çeliku: 40 vjetori i themelimit të KF Bashkimi (24.07.2016, 03:35 PM)
-
Liman Zogaj: Monaliza në shtigjet e dritës (24.07.2016, 02:01 PM)
-
Histori: Goli i parë, pikët e para, fitorja e parë (19.06.2016, 10:11 PM)
-
Historike! Shqipëria në EURO 2016 (11.10.2015, 09:37 PM)
-
Humbet kombetarja e futbollit, por fiton Shqiperia (08.10.2015, 10:05 PM)









