Skënderbeu Kampion i Shqipërisë!
Për të dytin vit radhazi, Skënderbeu i Korçës shpallet Kampion i Shqipërisë (titulli i tretë në histori). Skuadra korçare fitoi në javën e fundit në derbin përballë Pogradecit me rezultatin 3-1 duke grumbulluar 57 pikë në 26 javë, një më shumë se sa Teuta e vendit të dytë.
Golat për kampionët u shënuan nga Xhafaj në minutën e 5-të dhe të 48-të nga Xhafaj, ndërsa pak sekonda nga përfundimi i pjesës së parë Shkëmbi realizoi nga pika e bardhë e penalltive. Barazimi për pogradecarët u vendos përkohësisht falë golit të Eminhazirit në minutën e 39-të. Kjo humbje rrëzon automatikisht liqenorët në Kategorinë e Parë.
Teuta e Durrësit luajti në Krujë përballë Kastriotit vendas dhe fitoi 2-1. Dy golat për nënkampionët u shënuan nga Hyshmeri dhe Mancaku përkatësisht në minutën e 17 dhe ‘48, ndërsa për krutanët shënoi Ctekovic në minutën e 39.
Por fitorja e durrsakëve u zhvlerësua nga rezultati i Pogradeci-Skënderbeu. Gjithsesi Teuta, me 56 pikë, shpallet nënkampione e Shqipërisë.
Në ndeshjet e tjera, Tirana mundi Kamzën minimalisht 1-0, një ndeshje sa për statistikë për bardheblutë, ndërsa Kamza do të luajë në Play Out. Shkumbini mori pikën e nevojshme për të shmangur Play Out-in. Në Shkodër përballë Vllaznisë, peqinasit barazuan 4-4. Me shumë gola ishte edhe ndeshja Apollonia-Tomorri. 6-5 u mbyll takimi mes dy skuadrave që do të luajnë në Play Out për të përcaktuar nëse do të qendrojnë në Superligë sezonin e ardhshëm, apo do të bien një kategori më poshtë. Në Vlorë, Flamurtari-Laçi u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në Ballsh, Bylisi vendas mundi Dinamon e rrëzuar në Kategorinë e Parë me rezultatin 3-1.
Dinamo dhe Pogradeci janë dy skuadrat që sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Tomorri, Kamza dhe Apollonia do të diskutojnë në Play Out nëse sezonin e ardhshëm do të luajnë në Superligë apo një kategori më poshtë.
Kategoria e Parë, Luftëtari Kampion, Kukësi në Superligë
Luftëtari shpallet Kampion i Kategorisë së Parë dhe siguron ngjitjen në Superligë. Gjirokastritët fituan në ndeshjen e fundit në shtëpinë e tyre përballë Mamurrasit me rezultatin tenistik, 6-3 duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me plot 72 pikë.
Surpriza e këtij sezoni mbetet skuadra e Kukësit që edhe pse barazoi pa gola në supersfidën ndaj Lushnjes, siguroi ngjitjen direkte në Superligë, duke grumbulluar 67 pikë, 3 më shumë se sa Lushnja e vendit të tretë që së bashku me Besën e Kavajës dhe Besëlidhjen e Lezhës do të luajnë në Play Off.
Ndërkohë, në fundin e tabelës, Vlora dhe Skrapari janë dy skuadrat që bien një kategori më poshtë, ndërsa Himara dhe Gramozi i Ersekës luajnë Play Out.
Sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë, rezervon derbin historik kryeqytetas mes Dinamos (e rënë nga Superliga) dhe Partizanit që ngjitet nga Kategoria e Dytë në të Parën.
Lajme të tjera
-
Florim Zeqa: Noli Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024” (18.06.2024, 06:00 PM)
-
Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni (15.06.2024, 05:55 PM)
-
Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime (28.08.2023, 06:53 PM)
-
Gëzim LLojdia: Në Finlandë me këpucë të grisura (15.09.2017, 07:01 PM)
-
Gëzim Llojdia: Kur rrëzuam 'Partizanin' e Beogradit (31.08.2017, 07:02 PM)
-
Bajram Çeliku: 40 vjetori i themelimit të KF Bashkimi (24.07.2016, 02:35 PM)
-
Liman Zogaj: Monaliza në shtigjet e dritës (24.07.2016, 01:01 PM)
-
Histori: Goli i parë, pikët e para, fitorja e parë (19.06.2016, 09:11 PM)
-
Historike! Shqipëria në EURO 2016 (11.10.2015, 08:37 PM)
-
Humbet kombetarja e futbollit, por fiton Shqiperia (08.10.2015, 09:05 PM)









