Shqipëria e pamposhtur, barazim 0-0 në Kopenhagen
Kualifikueset e Euro 2016,
Shqipëria e pamposhtur, barazim 0-0 në Kopenhagen
Kualifikueset e Euro 2016, Shqipëria e pamposhtur, barazim 0-0 në Kopenhagen Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi pa gola në Kopenhagen ndaj Danimarkës, një rezultat ky që i siguron zyrtarisht kuqezinjve vendin e tretë në klasifikim dhe i vendos ata mes skuadrave që pretendojnë të kualifikohen direkt në Euro 2016.
Ndeshja nisi e kujdesshme për të dyja ekipet, ku Danimarka kërkonte më shumtë të shkonte drejt portës sonë, por rastet ishin me pikatore. Kombëtarja jonë mbrohej mirë, por mungonin daljet e shpejta nga krahët për të rrezikuar kundërshtarin.
Me rifillimin e lojës, vendasit u bënë më agresivë, duke mbajtur kuqezinjtë të “ngujuar” për shumë minuta në gjysmëfushën e tonë. Agresiviteti i tyre solli dhe disa gabime të mbrojtësve tanë, por portieri Berisha u tregua i vëmendshëm duke mos i dhënë asnjë mundësi lojtarëve dhe tifozëve danezë t’i gëzoheshin golit.
Momenti më i mirë i tanëve ishte në fundin e ndeshjes, kur Roshi kishte mundësinë më të mirë të mbyllte me fitore këtë takim. Pas një inkursioni nga krahu i djathë, ai u gjend i vetëm me portierin Schmeichel, por ky i fundit neutralizoi gjuajtjen e lojtarit tonë.
Tashmë
jemi në vendin e dytë me 11 pikë, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt Euro
2016, ku kualifikimi direkt tashmë është një mundësi reale për kuqezinjtë.
Ndërsa vendi i tretë, i cili të çon në fazën e “Play off”-it është siguruar
edhe pse
Deri tani në këto eliminatore paraqitja e Shqipërisë mund të cilësohet si e jashtëzakonshme, pasi kemi luajtur 5 ndeshje dhe nuk jemi mundur asnjëherë, madje kemi pësuar vetëm dy gola edhe pse kemi luajtur me ekipe si Portugalia e Danimarka.
Më 7 shtator, ditën e hënë, Kombëtarja kuqezi do të luajë në “Elbasan Arena”, ndaj Portugalisë.
Formacioni
i Shqipërisë: Berisha; Gjimshiti, Ajeti,
Formacioni i Danimarkës: Schmeichel; Jacobsen, Kjaer, Agger, Durmishi; Hojbjerg, Kvist (Jakob Poulsen ’46); Sisto (Yussuf Poulsen ’46), Krohn-Dehli, Jorgensen; Bendtner.
Lajme të tjera
-
Florim Zeqa: Noli Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024” (18.06.2024, 07:00 PM)
-
Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni (15.06.2024, 06:55 PM)
-
Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime (28.08.2023, 07:53 PM)
-
Gëzim LLojdia: Në Finlandë me këpucë të grisura (15.09.2017, 08:01 PM)
-
Gëzim Llojdia: Kur rrëzuam 'Partizanin' e Beogradit (31.08.2017, 08:02 PM)
-
Bajram Çeliku: 40 vjetori i themelimit të KF Bashkimi (24.07.2016, 03:35 PM)
-
Liman Zogaj: Monaliza në shtigjet e dritës (24.07.2016, 02:01 PM)
-
Histori: Goli i parë, pikët e para, fitorja e parë (19.06.2016, 10:11 PM)
-
Historike! Shqipëria në EURO 2016 (11.10.2015, 09:37 PM)
-
Humbet kombetarja e futbollit, por fiton Shqiperia (08.10.2015, 10:05 PM)









