Petrit Dibrani: Të Bashkuar për Shqiptarinë

Jemi
ne me “Vulë në Ballë”, që të gjithë bashkë jemi Shqiptarë.
“Me
kishat dhe xhamitë, me besime fetare të ndryshme personale, jemi Një, të
bashkuar, dhe s’do të mundet KURRË askush që të na ndajë.”
(Të
bashkuar nga Shqipëria në Dardaninë Lindore dhe Veriperëndimore, te Tregu i Ri,
në Duklesë të Malësisë e Çamëri dhe Iliridë, jemi ne, me ndjenjë në shpirt, të
bashkuar për SHQIPTARINË!)
Kombi
ynë është zjarri i dashurisë për atdheun, që na vlon në gjakun tonë të lidhur
me fise!
Gjuha
jonë Shqipe, që kuptohet vetëm me “Mitologjinë tonë Historike”, është
Identiteti ynë kudo që jetojmë.
Atdheu
ynë i përbashkët është kurdo e kudo që jemi; është brenda nesh, ose në asnjë
vend, ngase nga dashuria për shtëpinë ku kanë lindur të parët tanë, buron edhe
dashuria për atdheun.
Simbolet
janë të trashëguara nga paraardhësit tanë, që i mbajmë në djep nga lindja e
deri në vdekje, kur mbulohemi, edhe pranë në çdo varr.
Tradita
dhe Kultura janë shtylla kurrizore e dinjitetit dhe identitetit, si dhe
udhërrëfyese që i lidh brezat përmes vlerave të trashëguara, duke e ruajtur dhe
mbajtur gjallë shpirtin e Kombit tonë.
Dhe
kur të gjitha këto “fakte kombëtare” të Historisë sonë të lavdishme, me shumë
gjak, lot e sakrificë, ruhen, mbrohen dhe kultivohen që t’u trashëgohen
pasardhësve tanë, ato tregojnë shkallën e Kombësisë Shqiptare, të Shqipërimit
dhe të Shqiptarësisë së qëndrueshme e stabile.
JU
DUA TË BASHKUAR, SHQIPTARË TË BEKUAR!



