Përparim Hysi: Naun Kule – ‘Zgjero’ mbiemrin!
NAUN KULE,"zgjero" mbiemrin!
LIbri "EFEKTI MYZEQE" (ese)
Nga Përparim Hysi
Siç e shihni,titulli i kësaj eseje,është si
një thirrje,sa miqësore,dhe po aq e qëllimshme. Erdhi si rezultat i leximit të
librit"EFEKTI MYZEQE" të porsabotuar nga NAUN KULE. Popullli thotë:
"Njeriu plaket duke nxënë" dhe,brenda kësaj thënieje e gjej veten unë. Fllimisht, i propozova:
shtoi "LIBOFSHA",pastaj "ARDENICA",po rri rehat ai:brrof ia
mban dhe përfshin krejt MYZEQENË.
Tani,me pak shpoti,si nën efektin e "drogës" që më serviri
ai:"me inat më foli,me inat iu përgjigja". Ai shkruan
nën"EFEKTIN MYZEQE" dhe unë e ndjek,dhe rrok përmjet shkrimeve,mallin
që ka ai përmjet gjithë shkrimeve në këtë libër. LIbri është goxha i madh (gati
si libër tavoline) dhe nëpër faqet e tij derdhet ky mall me "doza" të
rënda:herë të NAUNIt si gazetar; herë si polemist që debutuesin rival.e gozhdon
me shpatulla në mur, mbështetur në fakte e dëshmi historike. Polemisti NAUN
KULE nuk fyen me fjalë të rënda,po nga ajo natyra myzeqare që ka në
gen,shpërthen deri në sarkazëm,sa të kujtohet ajo thënia paksa profetike:-Ruhu
nga zemërimi i njeriut të duruar! Tek ndeshet me Patriarkun JANULLATUS,vetëm me
batutën:-ZOTI ka folur dhe flet dhe shqip,-ia vë kufirin tek thana dhe as nuk
pyet nga shantazhet a presionet. Nuk
sosen polemikat e tij.Me një devizë të përgjithshme,në doni të mos
bëni"luftë" me NAUAN KULEN,mos shtrembëroni historinë; mos
shtrewmbëroni faktet dhe,tek përgjigjtet,flakë për flakë,rreshton dëshmi;
rreshton autorë dhe nuk lëshon pe për asnjë lloj kompromisi,ku cënohen
të vërteta historike ose cënohen,pa të drejtë,ngjarje të cilat ai e njeh më së
miri.
Mos kujtoni se këto ligjërata të tij,për
figura me rëndësi historike,që nga SKËNDERBEU,ISMAIL QEMALI, ISA BOLETINI, të
NAUN GRIGOR PRIFTIT,janë me apriori. Jo. Përkundrazi:mbështetet mbi dëshmi
autentike,të përftuara prej tij prej studimit shkencor e
cilësor. Tek i hasë këto"polemika" kaq të nxehta,NAUN KULE më
duket se ka dy atribute: së pari është i guximshëm dhe,kur thotë CLARE BOOTHE
LUCE:"Guximi është shkalla në të cilën ngrihen gjithë virtytytet e
tjera", dhe,së dyti, ai ka atributin tjetër:mbron të drejtën. Se,kur thotë, WILIAM SENON."E drejta
është e drejtë edhe nëse të gjithë të tjerët janë kundër; dhe e gabuara është e
gabuar dhe,nëse të tjerët janë pro."
E dini pse ndodh kështu me këtë polemist kaq t veçantë? Kjo ndodh se
NAUN KULE ka një forcë të madhe
karakteri. ITALIANI, SILVO PELIKO thotë: " Pa forcën e karakterit,nuk
zotërohet asnjë virtyt".
*
NAUN
KULEN e njoh prej një periudhë mjaft të
gjatë. Jemi të dy nga MYZEQEJA,kolegë të vjetër dhe në fushën e shkrimveve.NAUNI ka gati 60-vjet që
shkruan. Nuk pushon si një gurmulliri dhe në këto 60-vjet,ka shkruar tregime,
novela,romane dhe ese. Shpesh herë në veprat e tij artistike,lexuesi gjen
relaksim shpirtëror. Në ato libra me
karakter historik,ai,si të thuash,heq cergën nga mjegulla e kohës. Ai e di mirë
se prova në je shkrmimtar a jo,qendron tek vepra. Në libra të tilla,NAUN KULE,
ka bërë një detyrë të lartë qytetare. Duke i njohur këto vlera të tij,mund të
them me plot gojën atë që ka thënë DOKOTORESHA e SHKENCAVE FILOLOGJIKE nga
ESTONIA ,ZARA MIRIC (1927-1990) që ka thënë:" Ja cila është njëra nga
detyrat themelore të çdo njeriu të kulturuar: të mos lejojë të zhduket një
pjesë e historisë,dëshmitar i së cilës është dhe ai". Dhe nëse ka një "avokat" që lufton
me penë e me vepra,për të ruajtur këto vlera,për gjithë MYZEQENË, ky është NAUN KULE.
Se
sa vlera ka NAUN KULE si krjues në "Fushën e letrrave" të letërsisë
SHQIPE",futu në libër dhe qendro nën okleion: "Letër këmbim me
miqtë".Lista jo vetëm është e gjatë,por ka dhe një"peshë specifike të
rëndë". Emra të tillë që nderojnë KOMBIN,si: KRSTAQ DHAMO;ARTIST i
POPULLIT dhe NDERI I MYZEEQESË dhe NDERI i KOMBIT; Akademik MOIKOM ZEQO ; PROFESOR NASHO JORGAQI;POETI AGIM SHEHU;
Poeti MUSA VYSHKA; Mësuesi i Popullit KRISTAQ SHTËMBARI dhe mos vazhdoj me listë të gjatë krijuesish.
Shëndetërisht,nuk
jam mirë dhe tek po i bie fare shkurt kësaj eseje,në vetevete bëj një pyetje:-
Po unë pse e dua NAUN KULEN? Kësaj pyetjeje që nuk është fare hipotetitikke,i
përgjigjem:-E dua se, nëse KAFKA e la me shkrim që"... nuk ia fal vetes që
nuk vura një maskë mbi fytyrë", ky,NAUN KULE,jo vetëm nuk vuri maskë, po
punoi,luftoi dhe shkruan dhe ka vetëm një fytyrë; atë të MYZEQARIT krenar që
është një dru që nuk e ha mola. Nuk fsheh asgjë nga e kaluara,pohon me plotë
gojën dhe me ndërgjegje të pastër,sa të shehë drejtpërdrejt në sy, Kjo ia rrit
vlerat më shumë. Duke e ditur që"guri i mullirtit" të tij ende
bluan,i uroj vetëm suksese. Çdo vepër e
tij është si copë nga shpirti dhe meriton ta mbyll këtë ese me fjalët e
VIRGJILIT:" Të ngresh lart emrin tënd me vepra, është arritja e
virtytit". Suksese !
Tiranë,29
prill 2026










