Përparim Hysi: Krejt, rastësisht...

2h më parë

Krejt,  rastësisht...

(tregim)

Nga Përparim Hysi

Malo Koçiu është miku im.  Ka një dyqan ku tregëton vegla për mekanikë,hidrualikë apo elektrik dhe,kur ka një zëvendësues aty,në dyqan, vjen e shkëmbjemë ndonjë kafe. Ai e di klubin ku pi unë dhe sot,pas kaq kohësh,u takuam.

U takuam dhe unë e sulmova me një "batutë" që,sado nuk është imja, e zbraza:- E mik, çfarë trimnie ke ba sot? *

Ai,duke qeshur, u mundua t'i bëjë bisht pyetjes sime,por nuk ndahem lehtë unë.

Lëre,- më tha,- po ndodhi fare rastësisht. Rastësisht,-përsërita unë,-por kot nuk thonë që rasti është mbreti i botës.

E lashë sa gjerbi gllënjkën e parë dhe...

*

Qe aty nga ora 10.00  e mëngjesit,nja dy ditë pas PASHKËVE ORTODOKSE. Tek dyqani u rrëfye KATJA. U rrëfye KATJA,-ndëryhyra unë,- sikur unë e njoh. Dale,-më tha. A e do"trimninë"? Mos më ndërpri! KATJA ka qenë komshia ime,u martua dhe kishte vite në emigrim.  Ka qenë vajzë e bukur, pothuaj e një moshe  me mua dhe unë,ngaqë jam përmetar, sa e shihja,ia thosha asaj këngës:" Rrumbullakja si karpuzi/ matan lumit-o...,por ia ndryshoja pak si "matan Lanës-o".  Ajo nuk qe matan  Lanës,po një 500 - metro nga pallati ku jetoja unë. Qe e kolme sikur harlisej nga shëndeti dhe buçiste kur të kalonte  rrugës.  Kur e shihja kështu, doja t'i thosha:- KATE, e ke lexuar atë tregimin e NAUM PRIFTIT për atë KATEN që shkonte tek pasqyra dhe i thosh vetes:- Sa e bukur je,moj KATE!!! Doja  t'i thosha,por ndruhesha dhe shkoi e vajti. Shtëpinë,kur u martua, e ka larg nga dyqani im,nja dy pallate më tej. Qemë rritur e kishim krijuar familjet tona dhe,sado rrallë,edhe shkëmbenim ndonjë "batutë" nga ato me shpoti,si: "shihemi e me gojë nuk flasim, si durojmë që nuk pëllcasim".  Rini hesapi (dukesh se na haheshin hudhrat,por kishim frikë se na mbante erë goja). Ja,kjo është KATJA, në"vija të trasha",kur thuaj ti.

-Pse kaq është"trimnia"?

-Nuk kam parë njeri më të ngucur e të paduruar si  ti. Se çka qenë një shenjt që ka thënë:"Nxitimi është i djallit". Emri i shenjtit nuk më kujtohet,por "djalli" je ti,- tha duke qeshur.

*

Erdhi KATJA,u përqafuam si miq të vjetër dhe,pasi më tregoi që kish ardhur për PASHKË dhe do ikte pas dy ditësh,më tha:- Më ka gjetur një hall.  Nuk di ku humba çelësin dhe çelësin rezervë e kam brenda në shtëpi. Mirë që kam lënë dritaren hapur dhe dua të më ndihmosh që të hyjë nga dritarja.

-Mos u shqetëso,-  i thashë

Mora shkallët portative dhe së bashku me KATEN mbrritëm tek pallati. Hipi tek shkallët dhe unë sy e veshë,se për një çast mund të binte dhe,për siguri,me të dy duarët mbi prapanicën e saj,e ndihmova të hynte brenda. Hyri,po KATJA duket qe ajo e "harlisura e dikurshme", se,kur doli në dritare dhe,ndërsa prisja falnderimin, më tha:- Hë,si e ndjeve veten me duarët tek bythët e mia?  Ndjeve ndopak rehat?

- Aq mirë,sa më mirë prishet,-iu përgjigja flakë për flakë.

- Por ti aty i ke pasur,por nuk ke patur sy t'i  shikoje !!!  Janë ca gjëra që duan guxim,-tha duke qeshur.

Aha, tani nuk mbante më ujë pilafi. Provokimi qe i hapur dhe nuk kisha çfarë prisja më. Se unë,vërtet i kam kaluar 50-vjetët,por"bukën akoma nuk e ha thatë".

Ngjita shkallët dhe sa,kërceva brenda,zgjata duarët e tërhoqa shkallët se më dukeshin sikur "flisnin".

*

Nisëm të qeshnim të dy.

-Hë,-më tha,- përse u mundove?

- Të paguaj " doganën" e vjetër.

-Mos je kujtuar vonë?

-Ende nuk mbaj borxhe mbi kurriz.

Zgjata dorën drejt saj dhe ajo më drejtoi nga dhoma tjetër. Mbi krevat e shtriva dhe,ndërsa putheshim, filluam ta zhveshim njëri tjetrin.

- Kollopan,- tha ajo,- se ashtu do ta shijojmë më shumë.

Tani  u bëmë banorë të një planeti tjetër. U dehëm të dy prej kënaësisë dhe ajo më tha:

- Ti je i çmëndur!

-Më çmënde ti dhe,ndërsa mendoja se po mbaronte,kjo "betejë",vura re buzët e saj  të tendusora që kërkonin me etë buzët e mia.Një aromë e mirë prej shampoje më fryjti flegrat e hundës dhe përsëri...

Ja,kjo qe "trminia" për të cilën kishe aq merak dhe ndodhi krejt, rastësisht.

* I ndjeri miku im,POETI MUSA VYSHKA,kur më takonte,më thoshte:-Hë,çfarë trimnie ke ba sot?  E kam"vjedhur" nga Ai dhe,sa herë e përdor me miq të afërt,sikur e kam pranë.E kujtoj me mall.

Tiranë,22  prill 2026