Ndue Ukaj: Kosova përballë kundëreuropianizimit dhe skenarit të "Kandaharit"

2h më parë

Ndue Ukaj:

Skenari i BIA-s serbe, për kthimin e Kosovës në “Kandahar” është realizaur përpara syve tanë, përditë, por, dikujt i ka pëlqyer të shurdhohet e dikush ka thënë se kambanat nuk bien për ne, shumë i kanë shërbyer me zell.

Vërtet, ky skenar është realizuar në teatrin e jetës sonë, herë përmes politikës e herë përmes institucioneve të tjera. Ama është parë siç shihet qielli në këto ditë të kthjellëta gushti.

Prandaj, sot, Kosova duket një mishmash tradhëtish, ku asgjë nuk është nornale, ku nuk njeh qeni të zotin e ku gëlon injoranca politike.

Procesi i europianizimit është kthyer krengul e në vend të tij lulëzojnë idetë joeuropiane, që në thelb janë antishqiptare.

Ishte një kohë, jo shumë e largët, kur bëhej përpjekje maksimale për ta relativizuar pushtimin otoman. E kujtoj se me çfarë pasioni u përqafue kjo kërkesë turke prej një pjesë të shoqërisë sonë, prej politikës e disa mendjeve të mykta që përqurreshin duke sharë e fyer Gjergj Kastriotin. Ky ishte një proces i pastër shkombëtarizues, pjesë e shpërlarjës së trurit.

Kosova sot është një gjendje kritike - nuk është punë krize- është në gjendje që kalon kufijtë e një krize.

Kosova sot realizon në përpikëri skenain e kandaharizmit, me vetëdije apo pa të, pak ka rëndësi. Ajo realizon kundër europianizimin, të cilin Kadare me të drejtë e quante kundër shqiptari.