Ndahet nga jeta ish tekniku kuqezi, Mehdin Zhega
Pas një viti
në koma, ndahet nga jeta në moshën 66- vjeçare, ish-futbollisti dhe ish-trajneri
i Kombëtares Shqiptare, Mehdin Zhega. Ish tekniku kuqezi ndodhej prej kohësh në
gjendje kritike për jetën, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale, gjatë
kohës që gjendej në Kanada, tek të afërm të tij.
Ish-futbollisti
i njohur i Vllaznisë, Dinamos dhe ekipit kombëtarë ka pësuar një aksident të rëndë
në kohën që ndodhej në Kanada. Pas ekzaminimeve mjekete kanë konfirmuar një dëmtim
të rëndë të shtyllës kurrizore dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua shumë.
Zhega po
kurohej prej disa kohësh në Qendrën
Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, ku mjekët kanë ndjekur me
intensitet situatën. Pak kohë më parë ka qenë kreu i shtetit, Bamir Topi i cili
ishte interesuar personalisht nga afër për gjendjen dhe shëndetin e ish-futbollistit
dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare, ndërsa dhe Federata Shqiptare e
Futbollit kishte ofruar ndihmën e saj.
Medin
Zhega ka luajtur futboll në vitet 1970. Ai u lind në Shkodër, më 31 janar 1946,
dhe ishte baba i dy fëmijëve. Fillimisht ai është aktivizuar me ekipin e
Vllaznisë së Shkodrës, me pas tek Dinamo e Tiranës, duke e përfunduar karrierën
sërish me Vllazninë e Shkodrës.
Gjatë karrierës
së tij ai ka fituar disa kampionate të ndryshme në Shqipëri. Mehdin Zhega është
një nga lojtarët më të famshëm të futbollit shqiptar dhe një prej trajnerëve më
të njohur. Zhega ka drejtuar kombëtaren shqiptare në periudhën 1999- 2001. Ai është
nderuar me titullin “Mjeshtër i Punës” nga Presidenti i Republikës.
Lajme të tjera
-
Florim Zeqa: Noli Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024” (18.06.2024, 07:00 PM)
-
Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni (15.06.2024, 06:55 PM)
-
Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime (28.08.2023, 07:53 PM)
-
Gëzim LLojdia: Në Finlandë me këpucë të grisura (15.09.2017, 08:01 PM)
-
Gëzim Llojdia: Kur rrëzuam 'Partizanin' e Beogradit (31.08.2017, 08:02 PM)
-
Bajram Çeliku: 40 vjetori i themelimit të KF Bashkimi (24.07.2016, 03:35 PM)
-
Liman Zogaj: Monaliza në shtigjet e dritës (24.07.2016, 02:01 PM)
-
Histori: Goli i parë, pikët e para, fitorja e parë (19.06.2016, 10:11 PM)
-
Historike! Shqipëria në EURO 2016 (11.10.2015, 09:37 PM)
-
Humbet kombetarja e futbollit, por fiton Shqiperia (08.10.2015, 10:05 PM)









