Milazim Zeqiraj: Rugovizmi nuk mund të mbetet vetëm kujtim për Rugovën
Rugovizmi nuk mund të mbetet vetëm kujtim për Rugovën
Pytja: Cila është kauza e madhe e LDK-së në
vitin 2026?

Trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës mbetet kapitali historik
më i rëndësishëm i LDK-së. Megjithatë, një parti nuk mund ta ndërtojë të
ardhmen vetëm duke kujtuar të kaluarën.
Nuk mjafton të flitet për Rugovën. Duhet kuptuar dhe
zbatuar metoda e tij politike: përcaktimi i një objektivi të qartë, krijimi i
konsensusit shoqëror, shmangia e përçarjeve të panevojshme dhe ndërtimi i
partneriteteve në interes të vendit.
LDK-ja sot duhet të dëshmojë se është e gatshme të
bashkëpunojë me partitë e tjera, pa e humbur identitetin dhe parimet e saj.
Njëkohësisht, duhet ta tregojë qartë përkushtimin ndaj vendit, dhe
partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimorë.
Mbi të gjitha, LDK-ja duhet të paraqitet si mbrojtëse e
palëkundur e Kushtetutës dhe e ligjeve që burojnë prej saj. Ajo nuk duhet të
bëhet palë me ata që e shkelin Kushtetutën. Vetëm kështu mund ta bindë
elektoratin se partia dhe kryetari i saj përfaqësojnë stabilitet, përgjegjësi
dhe rend demokratik.
Prandaj, rugovizmi modern nuk duhet të jetë nostalgji,
por qëndrueshmëri në mbrojtjen e Republikës.
Partia duhet të jetë model i
politikëbërjes në Kosovën e sotme. Kjo arrihet duke e mbrojtur Kushtetutën, jo
duke e shkelur atë.
Pse rritja e LDK-së nuk po shndërrohet në fitore?
Në zgjedhjet e shkurtit 2025, LDK-ja arriti të rikthente
një pjesë të elektoratit të saj. Kjo është një arritje që nuk duhet minimizuar
dhe dëshmon se partia ka potencial për t'u rritur.
Megjithatë, ekziston një dallim i madh ndërmjet rikthimit
të votuesve të humbur dhe krijimit të një shumice të re politike.
Për të fituar, LDK-ja duhet të depërtojë përtej
elektoratit të saj tradicional. Ajo duhet t'i bindë të rinjtë, profesionistët,
qytetarët që nuk votojnë dhe mbi të gjitha, votuesit që aktualisht mbështesin
parti të tjera.
Kjo nuk arrihet vetëm me ndryshime organizative apo me
votëbesim ndaj kryetarit. Nevojitet një reformë e thellë, e cila duhet të nisë
nga aktivi dhe të përfshijë çdo nivel të partisë. Qëllimi duhet të jetë fitimi
i besimit të votuesve të rinj dhe i atyre që votojnë për herë të parë.
Qytetari duhet ta kuptojë menjëherë se çfarë do të
ndryshojë konkretisht në jetën e tij dhe në funksionimin e shtetit nëse LDK-ja
e qeveris Kosovën.
Çfar sollën bisedimet e LDK me LVV për Prsident pas
skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit ?
Udhëheqja aktuale e ka konsumuar në masë të
konsiderueshme kredibilitetin e saj. Mungesa e qëndrueshmërisë në qëndrime,
përfshirë mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të fundit me LVV-në, ka krijuar
paqartësi politike dhe institucionale.
LDK-ja, si parti e tretë dhe me fuqinë e nevojshme
parlamentare që ka me 18 deputet rrezikon të marrë përsipër përgjegjësi që nuk
i takojnë për krijimin e institucioneve. Në të njëjtën kohë, krijohet
përshtypja se keto bisedime LVV dhe LDK për Prsident pas afatit kushtetus për
konstituimin e Kuvendit disi po japin përshtypje se LVV po çlirohet nga
përgjegjësia e saj politike, kurse lideri i LDK arriti ta ngarkon me
përgjegjësi deputet e vet.
Kjo qasje e gabuar ka dëmtuar bësimin brenda anëtarësisë
dhe elektoratit të LDK-së. Një pjesë e tyre ndihen të zhgënjyer nga një
lidership që përceptohen se ka rënë pre e taktikave politike të LVV-së,
ndërkohë që këto bisedime të fundit vlersohen si veprime në kundërshtim me
Kushtetutën e Kosovës.
Këtu lind pyetja:
A kishin keto bisedime për qëllim
zgjidhjen e ngërçit institucional, apo zhvendosjen e fajit të disa deputetë të
LDK-së që kërkonin respektimin e Kushtetutës?
Dhe, mbi të gjitha, pse duhet të mbahet përgjegjëse
LDK-ja për moskrijimin e institucioneve, kur LVV nuk e konstituoi Kuvendin më 7
gusht 2026 pasi i kishte numërat.
Pytja pse LDK të fajsohet se po dërgon
vendin në zgjedhje kur dihet se në kuvend ka edhe 114 deputet tjerë.
Kauzat e reja të LDK-së
Kosova sot përballet me probleme të ndryshme nga ato të
viteve '90.
Megjithatë, nevoja për një orientim të
qartë politik mbetet po aq e rëndësishme. Pikërisht këtu duhet të ndërtohet
kauza kryesore e LDK-së.
Udhëheqja e partisë duhet të marrë përgjegjësi për
zvogëlimin e polarizimit brenda saj, përmes bisedimeve dhe debateve.
LDK-ja nuk mund të kërkojë votën
e qytetarëve nëse vetë përceptohet si e përçarë.
Kauzat e partisë
Kauza kryesore e LDK-së duhet të jetë
mbrojtja e Republikës përmes respektimit të Kushtetutës dhe zgjidhjes së
ngërçeve politike vetëm brenda kornizës kushtetuese.
Lidershipi duhet të mbajë qëndrim të qartë dhe parimor në
çdo proces bisedimesh dhe të konsultohet me deputet që janë të zgjedhur.
Lideri nuk duhet t'i paraqesë deputetët
para aktit të kryar dhe ti ngarkon si përgjegjës për dërgimin e vendit në
zgjedhje vetëm sepse ata kundërshtojnë veprimet që i konsiderojnë
jokushtetuese. Përgjegjësia për mos krijimin e institucioneve nuk mund t'u ngarkohet
gjashtë deputetëve të një
partie.
A ndodhet LDK-ja në udhëkryq për shkak të lidershipit?
Reforma pas vitit 2021 tregoi se rikthimi është i
mundshëm. Por faza e ardhshme është shumë më e vështirë: kalimi nga rikuperimi
të fitorja.
Kjo kërkon lidership të besueshëm, përgjegjësi, hapje të
partisë dhe, mbi të gjitha, një projekt politik që shkon përtej strukturave dhe
elektoratit tradicional të LDK-së.
Pas çdo procesi zgjedhor, udhëheqja e LDK-së krijon
pritje, por shpesh e zhgënjen elektoratin me vendime dhe qëndrime të paqarta.
Ky cikël duhet të marrë fund.
Historia e LDK-së është kapital i jashtëzakonshëm në
historinë politike të Kosovës, por historia nuk i fiton automatikisht zgjedhjet.
LDK-ja duhet ta ruajë trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, por
njëkohësisht duhet të krijojë kauzat e veta për Kosovën e sotme.
Sot, pyetja vendimtare nuk është se çfarë ishte LDK-ja
dikur.
Pyetja është:
Çfarë dëshiron të bëhet LDK-ja nesër dhe përse duhet ta
besojë qytetari?


