Milazim Zeqiraj: Ne besojmë në fjalë

1h më parë
Milazim Zeqiraj

Ne besojmë në fjalë

Në odën e madhe,
pa dritare,
heshtje,
nga të veshurit
me kostume shteti.

Vetëm karriget
me biografi të gjatë.

Mikrofoni,
në çdo palë zgjedhje,
u mbijeton
fjalëve,
mashtrimeve
dhe fyerjeve.

2.

Askush nga ata,
nuk flet për ne,
që  i numërojmë faturat,
nën dritën e celularit.

Edhe për vendin
s'flet asku
që po tretet ngadalë
si bora në Shar.

3.

Ata nuk erdhën natën,
vet i kemi zhjedhur,

I pamë tek vinin
me kostume moderne,
kravata të shtrenjta,
këpucë të lustruara,
duke ecur
mbi baltën tonë.

Vetura të shtrenjta,
shtëpi e banesa,
dy a tri,
toka në periferi të Prishtinës,
vila në Gjirin e Lalzit.

I pari i vendit,
me 16 euro në konto,
në pa mundësi
të mbajë familjën.


4

Ata na treguan maskën,
ne e quajtëm fytyrë.

Kur i kuptuam,
nuk donim të bësonim.
se jemi dashuruar
pas fjalëve,
jo pas punëve.