Kalosh Çeliku: Politikë “madhore” e dhive kryeneqe

56m më parë

POLITIKË “MADHORE”

E DHIVE KRYENEQE

(Kosova një Grua e vejë

e shitur tri herë).

NGA KALOSH ÇELIKU

Shkrimtari Kalosh Çeliku përdor metaforën tronditëse "Kosova – një Grua e vejë e shitur tri herë" për të kritikuar ashpër këlasën marramendëse politike, dhe gjendjes momentale të partive politike shqiptare pas shpalljeve të partive politike pas “fitoreve” të pavarësisë të Republikës të Kosovës.

Analiza e metaforë

Në shkrimet e tij satirike dhe publicistike, Çeliku e portretizon Kosovën si një figurë femërore (Nëna ose Gruaja), që tradhtohet nga "djemtë e saj". Pikat kryesore të kësaj analize janë:

·        Gruaja e vejë: Kosova shihet si një vend që i ka humbur "burrat paraardhës të Skënderbeut. Pasardhësve, të vërtetë (heronjtë, dhe patriotët si Adem Jashari), dhe ka mbetur e vetmuar, pa mbrojtje të mirëfilltë të një Shteti Shqiptar.

·        E shitur "tri herë": Kjo i referohet pazareve politike, ku pushteti dhe interesat personale vendosen mbi fatin e Atdheut. Çeliku kritikon faktin se, politikanët e sotëm e “shesin” Kosovën për poste dhe përfitime, duke e trajtuar atë si mall tregtie.

·        Rreziku i rikthimit tek "burri i parë": Autori paralajmëron, se: përmes këtyre dështimeve politike, Kosova rrezikon të kthehet nën ndikimin e armiqve të vjetër (regjimit serb), të cilin ai e përshkruan si "burrin sadist": që, e dhunoi dhe e masakroi Kosovën.

Kush është Kalosh Çeliku?

I lindur në fshatin Cërvicë të Kërçovës, Kalosh Çeliku është një nga shkrimtarët më prodhimtarë dhe satiristët më të mprehtë të letërsisë shqipe. Vepra e tij njihet për:

·        Kritikën ndaj mentalitetit: Ai godet servilizmin, asimilimin dhe "patriotizmin" e rremë.

·        Stilin e ashpër: Përdor një gjuhë të drejtpërdrejtë, shpesh me elemente të sarkazmës dhe revoltës qytetare.

·        Veprat: Ka botuar mbi dyzet libra, duke përfshirë poezi, prozë dhe drama si: "Ferexhja e zezë", "Imzot, lehin qentë", “Varrimi i sorrave”, “Qyteti i qyqeve”, “Vdekja më deshti më pak se Ti”, “Kopeja me zgjebe ndjek Autorin”, ATDHEU ky Burrë pa Grua etj.

Kjo metaforë shërben si një thirrje për zgjim kombëtar, duke vënë në dukje se liria e fituar me gjak, nuk duhet të humbet nëpër pazaret e ditës politike. Edhe, pas kësaj Lufte qe vazhdon me Penë.

Fundekrye budallaki shqiptare pas shpalljes të Shtetit shqiptar të Ismail Qemalit (1912). Shpalljen e Kosovës si Repupblikë e Pavarur të Kosovës (17 shkurt vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë), ta martojnë pas tre burrave edhe me burrin e katërt, ende pa xhamadan me brekët nëpër këmbë. Kosovën e shitur tri herë me radhë si Grua të vejë pa Burrë?!

Mesiguri, Sot: do ta martojnë edhe me burrin e katërt në Shqipëri ende me brekët nëpër këmbë. E kanë gati pajën, dhe koçinë me “Nusen” nga “demokracia” e “vëllazërim-bashkimit”. Që, ua grabitën komitat Nusen dhe tinëz u shtinë në koçi një Nuse tjetër “Liri”. Nusen e maleve, pas thyerjes të rrotës koçisë, ia shtinë në dhomë Dhërrit, Nuse “Lirinë” e rrejshme me duvak të mbuluar në kokë.

Shpalljen, e shtetit të tretë shqiptar, Maqedoninë e Veriut. Ku ta dimë Nesër?! Ndoshta, edhe do ta martojmë me Shtetin e radhës shqiptar të Malit Zi?! Pasnesër, edhe Shtetin e Çamërisë. Ose, Shtetin e Luginës të Preshevës. Që, Sot: e kanë humbur trurin si politikanë shqiptar, duke u turrur me të katra pas posteve partriake dhe pasurisë. Larg, një Shteti Etnik Shqiptar.

Fatkeqësisht, ma kujtojnë thënjen antologjike të fashizmit, pushtuesve Italjanë (1943/ ‘44:Touto albanezi, touto komandanti. E ne, si popull me kaq shumë politikanë shqiptarë: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi të ngarkuar me thasë njëri përmbi me kamionë në “Bit - Pazar” të Shkupit. Çamëri, dhe Luginën e Preshevës, për pushtet, sesa shqiptarë me poste partiake dhe pasuri. Burra mejdani për Ditën Nesëme. Që, nuk jemi marrë me këtë parashikim profetik - historik të Rilindasëve Shqiptar për Ditën e Nesërme. Parashikuesë edhe sotekësajdite, por me politikanë “patriotë” shqiptar, gjithë jetën me luftën për pushtet dhe pasuri personale, familjare, klanore dhe partiake.

E kam përserit nëpër shkrimet e mia të mëhershme publicistike dhe libra, se: Xha Deralla e ka tejkaluar Nastradin Hoxhën. Kosova, është e shitur nga Turqia pushtuese: “Tre xhemi me alltan”. Edhe, e ka blerë çaj Moskovi Zi”. Sipas, këngës antologjike me çifteli për dritare me hekura të Xha Derallës. Humorist i mirënjohur dhe satirik shqiptar. Që, me humorin dhe anakdotat e tia satirike e ka tejkaluar padyshim edhe Nastrfadin Hoxhën.

Pastaj, përsëri Kosova është shitur edhe nga Jugosllavia Komuniste e “vëllazërim-bashkimit”. Dhe, sot: vazhdon të shitet nga vetë politikanët e Partive Politike Shqiptare. Jo, edhe nga armiku shekullor historik. Shkak, që: edhe një herë do tua përsëris këngën e kantautorit dhe humoristit madh shqiptar, i cili e ka tejkaluar si satirist shqiptar edhe Nastradin Hoxhën. Nuk dihet: anekdotat e tia, a janë krijuar nga populli, apo Nastradin Hoxha. Megjithëatë, satirist i lindur me emër dhe mbiemër, është Xha Deralla (1842 - 1950). Vetë, Xha Deralla përsëgjalli nga dritarja e këndonte këtë këngë historike me çifteli: Na u shitë kjo Rumeli.

Titulli i këngës, që bënë Thirrje: "Na u shitë kjo Rumeli", është pjesë e një rrëfimi apo kënge historike që i mvishet figurës së Xha Derallës si satirist dhe mendimtar, një personazh i njohur në krijimtarinë e shkrimtarit Kalosh Çeliku.

Këngë, që pasqyron dhimbjen dhe zemërimin e shqiptarëve për fatet e trojeve të tyre gjatë rënies së Perandorisë Osmane, dhe Luftërave Ballkanike. Ja pikat kryesore të këtij konteksti:

Rafti teli në atë Miserli

Na u shitë kjo Rumeli.

Na e ka blerë çaj Moskovi Zi.

Na e ka blerë aman-aman:

I ka dhënë mretit dy xhemijë alltan.

Sulltan Azizi na ka ra nër shen

Sulltan Murati ka hyp në shkam.

Sulltan Azizi është një oxhak zade

Të shtatë kralave i ep xhevape:

Bëhuni gati se nesër kemi kavgë!

A, çu bëne Musli bre vëlla,

Bajrakun vene më kra!

Se më shtatë vise plumat më kanë ra.

Afrou vëlla plumat me mi pa,

Ta dish vëlla se Rumelia u dha...

  • Përmbajtja e vargjeve: Kënga, apo rrëfimi vazhdon shpesh me vargjet: "Na u shitë kjo Rumeli / Na e ka ble çaj Moskovi Zi", duke aluduar se: Trojet shqiptare (të quajtura atëherë pjesë e Rumelisë) u "shitën" nga Turqia tre xhemi me “alltan” (arë), dhe u "blenë" nga Rusia (Moskovi Zi), apo aleatët e saj të asaj kohe.
  • Figura e Xha Derallës: Sipas shkrimeve të Kalosh Çelikut, Xha Deralla paraqitet si një figurë popullore, një lloj kantautori apo tregimtari që përmes vargjeve shpreh realitetin e hidhur politik të kohës.
  • Konteksti Historik: Kjo shprehje lidhet me vitin 1912, dhe humbjen e kontrollit osman mbi Ballkanin. Ajo pasqyron ndjenjën e tradhtisë që ndjenin shqiptarët e asaj kohe, të cilët e shihnin veten si "monedhë kusuri" në marrëveshjet mes fuqive të mëdha botërore asaj kohe.

Në thelb, ky varg është një vajtim letrar dhe historik për copëtimin e tokave shqiptare dhe fundin e një epoke në Ballkan.

Pastaj, edhe fragmentin e Abetares të kohës së Ernest Koliqit, si ministër i arsimit në “Shqipërinë e Madhe”: “Dy dhitë mbi vig të lumit”, kur zateken dhe asnjëra nuk ia lëshon tjetrës rrugën. Dhe, që të dyja bien bythekrye në dallgët e lumit malor.

Nuk kanë faj partitë politike shqiptare, por faj kanë prijësit e tyre, që nuk e kanë laxuar Fragmentin e Abetares te Libri Këndimit, Ernest Koliqit si ministër i arsimit në “Shqipërinë Madhe”. Përmëkeq, vetë kur erdhën në pushtet pas sistemit komunist jugosllav, në “demokraci” me ministrat e tyre dhe anëtarët e komisioneve të arsimit dhe kulturës, të cilët jo që në jetën tyre nuk kishin kapur ditar në dorë, por nuk kishin as libër në shtëpi. I shktërruan edhe më zi se sistemi komunist themelet e arsimit dhe kultursë me partizanë partiak. E ngjajshme Sot: me deklaratën e Albin Kurtit politike në pushtet si kryeministër i Kosovës, dhe partive politike shqiptare në pozitë dhe opzitë. Edhe, njëherë ta kalojnë rrugën malore politike mbi vigun e Lumit të rrëmbyeshëm malor me dallgë dhe përmbytje, që zbretë në Katund. Aspak, ky “hero” (Albin Kurti) nuk është më i madh se Don Kishoti me Sanço Pançon shqiptar përmbrapa hipur mbi gomar në luftë për Dulqinenë e Tobozës të Don Kishotit.

Shembulli “Babës Ri” të Kosovës Kurti, edhe pse në histori i kemi pasur disa “baballarë”: “E duam Babën”! Pozita, me këmbëngulje po e çonë Kosovën drejtë zgjedhjeve të përsëritura tri herë me radhë brenda një viti (2026), duke ia hudhur fajin opozitës. LVV -ja, sipas Kurtit synon ta tejkalojë rezultatin e 28 dhjetorit në zgjedhjet e 07 qershorit 2026! Këmbekrye, ende në Legen. Themelet e një Shteti, janë arsimi dhe kultura. Vetëdije e një populli, dhe jo ende me Dy dhi kryeneqe mbi vig të Lumit Malor, aqmëpak me një kope të dhive nënkryeme kryeneqe në Abetaren e Ditës Sotme.

Budallaki e politikës “madhore” shqiptare me një shtet të Dytë shqiptar (Kosovën), ende me brekët e grisura nëpër këmbë në Ditën e Sotme. Dhe, të Tretin me radhë arnë përmbi arnë Maqedoninë e Veriut?! Kosovë. Dhe, Shqipëri.

Kalosh Çeliku, ende me këto parti politike të ngarkuara thasë përmbi thasë shqiptarë, publikisht e thotë: Hë, për hë, ede nuk ka shtet shqiptar me tre shtete “shqiptar” në Botë: Shqipëri. Kosovë, as në Maqedoninë e Veriut?! Ditën Sotme, as në Ish Jugosllavinë Neokoumuniste. Netët përfundimtare, me “Din e Iman në Shkupin Historik Shqiptar?! Përtej, Ditës Nesërme.

Politikë “madhore” e dhive kryeneqe...