Jahja Drançolli: A duhet ta kërkojmë Trojën buzë lumit Buna, Ulqin?!
A DUHET TA KËRKOJMË TROJËN BUZË LUMIT BUNA, ULQIN?!
Nga Jahja DrançolliNjë
studiues nga Ulqini debaton me një studiues venecian rreth asaj se kush e
zbuloi Trojën në brigjet e lumit Buna. Ary pari kishte rastisur ipeshkvi i
Ulqinit (1480-1485), kosovari i Novabërdës/Artanës, Martin Segoni (Martinus
Segonius Nouamotanus), një doktor i arteve dhe i së drejtës kanonike (në Padova
gjatë vitit akademik 1474/75). I shquar në të gjithë Europën për shkrimet e tij
historike dhe gjeografike ("Traktat mbi Mbrojtjen e Otrantos [...]",
"Mbi Rrugët nga të cilat duhet të sulmohen turqit", "Mbi
Territoret e Dalmacisë nga të cilat barbarët sulmojnë vendet gjermanike",
etj.), dhe duke cituar Homerin, Herodotin, Tukididin, Strabonin, Ptolemeun dhe
të tjerë, Segoni nisi t'i bindte ata se asnjëri prej tyre nuk e kishte zbuluar
Trojën në brigjet e lumit Buna, por se Troja e vërtetë, sipas tij, nuk ishte në
Dardaninë e tij (Kosovë), por në Dardaninë e vëllezërve të tij, në ILIOS-in e
lashtë, në grykëderdhjen e Dardaneleve midis Europës dhe Azisë së Vogël.
Pikërisht këtu fillon historia e dardanëve dhe e Dardanisë, ndërsa trashëgimia
e tyre arkeologjike do të zhvillohet edhe më thellë!











