Izri Rexha: Në Linc të Austrisë u mbajt Ora Letrare dhe u përurua teksti shkollor për diasporën “Gjuha Shqipe 4, Dritë e Diturisë”, i autorit Izri Rexha
Në Linc të Austrisë u mbajt Ora Letrare dhe u përurua teksti shkollorë për Diasporë “Gjuha Shqipe 4, dritë e diturisë” i autorit Izri Rexha

Para një spektakli solid nga intelektualët shqiptarë,
mësuese, prindër dhe nxënës të gjuhës shqipe u përurua libri më i ri i profesorit
Izri Rexha, Gjuha shqipe 4 dritë e diturisë. Me këtë emër ka hyrë ky event në
listën e Javës së Diversitetit të qytetit të Lincit ku prezantojnë të gjitha
komunitetet e qytetit pët nderë të shumëanshmërisë së kulturave që ka Linci. Ishte
nder i madhe për autorin që të ketë në mesin e këtij manifestimi edhe poet si
Gjin Morina, Igballe Sadiku dhe Fitore Bashota Krasniqin të cilët i dhanë frymë
artistike manifestimit. Ata përformuan me poezi në skenë me një përshtypje mbresëlënëse
për publikun. Moderimin e bënë mësueset Donjeta Bryma Gashi dhe Lisa Gashi si
dhe në manifestim ndihmuan aktivistët Latif dhe Valbona Krasniqi kurse në rrjedhën
e këtij eventi u dalluan nxënësit e gjuhës shqipe me recitimet e tyre kumbuese
për fjalën e bukur artistike të cilët u përcollën me duartrokitje frenetike. Ky
event u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Kleinmünchen , Linc.
Autori Izri Rexha u shpreh për këtë manifestim: “Në shoqërin moderne
shumëgjuhësia luan një rol shumë
të rëndësishëm në komunikimin e përditshëm. Të njohësh disa gjuhë është si kalorësi në mesjetë që ka
shumë armë për tu mbrojtur, ka shpatën, shtizën, shigjetën, mburojën, rrobat e
metalta etj. Secila nga ato do ti shpëton jetën, ashtu shumëgjuhësia i hap individit më shumë dritare
që ekzistenca e tij të jetë e sigurtë. Për këtë arsye ne duhet ti kushtojmë një
kujdes të madh gjuhës amtare, e cila ka një ndikim në formimin e personalitetit
dhe identitetit të fëmijës që nga lindja e deri në zhvillimin e tij të
përkryer.
Kur fëmija zotëron gjuhën amëtare ka një intuitë se ai e
zotëron botën për rreth dhe se ai e di për çfarë është lindur, për të qenë
pjesë progresive e natyrës dhe e shoqërisë në të cilën me aktivitetin e tij
duhet ta ndryshon dhe ta bën më të kapshme së pari për vete dhe për të tjerët.
Kur nuk e zotëron ose mëdyshet të mëson gjuhën e nënës ai do të ikë nga
gjithçka që ka të bëj me identitetin e tij, do donë me kënaqësi pushimet ti
kalon diku tjetër e jo në vendlindje, do të rri indiferent nga gjyshi, gjyshja , apo edhe nga të
afërmit, ne themi disi i strukur në botën e fantazuar të tij.
Është e domosdoshme që fëmija të kenë sa më shumë mundësi
për të zhvilluar aftësitë e tyre gjuhësore, jo vetëm me ambientin përreth por
edhe me aktivitetin e tij. Dhe po për këtë arsye librat e gjuhës shqipe luajnë
rolin e tyre vendimtarë që fëmija fare lehtë në formë të lojës dhe argëtimit të
mund të hyj në botën e mësimit dhe të përforcon qëllimin për të mësuar gjuhën
amtare”. Autori më pas foli për librin , përshkroi aspektet didaktike të punës
me këtë tekst shkollorë.
Librat e autorit si dhe të poeteve që i sollën u
vlerësuan nga publiku si mjaftë të dobishëm për të mbajtur gjallë gjuhën dhe
kulturën shqiptare. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi manifestime të tilla
që tregojnë etnitetin, kulturën dhe traditën tonë në qytetin e Linzit.









