Idriz Zeqiraj: Pse nuk mund të jetë Përparim Rama kryetar i LDK-së?
Pse Përparim Rama nuk mund të jetë kryetar i LDK-së?

Janë
dy pengesa bazike që pamundësojnë pranimin e Përparim Ramës në kryesimin e
LDK-së:
1)
Një LDK e djathtë, nuk mund ta pranojë një kryetar të majtë. Një kthim në
hershmëri, trashëgimia e familjes të Ramës është majtiste. Madje në vitet 60-a,
një familjar i tij ishte kryekomunar i Podujevës. Për rastin që citova, nuk kam
asnjë paragjykim, madje kam konsideratë si familje hershëm e shkolluar. Por,
thjeshtë, si dëshmi e brumit të hershëm majtist.
Kryekomunari
i Prishtinës, Përparim Rama, me qasjen politike admiruese majtiste, pa
përfillur Lidershipin e LDK-së, e cila e bëri faktor në skenën politike të
Kosovës, amnistoi dhe rehabilitoi, ekstremin e majtë, sinonim të krimit dhe të
hajnisë zyrtare. Ai ka lënduar mijëra familje të së djathtës të Kosovës, të
goditura nga kriminelë të strehuar në subjektet politike të së majtës
staliniste, të vetëshpallura, kinse, të djathta.
Shpërfillja
sfiduese dhe skajshëm e vrazhdë dhe hiç e fisme, e Përparim Ramës, ndaj
Lidershipit të LDK-së, për koalicionin bashkëqeverisës komunal, ishte unike në
marrëdhëniet drejtues të pushtetit komunal dhe atij partiak qendror. Flirti,
koketimi, bërja njësh me PDK-në, kundërshtare e Lidershipit aktual të LDK-së, në
këtë "krizë" të sajuar qëllimshëm, është domethënës!
Pengimi
i bashkimit dhe profilizimit të së djathtës të Kosovës, të nismuar nga kryetari
Lumir Abdixhiku dhe Dr. Vjosë Osmani, ka për synim vazhdimin e miqësisë me
persekutorët e LDK-së dhe futjen e saj nën tutelën e të majtës PAN-iste.
Rrjedhimisht,
klanorët e Isa Mustafës, pasi e rrënuan, tani duan rekuiemin e LDK-së, duke e
bërë edhe një ndarje të radhës.
2)
Rasti paraprijës i drejtimit të LDK-së të djathtë, nga një parashutist majtist,
Isa Mustafa, të bëmat e tij për degradimin e LDK-së, deri në degjenerim, duke e
rikthyer monizmin partiak, me ndalimin e debatit brenda partiak dhe
zëvendësimin e votimit të fshehtë, me "zgjedhjen aklamative",
fiktive, me ngritje dore, janë përvojë e hidhur dhe kriminale. Andaj,
përjashtojnë mundësinë e përsëritjes të parashutizmit, tërësisht, të dështuar,
madje jashtë kohës dhe hapësirës, për një shoqëri plurale dhe digjitale.
E
njëjta gjë vlen edhe për klanorët fanatikë të Isa Mustafës, sepse heshtja e
krimit penalizohet. Dhe ata e kanë konsumuar këtë nen, klauzolë juridike.
Partizanët e Mustafës ishin skllevër të shekullit 21 digjital. Sepse aprovuan
dhe votuan marrëveshje fatale, deri në tradhti për Kosovën. Kulmuan në të keqen
e mdhe, kur shkelën porosinë-amanet të Presidentit Rugova, të mos ngriten në
pozita të larta kuadro të shantazhuar dhe të penalizuar.
Raradoksalisht,
kundërshtarët e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë edhe kundërshtarë të Vjosë
Osmanit, edhe pse ajo u bë kurban i mbrojtjes të LDK-së dhe të vetë rugovizmit.
Ajo denoncoi dhe protestoi kundër parashutizmit të kryetarit Mustafa, në krye
të LDK-së, nga Hashimi dhe PDK-ja e tij.
Thirrja
e saj kundër "rënies së lirë" të partisë së Rugovës, ishte protestë
rebeluese edhe kundër qyqarllëkut të 355 delegatëve të Këshillit të
Përgjithshëm, përjashto ca gishtat e një dore, të cilët reaguan në mbrojte të
reformatores luftarake, Vjosë Osmanit. Për ta sjellur ndryshimin,
respektivisht, largimin e komandantëve zullumqarë, Vjosë Osmani dhe Donikë
Gërvalla, u koordinuan me LVV. Refuzimi i "komandantëve" u konfirmua
edhe nga populli i Kosovës, me votën masive që vazhdon t`i jepë koalicionit të
LVV, në mënyrë të përsëritur.
Krimi
vrastar politik, hajnia zyrtare, kontrabanda galopante dhe pisllëqe të tjera, e
bënë të domosdoshme ndryshimin e sundimit kriminal, në shoqërinë kosovare.
Ishin Shërbimet Informatike të shteteve mike të Kosovës: SHBA-së, Gjermanisë
dhe Anglisë, të cilat kishin bërë përgjimet e kontrabandës miliardshe të disa
komandantëve të Kosovës, me Listën Serbe.
Gazetari
ndërkombëtar serb, Mirosllav Kërstiç, ka denoncuar dhe akuzuar disa nga
komandantët e Kosovës, se përmes kontrabandës, me banditët serbë të veriut të
Kosovës, pasuruan dhe forcuan Listën Serbe, e cila vazhdon zullumin ndaj
popullit serb të Kosovës. SHBA i denoncoi kontrabandistët shqiptaro-serb, disa
i shpalli "non grata", por disa të tjerë i vuri në "listën e
zezë", duke mos i publikuar ende emrat e tyre. Megjithatë, populli i
Kosovës i njeh "si paren e kuqe", kontrabandistët hajnorë, flirtues
edhe me shërbimet informative armike.


