Hasan Hasanramaj: “Letrat e zemrës” – “Sulle ali del cuore”, një urë poetike mes Shqipërisë dhe Italisë

1h më parë

LATRAT E ZEMRËS” – “SULLE ALI DEL CUORE”, NJË URË POETIKE MES SHQIPËRISË DHE ITALISË

Nga Hasan Hasanramaj

Vëllimi dygjuhësh poetik “Mbi flatrat e zemrës” – “Sulle ali del cuore” është libri më i ri në bashkautorësi i poetit kosovar Agim Desku me poetët italianë Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gòmez. Ky vëllim i veçantë lindi pas vlerësimit të madh që poeti Agim Desku mori në Itali, ku u nderua me çmimin e parë në fushën e poezisë. Ideja për realizimin e këtij projekti poetik ishte e poetes italiane Francesca Gallello, si një dëshmi e miqësisë kulturore dhe e fuqisë bashkuese të vargut.

Promovimi i këtij libri u zhvillua këto ditë në ambientet e sallës së Asamblesë Komunale të qytetit të Pejës, në një atmosferë të ngrohtë artistike dhe kulturore, ku dashamirës të fjalës së shkruar u mblodhën për të nderuar poezinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Vëllimi është përkthyer në gjuhën italiane nga përkthyesja e njohur Valbona Jakova, vajza e dramaturgut të madh shqiptar Kolë Jakova, e cila me përkushtim, profesionalizëm dhe modesti e përmbylli këtë punë të rëndësishme, duke bërë të mundur botimin e librit në Itali.

Prania e poetes italiane Francesca Gallello në qytetin e Pejës, së bashku me përkthyesen Valbona Jakova, e bëri këtë ditë një festë të vërtetë të librit, poezisë dhe miqësisë mes dy kulturave. Ishte një takim ku vargu shqip dhe ai italian u bashkuan në një gjuhë të përbashkët – gjuhën e zemrës.

Aktiviteti u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, në kuadër të Ditëve të Kulturës Pejane dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Për vlerat artistike dhe mesazhet e këtij vëllimi folën referues të njohur të jetës kulturore. Me kumtesa dhe vlerësime u paraqitën publicisti Prend Buzhala, përkthyesja Valbona Jakova, poetja Naxhie Kastrati, si dhe vetë autorët e këtij projekti poetik: Agim Desku, Francesca Gallello dhe Gabriel Italo Nel Gòmez. Poetja italiane kishte ardhur enkas për këtë promovim, duke sjellë edhe botimet e realizuara në Itali.

Vargje nga libri u interpretuan me mjeshtëri nga aktori Rrustem Latifaj dhe poetja Mimoza Z. Zejnullahu, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë artistik.

Moderimin e këtij promovimi e drejtoi poetja dhe gazetarja nga Tirana, Aida Topalli, e cila me profesionalizëm dhe përkushtim udhëhoqi rrjedhën e këtij manifestimi letrar në qytetin e bukur të Pejës.

Edhe nga audienca u dhanë vlerësime dhe urime për këtë vepër poetike dygjuhëshe, e cila u cilësua si një urë e re komunikimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Në fund të këtij takimi, nikoqiri i promovimit, poeti Agim Desku, falënderoi të gjithë të pranishmit për kohën dhe përkrahjen e tyre, duke i ftuar në një koktej rasti, ku vazhdoi bashkëbisedimi miqësor për poezinë, librin dhe miqësinë mes poetëve.

“Mbi flatrat e zemrës” – “Sulle ali del cuore” mbetet një dëshmi se poezia nuk njeh kufij; ajo udhëton përmes zemrave dhe krijon ura mes njerëzve dhe kombeve.

E përpunova në stil gazetaresk-kulturor, me rrjedhë më të përshtatshme për botim në gazetë ose revistë letrare.

NJË BASHKËPUNIM I SUKSESSHËM MES DY POETËVE LIRIK

Është kënaqësi të lexosh Lirika nga poeti ynë Agim Desku po ashtu dhe të poetes nga Italia Francesca Gallello. Është kënaqësi sepse sapo nis të shfletoj këta dy poetë të shpërfaqet menjëherë një botë me njëmijë Luke dhe njëmijë ngjyra, menjëherë përfshihesh nga emocione, të cilat me shumë mjeshtri poetët i kanë shkarkuar nëpër vargjet dhe strofat, aqs sa nuk arrin të shkëputesh pa arritur në fund. Është kënaqësi, sepse lexuesi ngarkohet me emocione, por nëse duhet të shkruash diçka, nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë sepse duke folur për njërën poezi ke frikë se i ke bërë padrejtësi tjetrës duke mos e cituar.

Po mundohem të hyj dhe të bëj një rrugëtim të shkurtër të duke shfletuar fletët e këtij vëllimi të bukur frut i një bashkëpunimi të suksesshëm …

Pas dymijë vitesh…Poeti udhëton në thellësi të historisë. Udhëton në një errësirë të thellë në xhunglën e një urrejtje patologjike që e përndjek ngado që shkon. Udhëton i vetmuar i pa shoqëruar nga askush, biles as nga hëna. Dhe më në fund, ja vjen çasti kur ai takohet me hënën. Takohet me dritën, me lirinë aq shumë të ëndërruar e të kërkuar nga porti, nga dardanët nga shqiptarët. Poeti takohet, e përqafon e shtrëngon gjënë më të shtrenjtë - lirinë -

"Sytë e mi në stuhi nuk panë

dhe desha të të fal një puthje

të jetoj edhe dy mijë vite tjera"

Dhe kur u takua me të thërret më zë të lartë: dua të jetoj dhe dymijë vjet të tjera, dua të jeton në pafundësi në krahët e tuaj, liri, të ndjej ngrohtësinë dhe aromën tënde që më,ka munguar, të shuaj etjen e shpirtit me dritën tënde….

"në zemër të Evropës kanë hyrë ufot

janë barrikadue, në "luftëtarë"të djallit."

Evropa, ky kontinent "zemër madh" që futi në zemrën e sajë e çfarë nuk futi, që bëri qindra lufta e pushtoi qindra vende dhe më në fund zuri vend në krye të vendit, duke ,mbledhur rrethe vetes të gjithë, dhe vetë luftëtarët e diallit, pamëshirshëm më copëtoi, më kafshoi, më bëri pre për këlyshët e sajë të pangopur që të rrisnin shtatin e tyre të përçudnuar me mishi nga mishi im, me gjak nga gjaku im. Evropa e dredhive, e intrigave e tragjedive Hamletiane e unë qenkam i destinuar të jetoj mes kësajë xhungel, thotë poeti Agim Desku, duke i bërë një pretencë të fuqishme shoqërisë evropiane.

"çdo herë mëkatar i pafajësisë sime."

Në këtë xhungël, gjithmonë mu ka dashur të hesht. Të hesht dhe atëherë kur dhëmbët e vampirit më kanë shpuar në zemër. Jo. Këtë nuk kam munduar ta bëj. Nuk kam mundur të hesht sepse do të më dënonin brezat që shkuan dhe brezat që do të vijë. Si mund të heshtësh kur ta presin mishin në copa ta gjymtojnë trupin për të arnuar një trup të huaj. Dhe poeti është gati të numërojë njëmijë beteja, njëmijë luftra një mijë heronj që u saktrifikuan për mbrojtjen e vendit dhe më e rënda është se më ditët e sotme, agresorin duan ta quajnë viktimë dhe viktimën agresor. Sa ka ndryshuar mentaliteti i shoqërisë së shekullit tonë! Si mund të quhen agresorë të porsalindurit apo ata që lindin nën breshërinë e bombave, ndërsa ata që i hedhin ato bomba quhen viktima?

"Të varfër jemi kur na mungon dashuria e zemrës Dhe në ditët e sotme, këto bomba bien jo vetëm mbi trupin e disa qytetarëve të pafajshëm të popullit tonë e gjithë popujve të tjerë të kërcënuar nga lufta por më së shumti në shpirtin e mbarë shoqërisë njerëzore. Këto bomba bëjnë që në shpirtin e shoqërisë të vritet dashuria dhe të lulëzojë urrejtja, por vallë, e kuptojnë të fortët e botës, këtë? Këtë përgjigje e jep poeti Desku tek poezia "Si ti besoj kohës sime"?

Në shpirtin e poetit qëndron gjithnjë një merak. Nuk ndjehet i qetë dhe i lumtur poeti Agim Desku nëse shikon se shqiponjës i mbetet një krah i këputur.Nuk ndjehet i lumtur nëse Çamëria, nuk i bashkohet grupit nga ku është shkëputur. Këtë e shikojmë më së miri tek poezia Doruntimiane.

Në lirikat e tij, disa nga të cilat janë përmbledhur në këtë vëllim, poezi Agim Desku nuk lë jashtë vemendjes dorën që tund botën, femrës, atë pjesë të shoqërisë, pjesën më të rëndësishme

Tek dita e faljeve poeti i kthehet virtutit të lartë njerëzor. Një virtut që tek me është i adhur në breza. Të falësh nuk është kurrë dobësi, për burrëri, trimëri. Trimi fal dhe nuk harron…Me pikat e lotit e buzëqeshjet e fëmijërisë,

urrejtjen, ta ndërrojmë me ditën e faljeve.

Buzët nuk kanë faj kur u puthën me vdekjen

njërën dashuri sot e fala në Çamëri

Të hyjsh më pyllin e dendur, në Edenin poetik të poetit Agim Desku, i cili me muzën e tij nuk ka lënë pëllëmbë të trojeve shqiptare pa kaluar, nuk ka lënë shtatore e përmendore heronjsh pa u ndaluar për të vendosur një buqetë poetike, është vështirë të falësh, sepse në çdo stacion që do të ndalosh do të duhet të qëndrosh gjatë për të medituar, dhe nëse kërkon të anashkalosh një tjetër, diçka do të kapë për krahu më mënyrë qorzuese do të thotë: Ti udhëtar i mirë, pse nuk ndalesh tek unë qoftë për një gotë ujë nga uji i bjeshkëve tona. Atëherë duke mos gjetur një justifikim, do të ndalesh, por të tjera do të thërrasin: Ej udhëtar,nxito!

Yjet nuk e duan tokën e ndyrë, thotë poeti tek gjuha e Noes

Sigurisht, nga trojet arbërore, kanë dalë shumë yje me të cilat mund të mburret vetëm një tokë e pastër, një tokë ku nuk rriten bimët e këqija, kërpudhat e helmeta, por poeti me keqardhje vë te se aty këtu në rrugën e historisë kanë mbirë dhe janë rritur dhe kërpudha të hekmlta, që ndotin tokën arbërore.

“Ke ta pyes kur është koha për pak burrni

të fjalës

të ecë i lirë në liri”

Është koha për pak burrni, dy në sy me u pa, thotë poeti kur shikon se si po rriten mizorisht në truallin e bukur arbëror këto këpudha të helmuara, që për një karrige a tridhjetë ,pra janë gati të shesin dhe zemrën e tokës arbërore. Poeti don të ecë i lirë në liri, por dhe këtu dhe pas kaq mundë e përpjekje pas kaq gjak të derdhur, nuk ndjehet i lirë sepse…oh jo, por për fat të keq është e vërtetë ai dhe shumë të tjerë nuk ndjehen akoma të lirë.

Nuk ndjehet i lirë poeti as ku i bie rasti të kaloi nëpër Himarë, aty ku një bishë e çuditshme kërkon të nxjerrë kokën nga deti dhe të ngjitet deri në Llogara për të ndërtuar shpellën e sajë dhe don ta kthejë Himarën e bukur, Himarën - pishtar të lirisë në një burim loti…

Një brengë e përherëshme e poetit Agim Desku mbetet uniteti mes shqiptarëve. Ashtu siç Fishta e kishte më lehtë të grumbulloi një thes pleshta se të bënte bashkë dy shqiptarë, dhe Desku pas gati një shekull, shikon se shqiptarët njëri shkon Shkupit, tjetri Shkodrës

“a mos na humbi fjala që ia falëm atdhedashurisë”. Ja me çfarë dhimbje poeti lëshon piskamë. E gjen ngushëllim vetëm tek poezia, vetëm bashkë me atë mund të rrëfehen dhe të qajnë hallin e popullit tonë. Vetëm tek poezia ai mund të takohet me yjet, me ata yje, të vetmet që i bëjnë dritë:

Takoheshim në ferr si gjysmë të gjallë

ma shumë jetonim peng të dreqit e të birit,

dy mijë vjet e mbyta dashurinë për lirinë

kur ma bënë gurë e mure të ndarjes së jetës.

Lot të nënave të ngritur mbi valët e detit

Atdhe të prangosur në gojën e poetit

Ndërsa poeti Agim Desku me lirikën e tij zbret nga thellësi e kohës për të dalë në dritë ,diku larg në një tjetër shtet, një poete i bashkohet poetit tonë në rrugën e tij. Francesca Gallello e cila me lirikat e sajë të bukura mendimet e sajë i lë mbi tjegullat e shtëpisë së vjetër, i lë të lozin me erën e cila i merr i liron nga shtrëngimi i padrejtësive në tokë dhe do t'i shpërndajë në qiell mes reve, ndoshta atje, mes reve do të jenë më të lira se atje më tokë. Atje do të bashkohen me shtatë ngjyrat e ylberit dhe do të mund të sjellin paqen në tokën e etur për liri, për paqe e për miqësi. Ndërsa Desku duke lidhur lirikën e tij me Arbërinë, e shtrin mendimin duke divergjuar, Francesca niset nga një hapësirë për të konvergjuar dhe kështu dy poetët takohen në një pikë të përbashkët që është liria, është paqe për të gjithë popujt

Të dy poetët udhëtojnë në linja paralele të poezisë ku herë takohen, bëjnë një copë rrugë bashkë për t'u ndarë por jo përgjithmonë. Francesca herë pas herë duket se ka një llogari me të shkuarën e sajë personale, e cila në mënyrën e vet ka lënë më shpirtin e sajë një çikatriçe të thellë, ndërsa e shkuara tek Agimi ka lënë të tjera plagë. Ajo ka arritur të kafshoi trupin e kombit të tij me synim për ta zhdukur përfundimisht. Të dy poetët pasi kanë bërë një pjesë të rrugës të ndarë, i bashkon shpresa, besimi tek e ardhmja.

Ndërsa Francesca kujtimet e bukura e çojnë në ditët e fëmijërisë kur shikonte dallëndyshet e para mesazherët e pranverës, Deskun kujtime e fëmijërisë i kujtojnë shqipet që fluturojnë lart mbi majat e larta dhe me piskamln e tyre, dukej sikur donin të zgjonin banorët nga gjumi i rëndë nga mjegulla e dendur që kishte rënë mbi vendin e tij, e të dy poetët në lirikat e tyre bisedojnë me shpendët. Bisedojnë sepse duket se poetët e kanë humbur disi besimin tek njerëzit për t'u thënë atë që u qëndron më shpirt dollarë dhe është gati të shpërthejë në vullkan

“Më shtri dorën”, thotë personazhi i Francesca duke iu drejtuar personit që e don, por që ka frikë se do t'a braktisë në dashurinë e ëmbël, në dashurinë e ëndërruar. Të njëjtën gjë bën dhe personazhi i Deskut, por tek Desku nuk kemi të bëjmë me një person të veçantë. Tek ai kemi një krahinë, një krah të këputur të atdheut, që i drejtohet nënës të mos e braktisë, pra në të dy  dashuria është ajo që lëviz gjithësinë.

dhe desha të të fal një puthje

të jetoj edhe dy mijë vite tjera.

Sepse ka jetuar dymijë vjet pa shijuar dashuri, vetëm urrejtje dhe luftë ka njohur.

Lirika, kjo mbretëreshë e fjalës së bukur, në gojën e poetëve, merr forma dhe ngjyrat më të mahnitshme. Ajo, është një instrument i fuqishëm shprehës në dorën e poetit, e aftë të na dhurojë perla poetike. E tillë është lirika e poetes Francesca Gallello.

“A u ke buzëqeshur ndonjëherë yjeve” ?... A thua se duke kaluar rrugës në një mëngjes të hershëm apo mbrëmje të vonë, kemi takuar apo vetëm sa jemi kryqëzuar ,e yjet, i kemi përshëndetur duke u dhuruar një buzëqeshje.  Francesca i personifikon këto trupa qiellorë të cilat zbukurojnë natën e errët, por ato me dritën e tyre të bukur, dikur një një kanavacë të zezë janë ngulur diamante të ndritshëm, që zbukurojnë pikturën që kemi përpara. Por poetja jonë shkon më tej më lojën me yjet. Ajo u jep atyre dhe një rol tjetër. I kthe në instrumente muzikore që lëshojnë tingur. E ajo, pikërisht ato tinguj dëshiron të dëgjojë në një natë të errët në vetminë e sajë të thellë, ku vetëm melodia e yjeve apo qetësia e thellë e asajë nate të mbledhë ëndrrat e sajë. Këtë e thotë dhe vetë poetja tek poezia poetesha.

“Të qëndisë fjalët në një tela të padukshme me fije mendimesh”.

-“Ricamare parole su tela invisibile,

con fili di pensieri

e ago pungente

di tristi ricordi.

Decorare giardini

su un semplice petalo

e incorniciare visi tra i raggi del sole.

Una poetessa, questo fa,

ricama pensieri’-…

Të qëndisësh fjalë në një cohë të padukshme me fije mendimesh dhe gjilpërë shprese kujtimesh të trishta. Të dekorosh kopshte thjesh mbi një petal dhe të mbyllësh në korrnizë fytyra midis rrezesh dielli. Një poeteshë, këtë bën, qëndis mendimet, nxjerrë me kujdes emocionet që iu kanë ngarkuar në shpirtin e sajë të pastër,delikat, për t'u çliruar përkohësisht për t'u ringarkuar me të tjera. Këtë bën dhe poetesha Francesca Gallello, ku siç thotë dhe ajo vetë

“La vita

regala momenti

in cui

il cuore sembra di esplodere

nel petto”...

Lirika, shpesh na fton në futemi në një lloj vetmie larg çdo influence të jashtme, për të rënë në krah të ëndrrave,ndjenjave dhe dëshirave për të bërë të mundur t'i shprehim ato në mënyrë sa më të qartë. Prandaj poetja Francesca thotë se “vetmia mund të jetë një shoqe e ëmbël e jetës”

Dhe përsëri drejtëzat paralele ku udhëton me poetin Desku afrohen dhe bëjnë prapë një copë udhë, ku i bashkon besimi, tek e ardhmja. Të dy në mënyrat e tyre ndodhen përpara të ardhmes në ditë të zymta, Desku me atdheun në gji në ditë kur kërcënohej ekzistenca e tij, me vargjet e tij i jep kurajo duke u kthyer në një pishtar,po kështu dhe Francesca kur gjendet para vështirësive të jetës që ngrohen si një mur i pakalueshëm, por shpejt merr guximin të thotë. “Do të ec përpara” do të ecim përpara për të mbledhur buzëqeshjet që na presin. Të dy poetët shquhen për optimizimin e tyre.

Të dy janë të ndërgjegjshëm për shkallët që duhet të ngjisin dhe vështirësitë, por guximi mbisundon mbi pasigurinë

“La vita

è un mare in tempesta

ma se riesci a cavalcare le onde,

se riesci a navigare tra porti,

oceani e onde spumose, …

…disegnerai

ciò che il tuo cuore custodisce”. Thotë Francesca në poezinë “VITA” dhe këtë e ka provuar më parë poeti Desku, kur vendi i tij ka kaluar nëpër dallgët më të tërbuara të jetës, të asajë jeta e cila e ka kafshuar kurë dhe si ka mundur, por shpresa dhe guximi, i kanë thyer dallgët e tërbuara, ndërsa Franceska për hirë të dashurisë njerëzore kapërcen çdo mur dhe pengesë.

Kjo është forca e fjalës, së bukur, përzgjedhur me kujdes nga mjeshtrit e fjalës, nga poetët lirik.

Kjo është lirika e cila në një mënyrë a një tjetër bashkon poetët, të cilët janë në gjendje të thyejnë barrjerat e largësive dhe të bashkohen në udhëtimin e tyre të përbashkët drejtë së ardhmes me flamurin e bardhë të paqes dhe ngjyrat më të bukura të dashurisë për njerëzit dhe natyrën.

Suksese poetë të nderuar  Francesca Gallello dhe Agim Desku. Bashkëpunime të tjera të suksesshëm ju uroj.

Udhë të mbarë librit për tek biblioteka e lexuesve.

Mehmet Rrema -Krujë- Shqipëri

Loja e përjetësisë e një lirike të qetë Yjesh e poetit AGIM DESKU

Tym duhani e gotë çaji në dritaren e avulluar poetike

Poeti tashmë i mirënjohur i letërsisë shqipe Z. Agim Desku me poezitë e ti tanimë troket në çdo stinë dhe krijimtaria e ti e veçantë spikat po ashtu çdo kohë dhe çdo moshë pa dallim, pershkak të veçantisë që ai shpreh ndër vargje.

Studiues të vendeve të njohura ku Agim Desku edhe ka fituar çmimet e ti te merituar, është vlerësua për penën e ti të artë për te cilën fjalët janë të pakta te letërsia e shkruar, kurse Letërsia gojore është shumë e pabesë ndaj veprave të ti.

Ilustrimet në këtë vëllim të ti për fat të mirë kanë një ndjeshmëri të cilës shpirti poetik i ngre një gotë vere në dritaren poetike ku thuren vargje lirike.

Agimi në paraqitjen e ti në secilin prizëm i përngjanë një orkestre të tërë që ka pushtuar zemrat e të gjithë lexuesve vendor e jashtë vendit , lirikë e cila arrin shkallën më të lartë të ndjeshmërisë poetike.

Një gjen shqiptar që thërret përbrenda ndjeshmërisë dhe thellësisë së qenieve njerëzore.

Poezitë lirike të poetit që shkruhen nën dritën e qiririt japin zë jehone më të fortë ngase qetësia mbyllur në vetminë e poetit tregon një emocion të sinqertë të ti, të cilin nuk mund t nxjerr aq lehtë dikush pa qenë një Agim Desk-u, një lloj i ti ,i cili përulet para artit dhe kulturës shqipëtare.

Andaj unë mendoj që autori dhe pjesa e shkrimeve të këtij  bagazhi dhe kultura poeteske që ai ka dhe e ruan me fanatizëm këtë art, ka një zanafillë përtej kësaj që folëm deri tani.

Thënë ndryshe o lind poet kam citua njëherë në një shkrim në Suedi, oo nuk bëhesh kurrë një poet i mirëfilltë i kulturës shqiptare e mbarë kombëtare.

Duhen dekada për poet që të lidhen me mjeshtëri poetike, por Agimit nuk iu dashtë ky mësim sepse ai lindi i tillë, me një shpirtë të madh atdhetari, i lirik i shkuar në trojet tona.

Po të krijonim një opinion për të hapur diskutim rreth polemikave në mes kohëve dhe distancës kohore, poeti Agim Desku do ta arsyetojë secilën kohë me një opinion intelektual i cili do të krijonte orientalizëm shumë të fuqishëm dhe detajues për çdo pjesë.

Andaj unë ju kërkoj që mos lejoni që t'ju ik nga dora asnjë libër i këtij poeti të madh lirik e atdhetar sepse do të jetë secila poezi një libër në vete.

Tradita dhe kultura jonë fal poetëve, sikurse Agimi po e mbajnë në këmbë dhe shumë të fortë traditën tonë Shqiptare.MSc PhD Ariana Bytyqi

Ndërsa publicist Prend buzhala nënvizoj-

KUR FJALA SHNDËRROHET

NË THËRRIME SHPIRTI E NË LËNDË ESTETIKE

(Agim Desku dhe Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gdmez: “SULLE ALI DEL CUORE/ MBI FLATRATE ZEMRËS”, poezi në dy gjuhë italisht-shqip. Përkthim në të dy gjuhët: Valbona Jakova. Botoi      Velier, Cirò Marina, Itali, 2025)

Të lexosh dy krijues si poeten italiane Francesca Gallello dhe Agim Deskun brenda një libri dygjuhësh shqip-italisht është një përvojë e pasur dhe unike! Teksti në dy gjuhë hap një shteg mes dy gjuhëve, shqipes dhe italiishtes, duke krijuar një bashkëbisedim mes kulturave. Kësoj, pasurohen kuptimi i poezisë dhe i jep mundësi lexuesit t’i ndjejë nuancat e thella të fjalëve dhe përjetimeve në të dyja gjuhët. Lexuesi e ndjen ndjeshmërinë e përbashkët lirike. Edhe pse poetët janë nga letërsi të ndryshme, motivet që ata i trajtojnë, si dashuria, kujtimet, vetmia, ëndrrat etj., janë universale. Për më tepër, lirizmi fin i secilit prej tyre krijon atmosferë delikate dhe të thellë që kalon kufijtë e gjuhës.

Kësisoj, kemi të bëjmë me paraqitjen e diversitetit a larushisë poetike. Duke lexuar dy qasje artistike, lexuesi merr një panoramë më të gjerë të poezisë bashkëkohore, ku secili ka stilin dhe intonacionin e vet lirik, por gjithsesi të lidhur me një emocioni të përbashkët. Poeti Agim Desku dhe poetja Francesca Gallello në veprat e tyre kanë disa pika të përbashkëta që lidhen me temat, motivet, idetë dhe ndjeshmëritë e trajtuara në poezitë e tyre. Të dy trajtojnë shumë herë kujtimet, copëzat e së kaluarës, dhimbjen që bartin ato, si dhe rëndësinë e tyre në jetën e njeriut.

1. Agim Desku, midis dy prirjeve krijuese

Agim Desku duket sikur qëndron mes dy prirjeve motivore e ideore: mes lirikës me burime mitologjike, historike e nacionale, nga njëra anë, dhe lidhjeve intime, botës vetjake, por gjithsesi, pa u shkoqur nga ajo e para. Me poezi të prirjes së dytë, me gërshetime të tilla, e hap edhe këtë vëllim, siç janë poezitë " Kujt t'ia ruaj puthjen", "Në sytë e saj", "Heshtje" etj. Nëpërmjet këtyre poezive sjell pamje të shpirtrave të shqetësuar dhe të ngatërruar: si të përballemi me pasojat e luftës, humbjes dhe pashmangshmërisë së dhimbjes. Përdorimi i imazheve figurative dhe simbolizimit si procedim krijues, bën që poezitë e tij të jenë paraqitje e ngjarjeve dhe përjetimeve që, aq sa janë përvoja personale, po aq ato janë edhe përvoja universale të çdo njeriu që ka kaluar përmes tragjedisë dhe ka gjetur shërim ose mirëkuptim përmes heshtjes, puthjes dhe syve të kapluar me dhimbje. Te poezia “Kujt t’ia ruaj puthjen” merr për trajtim dashurinë e përjetshme, kohën dhe ëndrrën, si dhe besnikërinë ndaj ndjenjës. Kjo dashuri i mbijeton kohës dhe vuajtjes. Poeti i drejtohet Hënës si simbol i ndriçimit në errësirë, mbase si metaforë për të dashurën ose për shpresën:

Pas dy mijë vjetësh ferri

mbrëmë të takova Hënë

errësirën ç’ma trete diku larg.

Këtu "dy mijë vjet ferri" nënkuptojnë një periudhë të gjatë vuajtjeje, metaforikisht për periudhën e vuajtjeve kombëtare si identifikim personal. Takimi me Hënën (ose personifikimi i saj) sjell ndriçim ose ngushëllim pas errësirës.

Besoni, fjalën ia kam dhënë ëndrrës

se puthjen do t’ia ruaj veç zemrës!

Te poezia tjetër “Në sytë e saj”, motive që trajtohen janë dhimbja e luftës, dhuna, vuajtja njerëzore dhe solidariteti universal. Sytë e një vajze përshkruhen si pasqyra të katastrofës:

Në sytë e saj ndodh të jetojnë

sy të çmendur apokalipsesh

Apokalipsi është metaforë për kaosin, shkatërrimin dhe për kohën tonë që po e humb arsyen. Në këta sy poeti sheh pasqyrimin e botës që është kthyer në një skenë lufte. Vargu “në sytë e saj të vrarë është edhe emri im”, e bën dhimbjen personale, poeti nuk është më vetëm vëzhgues, por edhe pjesë e kësaj tragjedie universale.

Poezitë e Agim Deskut prekin dhimbjen individuale dhe kolektive me një ndjeshmëri të veçantë. Ndërsa  poezitë “Atlantida ime deri në pikën e fundit”, “Të gjithë kanë nga një flakë” dhe “Si t’i besoja kohës sime “paraqesin, përmes gjuhës figurative, një vizion kritik ndaj realitetit, shpalosin vuajtjen historike dhe personale, si dhe besimin te forca e fjalës dhe dashurisë. Nëse te “Atlantida ime deri në pikën e fundit” kemi një lament poetik a vajtim shpirtëror për njerëzimin e humbur mes urrejtjes, tradhtisë dhe egoizmit; poeti kërkon një shpëtim përmes dashurisë dhe kthimit në pastërti shpirtërore: “Do i pyes hyjnitë pse njeriu ka urrejtje për njeriun”; ose dyfytyrësia e njeriut është e padurueshme për poetin: “Dallgë bëhem veç njeri dyfytyrësh mos me pa”; ose : “Veç unë u mbeta borxh etjes së luleve”, thotë te poezia “Të gjithë kanë nga një flakë”. Këtu ndjehet faji i poetit për gjërat e pambaruara, për mungesën e ndihmës së dhënë në kohë.

Janë metaforizime që e zgjerojnë botën poetike të autorit që rrezatojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë morale. Janë përsiatje lirike mbi kohën, të vërtetën, fjalën dhe dashurinë e munguar, siç na kumton te poezia “Si t’i besoja kohës sime”. Poeti ndien dyshim, zhgënjim dhe etje për përgjigje e ndërgjegjësim.

Në poezitë e tilla, fjala është simbol i shërimit, por edhe i tradhtisë, në varësi të përdorimit të saj. Kurse koha është e trajtuar si realitet i humbur, që nuk i besohet më. Atlantida, Titaniku, Etna, janë simbole të shkatërrimit dhe ëndrrës së mbytur.

Poezia shndërrohet në kritikë ndaj shoqërisë së shthurur, ku fytyra njerëzore nuk ka më vlerë. Dashuria dhe engjëjt         janë shprehje dhe manifestime të shpëtimit shpirtëror, të vetmet që i japin kuptim jetës. Kosharja dhe çlirimtarja janë simbole të vlerave të sakrificës, ku gjejmë ende fjalën e pastër dhe të vërtetë.

Tone elegjiake lexojmë te poezia “Ana Lind”,  ministre suedeze e jashtme që u vra në vitin 2003 dhe e cila mbetet një figurë simbolike për paqen, lirinë dhe solidaritetin ndërkombëtar. Folësi lirik nis me pyetjen retorike:

A po ta harrojmë heroizmin

e betejave të kaluara?

Poeti e vendos kujtesën historike si një detyrim moral. Harresa ndaj betejave është turp, sepse sakrifica kërkon nderim të përjetshëm. Te vargjet

Populli im e ke lavdinë

edhe mbi vetë perëndinë,

poeti e vendos figurën e Anna Lind mbi simbolikën hyjnore, ajo mishëron më shumë se një politikane: është ikonë e ndriçimit moral.

Në poezi tjera si “Sytë e dielli”, “S’duhet fytyrë engjëlli”, “Dita e faljeve” etj. hasim motive të nduarnduarta ku po ashtu  këndohen dashuria, heshtja, lufta shpirtërore apo hipokrizia morale, nderimi ndaj gruas shqiptare, si forca krijuese, frymëzuese dhe heroike në shoqëri e deri te motivet e fjalës si vlerë universale, me mesazhin: ne kemi nevojë për një ditë për të falur dhe shëruar plagët me dashuri.

Nëpër librat poetikë të Agim Deskut do ta hasim edhe një Doruntinë, si te poezia e zgjedhur “Doruntiane”, ku Doruntina trajtohet si fjalë-figurë e besës, bukurisë, krenarisë femërore, dhe kombit. Është një nderim poetik që e ngre gruan shqiptare në lartësi mitike. Në poezi tjera simbolet mitike, siç janë Titaniku, Dante, Homeri, Edeni, Doruntina, Penelopa, e kanë të  përbashkët përjetësinë. Këtu krijimet poetike shqiptohen si rrëfim hyjnor. Poezitë janë altari e vendi ku rrëfehet e vërteta, ku bashkohet njeriu me hyjin. Në secilën poezi, dashuria është ndjenjë romantike, por është edhe flakë që digjet në shpirt, zjarr që ndez përjetësinë. Dashuria është e lidhur me mallin, pritjen, dhimbjen dhe shpesh  edhe me ndarjen nga dikush i dashur.

Koha dhe kujtimet janë prani konstante nëpër vargje. Ato flasin për një kohë të kaluar, për kohën që ikën, për një pritje të gjatë që ngërthen dhe shpresën dhe dhimbjen. Poeti përsiat mbi kohën si element që mund t’i shërojë ose të thellojë plagët. Mund të vihet re një gërshetim mes dashurisë personale dhe dashurisë për atdheun. Shpesh poezitë ndërthurin vuajtjet personale me vuajtjet historike dhe sociale, duke e bërë dashurinë për njeriun të njëjtë si dashuria për tokën dhe lirinë.

3. Fjala poetike e Françesklës:

gjilpërë shpuese e plagëve të buta, art që zbukuron jetën

Poezitë e Franceskës si “Copëzat e së shkuarës”, “Kujtime fëmijërore”, “Kujtime të coptuara”, “Pesha e kujtimeve” (Gabriel)  që flasin për kujtime, vetmi e reflektim janë të pranishme. Këto krijime ligjërojnë  për dashurinë, për vuajtjet e një dashurie të pashpërblyer, për dhimbjen që vjen nga humbjet dhe zhgënjimet. Tituj si “Për ty, dashuria ime”, “Të duash”, “Mos luaj”, “Mos pyet kurrë” tregojnë për një fokus të thellë në emocione të sinqerta dhe shpirtërore. Vetmia trajtohet si një shoqëruese e zymtë, por edhe e nevojshme për ngritjen shpirtërore. Krijimet tjera, si Vetmi”, “Më trego”, “Në kërkimin tënd, natën” dëftojnë për kërkimin e një perceptimi dhe sensi më të thellë dhe për vetëdijen që ka subjekti lirik për brishtësinë e njeriut.

Poezitë e Francesca Gallello ndërtojnë një univers intim ku fjalët janë si thërrime shpirti që kërkojnë të prekin dikë tjetër përtej dhimbjes dhe heshtjes. Në thelb, ato janë rrëfime të dashurisë së paplotësuar, kujtesës, plagës dhe shpresës, por secila e bën këtë me një ton dhe figuracion të vetin. Të gjitha poezitë ligjërojnë për një zemër që ka dëshirë për lidhje, por përballet me humbjen e diçkaje të shtrenjtë: dashuri, fëmijëri, ëndrra të zhdukura, apo plagë që nuk shërohen plotësisht, edhe pse koha ecën; apo dëshirën për t’u kujtuar dhe për të lënë gjurmë, qoftë si një mendim i lehtë mbi erë, një fotografi e së kaluarës, apo një frymë që prek fytyrën e tjetrit. Poezitë nisin me “Mendim i lehtë”, ku imazhi qendror është një mendim që lihet mbi një pllakë shtëpie të vjetër, për t’u marrë nga era. Poetja përcjell meesazhin se edhe dashuritë më të forta mbeten “si një rrymë fryme”, të përkohshme, të pakapshme. Plagën si hartë mbi shpirt, do ta perceptojmë te poezia “Gërvishtje në zemër”; dhimbja është e pashmangshme, por edhe forcë për të ecur përpara. E kaluara lë gjurmë që s’mund të fshihen, por ato bëhen pjesë e udhës sonë. Te poezia “Të lutem, mos e mbyll derën e zemrës tende” një zë dashurie që kërkon hapësirë, është shndërruar në yll, erë dhe shi. Vargjet na thonë se edhe kur jemi larg, dashuria është e pranishme në gjërat më të vogla, por duhet që tjetri të hapë zemrën.

Këto poezi na kumtojnë se dashuria tejkalon kufijtë fizikë. Këto poezi janë bekim dhe mallkim i dashurisë: bekim, sepse dashuria i jep kuptim jetës, i jep frymëzim dhe një arsye për të ëndërruar; mallkim, sepse ajo lë plagë të pashlyeshme dhe kujtime që përvëlohen. Edhe kur dashuria humb, ajo nuk zhduket. Mbetet në ajër, në mendime, në kujtime dhe në gjurmët e zemrës.

Lirikat tjera ndërlidhen përmes motivit të kujtimeve si shpërthim i brendshëm emocional, ndjesisë së thellë të mungesës dhe humbjes, si dhe kërkimit për ngushëllim dhe afërsi njerëzore. Ato e trajtojnë dashurinë dhe jetën jo vetëm si përvoja të bukura, por edhe si sfida me plagë që duhen përballuar me butësi dhe durim. Poezia bëhet një ritual shërues, ku fjalët shërbejnë si mjete për të përballuar dhimbjen dhe për të ruajtur kujtimet me nderim, pa i mbyllur ato në errësirë.

Intonime thellësisht intime, ku vargjet vijnë si një frymëmarrje e zemrës, lexojmë te poezitë “Melodia në natë”, “Për ty, dashuria ime”, “Vjeshtë, “Në kërkimin tënd”, “Natën”, “Të duash” etj. Ato flasin për dashuri, kujtime, humbje dhe kërkim shpirtëror. Në netët e gjata dhe të vetmuara, muzika e dhimbjes bëhet shoqëria e vetme. Yjet dhe melodia janë një dorë e padukshme që të mban gjallë, edhe kur zemra rreh në heshtje.

Poezia “Për ty, dashuria ime”, trajton dashurinë e pakushtëzuar dhe të përjetshme të një prindi për një fëmijë që nuk ka ardhur në jetë fizikisht, një motiv i thellë i mungesës dhe përkushtimit shpirtëror.  Formulimi poetik "biri im i palindur” e shënjon këtë krijesë të munguar, i cili, megjithatë, jeton në zemrën dhe mendimet e nënës. Motivi për të palindurin përçon mungesën, dhimbjen dhe dashurinë absolute për atë që nuk erdhi kurrë në jetë, duke i dhënë poezisë një ngarkesë emocionale të fortë.  Poezia është e ndërtuar me vargje të shkurtra dhe të thjeshta, por efekivisht tejet të fuqishme. Ajo hapet me një imazh të dashurisë së ruajtur në zemër si një “xhevahir i çmuar”, që tregon vlerën e jashtëzakonshme të dashurisë dhe kujtesës për këtë fëmijë:

Të mbaj në zemër, si një xhevahir i çmuar.

Natën të përkund si në djep, me krahë që dridhen.

Gjithashtu, kur përpara na shfaqet imazhit i djepit, dëfton përkujdesjen dhe mbrojtjen e vazhdueshme, si prind që mban dhe përkëdhel fëmijën e vet me butësi dhe dashuri të pakushtëzuar. Dashuria për të “birin e palindur” është thesari i përhershëm që jeton në zemër, mendje dhe krahë. Kjo poezi është përpjekje për ta kapur dhe përshkruar një lidhje shpirtërore që mbetet e gjallë edhe në mungesë, një dashuri që tejkalon kufijtë e realitetit fizik. Vargu “Biri im i palindur” evokon një dashuri absolute për një fëmijë që nuk erdhi kurrë, ndoshta për një shpirt që nuk u takua kurrë fizikisht, por jeton në zemër. Poezia gërsheton dhimbjen e mungesës me butësinë e një përqafimi të përjetshëm.

Vjeshta është metafora e moshës, e kalimit të kohës. Ngjyrat e saj flasin për bukurinë që nuk shuhet, por transformohet. Ka një hijeshi të heshtur në rënien e gjetheve – në fundin që përgatit një fillim të ri. Te poezia “Në kërkimin tënd, natën”, kërkimi për dikë që s’vjen, tematizon një dashuri ose një kujtim që mbetet gjithmonë një hap larg. Tingujt e natës dhe të një kënge të vjetër përfaqësojnë dhimbjen e një afërsie që nuk arrihet kurrë.

E bukur vjen poezia “Të duash”, ku dashuria e vërtetë nuk është vetëm gëzim; ajo është dorëzim i plotë, një dhënie që mund të të çojë deri në përkushtim të plotë, në vetësakrifikim e zhbërje të vetvetes. Vargjet:

të vdesësh, e lumtur

që të mundesha me frymën time të fundit,

të shqiptoja emrin tënd

shenjtërojnë dashurinë që shndërrohet në akt të shenjtë, ku humbja është pjesë e bukurisë. Të gjitha poezitë si këto, janë të bashkuara nga melankolia e butë dhe kërkimi i pambarimtë.

Te poezia “Poetesha”, poezia perceptohet si punë delikate, art i qëndisjes së fjalëve dhe kujtimeve.  Poetesha është një krijuese që përfton emocione, i mban ato të gjalla dhe i ruan në një “cohë të padukshme”, që është metaforë për shpirtin apo kujtesën:

Të qëndisësh fjalë në një cohë të padukshme,

me fije mendimesh dhe gjilpërë shpuese kujtimesh të trishta.

Të dekorosh kopshte thjesht mbi një petal dhe të mbyllësh

në korrnizë fytyra midis rrezesh dielli.

Një poeteshë, këtë bën, qëndis mendimet

E, pra, fjala është gjilpërë si shpuese e plagëve të buta, por edhe si art që zbukuron jetën. Poetesha përdor fijet e mendimeve që t’i thurë vargjet, por “gjilpëra” është ajo e kujtimeve të trishta. Kështu na kumton vetë poetja te kjo metapoezi: se poezia nuk lind vetëm nga mendja, por edhe nga plagët emocionale. Poetesha përdor dhimbjen si mjet krijimi – një proces që shpesh është edhe i bukur, edhe i dhimbshëm.

Një dashuri që largohet dhe nuk ka qenë e vërtetë nuk duhet të na thyejë; nuk duhet të harrojmë veten apo atë që kemi dhënë (poezia “Të ecesh përpara”), Kujtimet janë thesare që na shoqërojnë në vetmi. Edhe në errësirë ato janë burim ngushëllimi dhe buzëqeshjeje të brendshme (poezia “Vlera e një kujtimi”).

Vetmia nuk është domosdoshmërisht e hidhur. Ajo është një shoqëruese që na ndihmon të ndjejmë pa pengesa, të reflektojmë dhe të jemi vetvetja. Në vetmi zbulojmë natyrën tonë më të thellë (poezia “Vetmi”) apo pyetja “a më ke menduar?” që shqipton dëshirën për një lidhje të pakthyeshme dhe për praninë shpirtërore të dikujt që mungon (poezia “Më trego”): Të gjitha këto poezi së bashku lexohen si pelegrinazh shpirtëror, ku përjetohen dhimbja, humbja dhe vetmia, por ku ndjehet edhe fuqia e brendshme për të ecur përpara, për të kujtuar me dashuri dhe për t’i ruajtur lë gjalla ndjenjat e sinqerta. Ato flasin për një rrugëtim të përjetshëm mes dhimbjes dhe shpresës, vetmisë dhe pranisë, humbjes dhe dashurisë së sinqertë. Ne nuk jetojmë vetëm me bukë. Shpirti kërkon “ushqim” nga fjalët e mira, nga buzëqeshjet, shpresa dhe përkëdheljet. Këtë na e thotë poezia “Ushqimi i shpirtit”. Dashuria, fjala e butë dhe gjestet e ngrohta janë oksigjen i shpirtit. Janë ato që e mbajnë zemrën të gjallë dhe e mbrojnë nga shterpësia.

4. Lirizmi fin

Ajo që i përafron në artin e fjalës poeten Agim Desku dhe Francesca Gallello Gabriel Italo Nel Gomez, është lirizmi fin.

Në poezinë bashkëkohore, një nga veçoritë më të dallueshme është lirizmi fin, procedim poetik i kultivimit të shprehjes që nuk bën zhurmim fjalësh, por që të prek thellë. Ky lirizëm nuk ka nevojë për deklarata të mëdha apo gjeste të theksuara. Ai vepron përmes një gjuhe të ndërtuar me kujdes, me ndjeshmëri të hollë dhe me përkushtim të veçantë ndaj botës së brendshme të njeriut. Ky lirizëm në këto poezi shfaq një ndjeshmëri të thellë, delikate dhe shpirtërore. Ai përqendrohet jo te ngjarjet apo faktet, por te përjetimi i tyre i brendshëm. Përjetimet nuk artikulohen me intensitet, por me nuanca të lehta që i afrohen muzikës së heshtjes. Poetët zgjedhin të mos i shpërfaqin ndjenjat, por t’i lërë ato të rrjedhin si një lumë i qetë, duke ia besuar lexuesit ndjeshmërinë për t’i përjetuar ato. Sidomos kjo vërehet te poezia e Frtançeskës.

Së këndejmi, poezitë e tilla karakterizohen nga një gjuhë e pasur me imazhe të buta, me figura që shpalosin më shumë ndjesi se sa ide të drejtpërdrejta. Fjala sikur ik nga të qenët mjet komunikimi, dhe shndërrohet në lëndë estetike, në një “copë shpirti” që qëndiset në tekst me një dorë të padukshme. Shpesh, poezitë me lirizëm të tillë përmbajnë një atmosferë intime dhe refleksive, ku lexuesi nuk hyn si spektator, por si bashkudhëtar në botën e përjetimeve të brendshme. Lirizmi fin në këto poezi është një veçori që shfaq ndjeshmëri të thellë, delikate dhe shpirtërore. Ky lirizëm karakterizohet nga një gjuhë e pasur me nuanca, me thellësi emocionale dhe shpesh me një atmosferë intime dhe refleksive.