Halit Bogaj: Ismail Kadare
30.10.2009, 07:34 PM (GMT+1)
Halit BogajISMAIL KADAREA
Ty të kemi Kadare
Si Fanar në k’ta atdhe
Me aq vepra që krijove
Shpirtin tonë ti na freskove
2
Emri ytë tepër i ndritur
Lart në qiell tani është ngritur
Dhe në botë kudo që shkojmë
Veprat tua i takojmë
3
Në Belgjikë kishin thënë
Shumë përshtypje na ka lënë
Franca Fort të adhuron
Veprat tua riboton
3
Për Kosovën shumë punove
Pa kursim u angazhove
Shkrove letra për shtetarë
Ngrite zërin për shqiptarë
4
Ti atëherë për kosovarë
Informove botën mbarë
I tregove ti asaj
Për zullumin e paparë
5
Ty të kemi n’radhë të parë
Që na bën neve krenarë
Dyert hapur ti i ke
Si në botë si në atdhe
6
Emri yt fort rrezaton
Që nga lind e perëndon
Emri yt ne na bën nder
Siç veprove kurdoherë
Lajme të tjera
Lajme Popullore











