Halit Bogaj: Filip Shiroka
17.12.2009, 09:12 PM (GMT+1)
Halit BogajFILIP SHIROKA

Shumë poetë atdhetarë
Thurnin vargje për shqiptarë
Që nga Shkodra në Janinë
Lart e ngrisnin Shqipërinë
2
Me atë shpirt plot mallëngjim
Ata shkruanin në megrim
I tillë ish Filip Shkodrani
Me atë zemër si luani
3
Dallëndyshen e përcillte
Porositë që t’ ia sillte
Shko i tha nji ditë n’ Shqipni
Eja prapë me shumë risi
4
Kam dy vorre unë atje
Që m’ kanë mbetun në atdhe
Prindët kam në Fushë të Rrmajit
I mbulojnë lulet e majit
5
Dallëndyshën porositi
Për vizitën që e priti
Shko i tha atje në Shkodër
Janë dy vorre në një kodër
6
Dallëndyshe plot nxitim
‘’Shko në Shkodër fluturim’’
Por e dinte Ai poet
Dallëndyshja që nuk flet!
7
I këndoi dhe Skënderbeut
Që i ktheu nderin atdheut
Atje larg shkroi poezitë
Për t’i shprehur dashuritë
Lajme të tjera
Lajme Popullore













