Gjon Keka: Ramush Haradinaj njeriu i duhur në kohën e duhur për president të Kosovës
Ramush Haradinaj njeriu i duhur në kohën e duhur për president të Kosovës

Nëse
e shikojmë skenën e sotme politike, njeriu që është treguar strategjik dhe që i
ka qëndruar në krah presidentit vizionar dr.Ibrahim Rugova ishte luftëtari i
lirisë dhe kryetari i AAK Ramush Haradinaj. Poashtu ai ishte një nga
personalitetet kyqe në skenën politike për disa procese të shtetndërtimit
bashkë me presidentin dr.Ibrahim Rugova dhe të tjerët.
Duke
ditur se ai është edhe i afërt më miqtë amerikan një tregues se ashtu si
pesidenti Rugova edhe Ramush Haradinaj i kanë patur lidhjet me miqët e veçantë
ShBA të ngushta për të mirën e përbashkët të lirisë ,pavarësisë dhe procesve
tjera integruese të Kosovës në Bashkimin Europian dhe anëtarësimit në NATO.
Nuk
duhet harruar se si parti AAK ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha
proceset në Kosovë, e në veçanti në rolin udhëheqës të Qeverisë për disa vite.

Ka
edhe punë tjera të mira që i ka bërë kur ka udhëhequr si kryeministër Haradinaj
por e mora një nga më të rëndësishmet që ai sëbashku me miken ShBA dhe vendet
tjera mike europiane e bënë shtetin e ri të Kosovës me Ushtri.
Nga
e gjithë kjo mendoj se në këtë kohë njeriu i duhur në kohën e duhur dhe që ka
eksperiencë politike dhe ushtarake për pozitën e presidentit është Ramush
Haradinaj.
Poashtu duke ditur se sot bota përballet me kriza dhe vendosjen e këmbëve të Rendit të Ri ndërkombëtar , për ta mbajtur Kosovën në fokus të ShBA dhe vendeve tjera mike europiane në proces të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian si dhe organizata tjera me rëndësi Ramush Haradinaj është njeriu i duhur në kohën e duhur, prandaj do të ishte mençuri politike, dhe strategjike nëse do të bienin dakord partitë sot dhe ta zgjedhiin kur të vijë koha Ramush Haradinajn për president ,vetëm ai mund ta luaj rolin e tij pozitiv dhe me shumë energji e ngushtësisht me miqët tanë si ShBA ,NATO dhe vendet tjera mike europiane.



