Gani Pllana: Prof. Dr. Alajdin Abazi – anëtar i tri akademive

2h më parë

AKADEMIK PROF. DR. ALAJDIN ABAZI-TETOVARI PROFESOR NË PRISHTINË, REKTOR NË UEJL TETOVË DHE ANËTAR I TRI AKADEMIVE: ASHAMV, ASHAK DHE ASHASH

Nga Gani S. Pllana

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, lindi më 1 nëntor 1942 në Tetovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka kryer në Tetovë, në gjuhën shqipe. Studimet i ka filluar në Universitetin e Zagrebit, në Fakultetin e Elektroteknikës, në vjeshtën e vitit 1960 dhe ka diplomuar më 1 korrik 1965, duke mbrojtur punimin e diplomës me titull: “Marrëdhëniet karakteristike të tendencave të zhvillimit të kompanive (ndërmarrjeve) energjetike”.

Pas diplomimit, para shkuarjes në shërbimin obligativ ushtarak, ka punuar në kombinatin Elektrokimik “Jogohrom”, në Jugonovc. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak është punësuar në ndërmarrjen “Elektromakedonija” në Shkup, reparti në Tetovë, në vendin e punës shef i përgatitjes teknike dhe mbikqyrës i investimeve vjetore deri në muajin shtator të vitit 1969.

Më 1 shtator 1969, zgjedhet asistent në Fakultetin Teknik, në Prishtinë, për mësim në gjuhën shqipe, për lëndën mësimore “Teknologji e materialeve elektroteknike”.

Këshilli i Fakultetit Teknik në Prishtinë, në mbledhjen e mbajtur më 27 dhjetor 1969 e lejoi prof. Abazin për të vazhduar studimet pasuniversitare në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Zagrebit, në lëminë “Teknologjia e materialeve elektroteknike”.

Në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Zagrebit, përfundoi studimet e magjistraturës, në vitim 1973, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull: “ Materialet e reja izoluese dhe roli i tye në elektroteknikë” .

Në vitin 1973 prof. Abazi është rizgjedhur asistent për lëndën mësimore “Elektromagnetika teorike”, në Fakultetin e Elektroteknikës, Universiteti i Kosovës në Prishtinë.

Në vitin 1974 është zgjedhur docent në katedrën “Elektroteknika teorike”, për lëndën mësimore “Elektromagnetika” për mësim në gjuhën shqipe dhe serbokroate.

Në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Zagrebit, në muajin nëntor 1977 ka mbrojtur temën e disertacionit, me titull: ”Ruajtja dhe neutralizimi i ngarkesës elektrostatike në filmat izolues".

Në vitin 1979 është zgjedhur profesor i acociuar, për mësim në gjuhën shqipe dhe serbokroate, kurse në vitin 1985 është zgjedhur profesor i rregullt, në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë.

Në periudhën 1982-1990, paralelisht ka punuar edhe në Institutin e Elektroekonomisë së Kosovës, “INKOS”, në Obiliq.

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, ka qenë hulumtues dhe profesor vizitues në disa universitete në SHBA (Programi i Fullbrajtit), në Europë dhe në Azi.

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, ishte një prej themeluesve të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë dhe rektor i këtij universiteti prej vitit 2001-2010.

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, ëthtë anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë së Veriut, i zgjedhur në vitin 2006, ku ishte edhe sekretar i degës së shkencave teknike, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë nga viti 2011 e në vijim.

Fushat e studimeve dhe hulumtimeve shkencore të Akademik prof. dr. Alajdin Abazit

Akademik prof. dr. Alajdin Abazit radhitet në mesin e dijetarëve të paktë për studime të thelluara nga fusha e elektromagnetikës dhe materialeve elektrike. Ndër fushat kryesore të studimeve dhe hulumtimeve janë si në vijim:

Elektromagnetikë;

Materialet elektroteknike;

Energjia dhe mjedisi jetësor;

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe arsimi i lartë.

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore kombëtare, në rajon dhe ndërkombetare në botë. Autor dhe koautor i punimeve shkencore dhe profesionale, si edhe i disa teksteve universitare. Ka koordinuar dhe bashkëpunuar në realizimin e një numri të konsiderueshëm të projekteve ndërkombëtare dhe rajonale.

Ndërpreja e marrënies së punë dhe dëbimi nga Univrsiteti i Prishtinës

Akademik prof. dr. Alajdin Abazit, më 10 tetor 1991 i është ndërprerë marrëdhënia e punës në Fakultetin e Elektrioteknikës në Prishtinë nga organi i dhunshëm i caktuar nga regjimi serb i asaj kohe, sikurse edhe tërë stafit arsimorë të Universitetit të Prishtinës, për shkak se nuk kanë pranuar që të mbajnë mësim vetëm në gjuhën serbe për studentët shqiptarë. Falë angazhimit të stafit udhëheqës arsimorë të Universitetit të Prishtinës, ka vazhduar mbajtja e mësimit për studentët shqiptarë nëpër shtëpi dhe objekte private, nga viti 1991 deri më 12 qershor 1999.

Specializime dhe ligjërime jashtë vendit

Akademik prof. dr. Aljdin Abazi, gjatë vitit akademik 1974/75 ka qëndruar për specializim në Britaninë e Madhe në Universitetin e Uellsit Verior (Wales), nga lëmia e “Elektrostatikës dhe materialeve dielektrike”. Në bazë të bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit IASI nga Rumania dhe Universitetit të Tiranës, ka mbajtur leksione në këto tri fakultete, dhe ka bashkëpunuar në fushën e formimit dhe përdorimit të elektreteve. Ka mbajtur leksione në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Kinë dhe në Universitetin West Virginia (SHBA).

Njohuri të gjuhëve të huaja: maqedonisht, serbokroatisht, frëngjisht dhe anglisht.

Pozita udhëheqëse

Zëvendësdrejtor në “Institutin tekniko-teknologjik” pranë Fakultetit Teknik, në Prishtinë, në vitin 1974;

Dekan i Fakultetit Teknik (1979-1981);

Prej vitit 1982 deri më 1990, krahas punës së tij akademike, ushtroi edhe detyrën e kryetarit të Bordit në Institutin për hulumtime shkencore dhe zhvillim “INKOS” në Obiliq (Elektroekonomia e Kosovës);

Zëvendës i kryetarit të Bordit të Elektroekonomisë së Kosovës;

Anëtar i Bordit jugosllavo-amerikan i Kooperatës për shkencë dhe hulumtim;

Në vitin 2001, u emërua drejtor i Fondacionit të Universitetit të Europës Juglindore, në Tetovë,

Themelues dhe Rektor i Universitetit të Europës Juglindore, në Tetovë (2001-2010).

Fushat e ekspertizës

Inxhinieri teknike (Teknologjia e materialeve elektroteknike);

Analizë dhe projektim teknik;

Zhvillim i sistemeve industriale;

Metodologji e kërkimit shkencor;

Edukim universitar dhe didaktikë teknike.

Aftësi dhe kompetenca

Aftësi të avancuara analitike;

Ekspertiza teknike;

Aftësi në mësimdhënie;

Komunikim akademik;

Punë në ekip dhe udhëheqje.

Aktivitete dhe pozita shoqërore

Anëtar i Komitetit të Universitetit të Prishtinës;

Anëtar i disa komisioneve dhe i angazhuar aktivisht në punën e organeve sociopolitike dhe vetëqeverisëse të Fakultetin Teknik dhe në Universitetin e Prishtinës;

Kryetar i komisionit të personelit të Universitetit të Prishtinës;

Kryetar i delegacionit për arsim, kulturë dhe shkencë të Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtinës;

Anëtar i Këshillit Krahinor për Punë Shkencore, në Prishtinë.

Angazhime profesionale dhe institucionale

Anëtar në këshilla shkencorë;

Pjesëmarrës në komisione akademike;

Udhëheqës shkencor për punime të diplomave;

Udhëheqës shkencor për tema masteri dhe doktoraturave;

Projekte kërkimore;

Ndihmë në zhvillimin profesional të studentëve dhe të rinjve studiues;

Kontribut në zhvillimin e institucioneve arsimore;

Promovim i dijes shkencore.

Mirënjohje dhe dekorata

Vlerësim dhe dekorim me Urdhërin e Punës me një Kurorë Argjendi, i cili i është dhënë nga ish Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, me rastin e festimit të dhjetëvjetorit të Fakultetit Teknik në Prishtinë, me numrin 125, më 20 tetor1977;

Për rezultatet e arritura në punë, në vitin 1977, është nominuar nga Fakulteti Teknik në Prishtinë për çmimin e nëntorit, të atij viti;

Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e tij në fushën e Arsimit, Kulturës dhe kërkimit shkencor, si edhe për ndihmën në ndërtimin dhe avansimin intelektual të shoqërisë, Tetovë,  2025;

“DOKTOR HONORIS CAUSA”, Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup, më 22 dhjetor 2025.

Realizim i projekteve të ndryshme

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, gjatë periudhës kohore të nivelit profesional në ekonomi, si inxhinier për mirëmbajtjen e impianteve elektrike dhe si drejtues i shërbimit të përgatitjes dhe zhvillimit teknik, ka ndërmarrë një sërë analizash, propozimesh, projektesh dhe ka kryer mbikëqyrje profesionale në ndërtimin e shumë reparteve elektrike. Vlen të përmenden disa prej projekteve të realizuara, në mënyrë të pavarur dhe me kolegë, si në vijim:

“Projekti i rrjetit elektrik për qytetin e Tetovës”;

“Projekti i ndriçimit të qytetit të Tetovës”;

“Disa projekte të rrjeteve për ndriçim në rrethinën e Tetovës”;

“Projekti i sistemit transportues” në fabrikën e çimentos “Shar”, Hani i Elezit;

“Analiza e humbjeve të energjisë të rrjetit shpërndarës të uzinës së Tetovës dhe propozimi i masave për reduktimin e tyre”,

“Kompensimi i energjisë së shpenzuar në rrjetin shpërndarës të uzinës së Tetovës”,

“Projekti i rrjeteve ajrore dhe kabllore prej 0,4 kV, 10 kV dhe 35 kV  dhe mbikëqyerja profesionale”;

“Projekt i transportit të llucës (margës) të fabrikës së çimentos "Shar", Hani i Elezit dhe mbikëqyrës i ndërtimit të pjesës elektrike F-Ke të çimentares "Shar" etj.”;

"Ndikimi i papastërtinave në sigurinë e punës të stabilinmenteve elektroenergjetike", (bashkautor me Limani, S.; Krasniq, J.). Projekti i sponzoruar prej BVI-së të Kosoves, Prishtinë, 1982;

"Koncepti dhe strategjia e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë i energjetikës të KSA Kosovës", (bashkautor me Limani, S.). Projekt i finansuar nga Elektroekeonomia e Kosovës, "INKOS”, Obiliq, 1985;

“Occupational Health Study of a Coal Gasification Plant” (project coordinator et al.), Project sponsored by YU-USA, (DOE, BNL, Los Alamos Laboratory), USA, 1984-1987;

"The Investigation of Trace Elements and Human Environment" (Abazi, A. et al.), Project sponsored by YU-USA UNDP), USA, 1988;

"Criteria for Development of Energy Sources in Kosova", Project sponsored by YU-USA

(DOE), USA, 1989-1991;

"Strategija za razvoj na energetikata vo Republika Makedonija za period 2008-20220 so vizija do 2030 - Strategjia për zhvillimin e energjetikës në Republikën e Maqedonisë për periudhën 2008-2020 me vizion deri në vitin 2030" (bashkautor me Kanevçe, G.), Macedonian Academy of Science and Arts, Shkup, 2009;

"Strategy for Utilization of Renewable Energy Source in the Republic of Macedonia by 2020" (bashkautor me Kanevçe, G.), Government of the Republic of Macedonia, Ministry of Economy, Shkup, 2010;

“Postrojnite teorii na maknost i nivnata primena vo pametnite mrezi-Teoritë strategjike të fuqisë dhe zbatimi i tyre në rrjetet inteligjente" (bashkautor me Iljazi, I.),, Macedonian Academy of Science and Arts, Shkup, 2013-2015.

"Proekt za odrzliva energija-Projekt për energjinë e qëndrueshme  “NORMAK” Project for Sustainable Energy" (Financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë, dhe partnerët e tjerë janë Universiteti i Prishtinës (2014-2015) (koordinator i projektit për Universitetin e Evropës Juglindore, Tetovë), 2014-2015.

Punime shkencore të publikuara në vend dhe në disa qendra botërore

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, është autor dhe koautor i punimeve shkencore. Në vzahdim do t’i paraqesim disa më kryesoret:

Abazi, A.:“Materialet e reja izoluese dhe roli i tye në elektroteknikë” temë e magjistraturës, Zagreb, 1973.

Abazi, A.: "Elektronsko bombardiranje polimera-Bombardimi elektronik i polimerëve", Kongres matemati?ara, fizi?ara i astronoma Jugoslavije, Novi Sad, 1975.

Abazi, A.: "TSC Spectrum Obtained from Electron Beam Charged PET Films", Buletinul lnstitutiliu Politehnic Din IAI, Tomul, Vol. XXII, Rumani,1976.

Abazi, A.:”Ruajtja dhe neutralizimi i ngarkesës elektrostatike në filmat izolues", temë e doktoraturës, Zagreb, 1977.

Abazi, A.: "Merenje i snimanje statickog elektriciteta metodom probe-Matja dhe regjistrimi i elektricitetit statik duke përdorur metodën e provës”, në Këshillimi i III-të për mbrojtjen nga elektriciteti statik, Beograd, 1978.

Abazi, A.: “Dobivanje elektreta elektronskim bombardiranjem – Përfitimi i elektretit me bombardim elektronik”, në Këshillimi i III-të për mbrojtjen nga elektriciteti statik, Beograd, 1978.

Veli?kovi?, D.; Abazi, A.;Veli?kovi?, A.: "A New Numerical Method for Solution of Electrostatic Problems with Rotationally Symmetry" Conference Stati?ka Elektrika, ?eške Buotejovice, Çekosllovaki, 1978.

Abazi, A.: “Shpërndarja e fushave në mjedeset jolineare dielektrike” (bashkëautor me R. Sefën), në Buletini i Fakultetit Teknik në Prishtinë, Prishtinë, 1978.

Veli?kovi?, D.; Abazi, A.; Orana, N.: "Analytical and Numerical Approach to the Calculation of field and Potential for Calculable Standard of Capacitance", Proceedings of IMECO VIII, Moskvë, 1979.

Abazi, A.: "Nelinearni efekti kod sfere i rotacionog elipsoida u homogenom i elektrostati?kom polju - Efektet jolineare tek sfera dhe elipsoidi rrotullues në fushën homogjene dhe elektrostatike", ETAN, Maribor (Slloveni), 1979.

Abazi, A.: "Upravljana eliminacija elektrostrati?kog naboja-Eliminimi i kontrolluar i ngarkesës elektrostatike", Revista shkencore dhe profesionale informative "Zaštita-Mbrojtja", nr. 1, Sarajevë (BH), 1979.

Abazi, A.: "Një procedurë për llogaritjen e përafërt të rrezës ekuivalente të përçuesve cilindrikë", në CIGRE Sarajevë, 1979.

Abazi, A.; Orana, N.: "Potencijal u okolini šipkastog gromobrana - Potenciali në rrethinë e shufrës së rrufepritësit", në Komiteti jugosllav për gjeoelektricitetin dhe rrufepritësit, Portorož (Slloveni), 1979.

Abazi, A.; Berisha, F.: "Shpërndaria e fushës në ambientet dielektrike jolineare", në Buletini i Fakultetit Teknik në Prishtine, Prishtinë, 1980.

Abazi, A.; Berisha, F.: "Llogaritia e thjeshtuar e efekteve jolineare të sferës dielektrike në fushën elektrostatike homogjene", në Buletini i Fakultetit Teknik në Prishtinë, Prishtinë, 1980.

Abazi, A.; Orana, N.: "Electrostatic Protection of Space with System of Linear Conductors", ELSTAT, Zakopane, Poloni, 1980.

Sefa, R.; Abazi, A.: "Ndikimi i johomogjeniteteve të tokës në rezistencën e tokëzimit", në Buletini i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 1980.

Abazi, A.: "Significant Influence of Gap on Accuracy of calculable Standard Condensers”, Lecture at Institute of Electrical Engineering, Academia Sinica; Beijing, Kinë, 1981.

Jefimenko, O.; Abazi, A.: "Slot Effect Electrometers with Monopolar Electrets", Review Scientific Instruments, 53 (11), American Institute of Physics, USA, 1982.

Abazi, A.; Jefimenko, O.: "Forces and Torques on Plane and Cylindrical Electrets in Slot Effect Transducers", Journal of applied physics, 54 (7), American Institute of Physics, USA, 1983.

Limari, S.; Abazi, A.; Krasniqi, J.: “Ndikimi i papastërtive në sigurinë e punës së stabilimenteve elektroenergjetike në TE Kosova”, në Buletini i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë, 1983.

Jackson, J.; Abazi, A. et al. "Monitoring Polynuclear Aromatic Hydrocarbons at a Coal Gasification Facility", Los Alamos National Laboratory, 85-609 LAUR (Symposium on Polynuclear Aromatic Hydrocarbons in the Workplace), USA, 1984.

Abazi, A.: "The Lurgi Based Gasification Process Used in Kosovo", Yugoslavia, American Industrian Hygiene Conference, Las Vegas, USA, 1985.

Berisha, Sh.; Abazi, A.; Gyarfas, J.: "Error in Electrical Energy Measurement of Thyristor Controlled Loads", Proceedings of IMECO XI, Huston, USA, 1988.

Krasniqi, J.; Abazi, A.: “The Influence of Bent Electrode Angle in the Input of PVC Electrostatic Corona Motor", IV International Conference for Flectrostatics, Wroclav, 1990.

Limari, S.; Abazi, A.; Krasniqi, J.: "Një model i ndikimit të gjeneratorit sinkron në stabilitetin transient elektroenergjetik", Buletini i Fakultetit Teknik në Prishtinë, Prishtinë. 1989.

Abazi, A.; Hamiti, J.: “Krahasimi i karakteristikave transmetuese të linjave planare në domenin spectral”, në revista “Kërkime” nr.7, ASHAK, Prishtinë, 1999.

Abazi, A, Limari, S.; Ahma, L.: "Zhvillimi i Energejetikës së Kosovës në funksion të proceseve integruese rajonale”, në Kongresi Regjional UESH, Tiranë, 2000.

Henshaw, H.; Dika, Z.; Abazi, A.; Osmani, R.: "Teaching Observation: Does it Develop Teaching? Case Study from SEEU”, European Forum for Quatity Assurance, Budapest, 2008.

Abazi, A.; Dika, Z.; Kareva, V.; Henshaw, H.: "Enhancing the Quality of Higher Education Learning and Teaching- A Case Study from the South East European University”, Teacher Education Policy in Europe, Voice of Higher Education Institutions. Edited by Hadson, B. and Zgaga, P., UMEA University of UMEA, 2008.

Abazi, A.: "South East European University”, High Education Summit for Global Development, 29 April - 01 May, Washington, 2008.

Abazi, A.; Farington, D.: "A case study of organization and management of non-profit higher education in a multiethnic, multi-lingual environment". The EAIR Forum "Polishing the silver: are we really improving higher education”, Copenhagen, 2008.

Abazi, A.: "Challenges towards the new generation of universities-Balkan HR Institutions", Balkan Universities Rectors Conference, Isparta, 2008.

Abazi, A.: "South East European University", EUA Autumn Conference 2008, "Inclusive and Responsive Universities ensuring Europe's competitiveness" 23-25 October 2008, Rotterdam, 2008.

Abazi, A.: "Developing Systems of Quality Assurance at SEEU". Ambiguous Future: "The University in the Age of Globalization, Cultural Hybridization and Internet", Sofia, 2008.

Abazi, A.; Farrington, D.: "Organization and management of non-profit private higher education in a multi-ethnic, multi-lingual environment", Hawaii International Conference on Education, Official Conference Proceedings, pp. 1798-1806, Honolulu, Hawaii, 2009.

Abazi, A.; Farrington D.: "Organization and management of non-profit private higher education in a multi-ethnic, multi-lingual environment", US-China Education Review, 6, (10), (Serial No. 59), pp.  9-16, USA, 2009.

Ismaili M.; Abazi, A.; Srbinovski, M.: "Environmental Education for Sustainability in Macedonian High Schools: An analysis of new curriculum content", The 5th World Environmental Education Congress, Abstract book, Montreal, 2009.

Abazi, A.; Ismaili, M.; Srbinovski, M.: "Environmental Education in Macedonian national strategy for sustainable development: promise and prospect”, Asian Conference on education, Official Conference Proceedings, pp. 681-688, Osaka, Japan, 2009.

Abazi, A.; Ismaili, M.; Srbinovski, M.: "Public Awareness about Waste Turkish Management in the North-West Macedonia", International Symposium on engineering and architectural sciences of Balkan, Caucasus and Turkish Republic Suleyman Demirel University, Engineering and Architecture Turkey. Faculty Isparta, Vol. III, pp. 161-167, Turkey, 2009.

Abazi, A.: "South East European University”, 5th EUA Convention of European Higher Education Institutions: "Facing Global Challenges: European Strategies for Europe's Universities", 18-21 March 2009, Pragë, 2009.

Abazi, A.; Farrington, D.; Huisman, J.: "Globalisation, Internationalisation and Regionalisation” Higher Education Management and Development: compendium for managers (Eds.) Huisman, J.; Pausits, A.; Münster, New York, München, Berlin, Waxmann, pp. 39-50, 2010.

Abazi, A.: "Sustainable Energy Strategy of SEEU Campus" (Presentation), D’Appolonia - engineering consulting company, Genoa, Italy, 2011.

Abazi, A.: "Sustainable Energy Strategy (SES) for Small-scale Power Supply”, në 6th Balkan Communication Network Annual conference: Energy, Security and Human Development, Ohrid, 2011.

Popov, N.; Abazi, A.: "Perspectives on the Application of Nuclear Energy in the Republic of Macedonia: Syntetic Study for Needs, Benefits, and Possible Implications”, Macedonian Academy of Science and Arts, Shkup, 2012.

Abazi, A.: "Optimal Energy Sources in Kosovo for Electricity Production up to 2030", Kosova Academy of Science and Arts, Scientific Conference: Energetics and Environment for Sustainable Development, Prishtinë, 2013.

Fetaji, B.; Fetaji, M.; Abazi, A.; Ebibi, M.: "Educational Research Projects as New Form of Educational Methodology" in the edited book: "New Perspectives on Contemporary Educational Studies", Publisher EUSER, Italy, Romë, 2015.

Abazi, A.; Iljazi, I.: "Korekcija na faktorot na moznost i Evropskite standardi-Korrigjimi i faktorëve të mundësisë dhe standardet evropiane”, Macedonian Academy of Science and Arts, Shkup, 2018.

Tekste universitare

Abazi, A.; Kastrati, B.: "Përmbledhje detyrash të zgjedhura nga Elektromagnetika”, Botim ETMM i KSAK, Prishtinë, 1979.

Abazi, A.; Krasniqi, J.: "Materialet elektroteknike", Botim ETMM i KSAK, Prishtinë,1981 (ribotim 1994).

Abazi, A.; Ahma, L.; Sefa, R.: "Bazat e elektroteknikës-Përmbledhje detyrash", Prishtinë, 1999.

Abazi, A.; Ahma, L.: "Teoria e fushave elektromagnetike", Prishtinë, 2001. (ribotim 2003).

Shkrime të disa personaliteteve universitare për veprimtarinë arsimore dhe shkencore të Akademik prof. dr. Alajdin Abazit

1. Prof. dr. Ruzhdi Sefa do të shkruajë: Lista epunimeve shkencore, studimeve, kumtimeve shkencore dhe artikujve të hartuara dhe të zhvilluara nga Prof.  Dr. Abazi duke publikuar një ?umër të konsiderueshme të punimeve shkencore dhe tekste universitare nuk ka të përfunduar. Ai ka marrë pjesë në një numr të madh projektesh shkencore duke dhënë një kontribut të shquar në teorinë e fushës elektromagnetike por edhe me projektet e tij aplikative duke mbetur një shembull

Ku janë ndërthurur natyrshëm tiparet themelore të etikës profesionale dhe të një pedagogu bashkëkohor-modern. Pesha e viteve dhe barra e rëndë e ketyre angazhimeve nuk e kanë zbehur vitalitetin e tij intelektual dhe professional”.

2. Prof. dr. Ljupço Arsov do të shkruajë: “Hulumtimet e materialeve elektroteknike, elektromagnetika, matjet e madhësive elektrike, energjia elektrike, të botuara në revista ndërkombëtare dhe të paraqitura në konferenca ndërkombetare, lidhen jo vetëm me librin "Elektromagnetika, mnaterialet elektroteknike, energjia dhe mjedisi" por me shpirtin e tij hulumtues këmbëngulës dhe të palodhur. Akademik Alajdin Abazi percepton dhe hulumton çështje themelore në lëmin e elektroteknikës, për të cilat ende nuk ka përgiigje të kënaqshme, por edhe për probleme praktike nga matja e energjisë elektrike dhe energjetikës

3. Prof. Dr. Dennis Farrington, Kryetari i Bordit dhe Fondacionit të UEJL-së në një mesazh të veçantë do të shkruajë: “Profesor Abazi ishte rektor në 10 vitet e para, kështu që ndikimi i tij në rritjen dhe zhvillimin tonë ishte vendimtar. Ai vazhdon të punojë në fushat e tij shkencore si okademik në tre vende në rajon. Si kryetar i bordit, i vlerësoj shumë diskutimet që kam pasur dhe kam vazhduar me profesorin Abazi, të cilit unë i dëshiroj giithë të mirat në kontributin e tij të tanishëm dhe të ardhshëm për stabilizimin e sistemit universitar në Republikën e Maqedonisë..."

4. Prof. Dr. Zamir Dika, rektori i dytë i UEJL-së, shkroi: "Në themel të projekteve të mëdha, giithmonë qëndrojnë njerëz që angazhimin individual e “shtresojnë” në kujtesën kolektive. Profesor Alajdin Abazi do të mbetet në kujtesën e gjeneratave si një intelektual që përvojen e tij akademike dhe menaxhuese arriti ta sedimentojë në bazamentin e një institucioni që sot njihet si model i arsimit të lartë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon. Kështu, Profesor Abazi u kyç në projektin e Universitetit të Europës Juglindore që në fazën e themelimit të tij. Me siguri që një projekt kaq i rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe nuk do të kishte marrë këtë formë, pa involvimin në realizimin e idesë të një profesionisti të deshmuar dhe me përvoje në arsim…".

5. Akademik Ali Aliu, shkroi: "Akademik Alajdin Abazi: Shkencëtar dhe reformator që lë gjurmë. Profesor Alajdin Abazin e njoh që nga vitet e largëta 1970-80: pedagog i njohur, I shquar në Fakultetin e Shkencave Elektroteknike të Universitetit të Prishtinë. Pos profesor I njohur, Alajdin Abazi ka pasur poste dhe detyra të rëndësishme shkencore në institucionet energjetike dhe të resurseve të kësaj fushe në Kosovë. Nga afër Alajdin Abazin e kam njohur me themelimin e Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë, ku ai ishte njeë nga themeluesit e tij dhe rektori i parë. Edhe me vullnetin dhe mnirëkuptimin e tij, unë kisha k?naqësinë të jem i përfshirë në procesin arsimor të këtij institucioni...”.

6. Prof. dr. Aksenti Grnarov shkroi: "Profesorët universitar kanë mundësinë të ndryshojnë kursin e jetës së të diplomuarve, magjistrave, kandidatëve të doktoraturës dhe asistentëve. Gjigant?t, drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ndryshojnë rrjedhën e jetës jo vetëm të an?tarëve të fakultetit të tyre, por edhe të të g?ithë njerëzve të universitetit dhe madje edhe të anëtarëve të universiteteve të tjera. Madhësia e tyre është edhe më e madhe kur ata ndryshojnë mënyrën e jetesës së njerëzve në të gjithë vendin. Një gjigant, i tillë i cili ka lënë një shenjë të pashlyeshme në zhvillimin e UEJL-së dhe në zhvillimin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonis?, është Rektori i parë i UEJL-së.

7. Akademik Abdylmenaf Bexheti, për akademik prof. dr. Alajdin Abazin shkroi: "Ishte fati ynë, sërish në kohë dhe hapësirë, që të jemi në krah të Akad.Abazit kur sapo morri barrën për dizajnimin, krijimin, ndërtimin, drejtimin, deri në rritje e zhvillim të UEJL-it-një Institucion model i arsimit të lart përtej regjionit ngushtë. Personalisht unë, mbi 35 vjetë përvojë profesionale dhe akademike, nuk njohë njëprojekt tjetër me kaq impakt në përgjithësi dhe te shqiptaret në veçanti. Vragët e influenc?s që lenë një vepër janë barometri më i saktë për vlerën e saj…”.

Përfundim

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi përfaqëson një figurë të rëndësishme në fushën akademike dhe shkencore. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e shkencës teknike në rajon.

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në procesin mësimor: Hartimi i planeve dhe programeve mësimore, modernizimi i metodave të mësimdhënies, integrimi i praktikës me teorinë, mentorimi i studentëve npër punime të diplomave, masterit dhe doktoraturave.

Akademik prof. dr. Alajdin Abazi, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ka prezantuar punime dhe rezultate kërkimore-shkencore.

Akademik prof. dr. Aljdin Abazi, pëveç leksioneve të mbajtura me dekada në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Elektroteknikës, ka ligjëruar gjithashtu në Britaninë e Madhe në Universitetin e Uellsit Verior (Wales), në Universitetin IASI në Rumani dhe Universitetin e Tiranës, në fushën e formimit dhe përdorimit të elektreteve. Ka mbajtur leksione në Akademinë e Shkencave dhe Artieve në Kinë, në Universitetin West Virginia (SHBA), ka qenë i angazhuar në cilësinë e kandidatit të programit të mirënjohur të Fulbrajtit.

Akademik prof. dr. Aljdin Abazi, është autor dhe koautor i punimeve pofesionale dhe shkencore, ka koordinuar dhe bashkëpunuar në realizimin e një numri të konsiderueshëm të projekteve rajonale dhe ndërkombëtare.

Akademik prof. dr. Aljdin Abazi, ishte anëtari kryesor grupit për themelinin e Universitetit të Europës Juglindore (UEJL) në Tetov?, i cili paraqet një model të ri të një institucioni të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Në periudhën 2001-2010 ishte rektor i UEJL-ës. Prandai. një pjesë e punimeve shkencore të botuara në periudhën nga viti 2001 janë të orientuara në lëminë e arsimit tëlartë, por fushat e energjisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm, teoria e energjisë elektrike dhe cilësia e energjisë elektrike mbeten në qendër të interesit të hulumtimit të tij shkencor.

Akademik prof. dr. Aljdin Abazi, është anëtar i rregullt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve në Maqedoninë e Veriut, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave në Tiranë. Modestia, urtësia njerëzore, pervoja e krijuar, dijet e akumuluara, shkathtësia në njerën anë dhe intuita e perfeksionimi deri në detale, ekzaktësisht është atribut i akademikut të shkencave teknike në anën tjetër, dhe p?rb?jnë paradigmën e sukseseve të tij.

Bibliografia

Abazi, A.; Krasniqi, J.: "Materialet elektroteknike", Botim ETMM i KSAK, Prishtinë,1981 (ribotim 1994).

Abazi, A.; Ahma, L.: "Teoria e fushave elektromagnetike", Prishtinë, 2001. (ribotim 2003).

Alajdin Abazi: “PUNIME TË ZGJEDHURA I ELEKTROMAGNETIKA, MATERIALET ELEKTROTEKNIKE, ENERGJIA DHE MJEDISI”. Botues Akademia e Maqedonisë e Shkencave dhe e Arteve, Shkup, 2017.

Alajdin Abazi: “PUNIME TË ZGJEDHURA II ARSIMI I LARTË DHE UNIVERSITETI I TETOVËS JUGLINDORE (UEJL)”. Botues Akademia e Maqedonisë e Shkencave dhe e Arteve, Shkup, 2017.

Dokumentacion nga arkivi i FIEK në Prishtinë, 2025.

Admin