Florim Zeqa: Ngërçet politike nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin!
Ngërçet politike nuk po bëhen për të mbrojtur shtetin!

Pothuajse
shumica e politikanëve në Kosovë e kanë gojën plot demokraci, zhvillim
ekonomik, prosperitet dhe mirëqenje për qytetarët! Por, për shumicën prej tyre,
këto janë vetëm retorikë boshe dhe mashtrim për qytetarët!
Një popull i mirë nuk e meriton një
qeverisje të keqe
Në realitet politikanët e
papërgjegjshëm po e bëjnë të kundërtën, jo vetëm që nuk i kanë në plan të parë
hallet dhe problemet e qytetarëve (mërgimtarëve), i përdorin këta të fundit në
mënyrë abuzive vetëm për aspekte elektorale!
E
kam thënë në një shkrim autorial, po e përserisë edhe tani: "pa e dashur
atdheun nuk mund të bësh punë të mira për vendin!"
Kaq
e thjeshtë është kjo punë!
Përderisa
Atdheu dhe Kombi janë sikur Nëna, të patjetërsueshme, Shteti është ombrella
mbrojtëse e qytetarëve të ndershëm!
Përderisa
ligjet, përkatësisht sistemi i drejtësisë, që duhet të jetë i barartë për të
gjithë, edhe drejtuesit shtetëror duhet të jenë të përgjegjshëm dhe t'i
trajtojnë në mënyrë të barabart të gjithë qytetarët pavarësisht bindjeve
politike apo fetare.
Situata
aktuale e bllokimit të shtetit nga partitë politike po e dëshmon katërçipërisht
thënjen time të mësipërme!
Tashmë
e kanë kuptuar edhe 'zogjtë e mali' se bllokadat dhe ngërçet paszgjedhore nuk
po bëhen për të mbrojtur shtetin, por interesat personale dhe klanore të
partive politike!
Qytetarët
e zhgënjyer e kanë humbur besimin në klasën aktuale politike, ku gjithnjë e më
pak janë duke u bërë pjesë e proceseve zgjedhore!
Vetëm
në zgjedhjet e fundit, bojkoti ishte në rritje enorme në krahasim me daljen e
qytetarëve në zgjedhje!
Dalja
e vogël e qytetarëve në zgjedhje e zvogëlon legjitimitetin e qeverisjes së
vendit!
Rezultati
64:36 në favor të bojkotit të zgjedhjeve, e shtron nevojën imediate të ngjizjes
së një alternative të re politike!
Shkuarja
në zgjedhje pa një alternativë të re politike do ta ngrisë edhe më lartë
fitoren e bojkotit qytetar ndaj daljes në zgjedhje!
Një
popull i mirë siq jemi ne shqiptarët duhet të dëshmohemi në vepër se kemi
njerëz të mirë dhe të përgjegjshëm që ia duan të mirën Atdheut më shumë sesa
ambiciet e tyre personale.
Asnjë
subjekt politik, asnjë parti dhe asnjë liderë partiak nuk krahasohet me
shtetin. Qeveritë shkojnë e vijnë, partitë po ashtu, por shtetin duhet ta
ruajmë si sytë e ballit, ashtu siq kemi punuar dhe luftuar për shtet e jo për
pushtet! Ndryshimi vjen me njerëz të mirë dhe
të përgjegjshëm.
Florim Zeqa, analist politik i pavarur.


