Fërgim Demiri: Dashuri e pafund

18m më parë

DASHURI E PAFUND

(Fragment nga ditari i një

Gazetari në mëgrim)

NGA FËRGIM DEMIRI

“Mbi 10 mijë metra lartë je në qiell, dhe të rri një fytyrë para teje që se fshin dot nga truri e as nga zemra. Ajo, bën naze, por s’ju zemrova kurrë. Ëndërra ime e pavdekshme, të dua, s’të lë kurrë. Ti, linde në zemrën time, dhe në jetën time si një befasi, por jo dhe si rastësi. Edhe 1000 herë të më kontestosh, unë nuk do të heq dorë kurrë, dhe do qëndroj si burrë. Flakë më flakë, lëndo sa të duash, nuk hidhërohem me ty si mike. Sepse, të dua shumë”.

1. Ëndrra ime e pavdekshme

Para disa kohësh, jetonte një Gazetarë në një qytet të Shqipërisë Lindore. Ai, ishte qyteti i Folesë Kombëtare dhe Kulturore, dhe i historisë modern. Aty, ku u unifikua Alfabeti  i Gjuhes Shqipe. Ishte një person me një zemër të thellë, atdhedashës, hero i kohës. Njeriu i punës, dhe sakrificës së civilizimit jokorrekt, i cili jetonte për dashurinë, por besonte dhe në Zot. Jeta e tij ishte përplot me batica dhe zbatica. Ai, ishte pothuajse i vetmuar, i prerë në mendimet dhe vendimet që i merrte. Nuk kishte shum miqë, por kishte edhe armiqë. Sepse, ishte intelektual dhe i drejtë. Dihet, kishte më shum armiqë.

Ishte Boem dhe Artist, i lindur me bekime dhe dhunti Arti, por ishte dhe mjeshtër i vuajtjeve. E nëpërkëmbnin ata që u besonte, dhe bënte shume gjëra për ata. E tradhëtonin, dhe ai duronte. E shtynin dhe e rrihnin tradhëtarët për çështjen madhore të kombit shqiptar, siç e quante ai, dhe nuk dorëzohej aq lehtë. E hodhi dhe femra që ai e ngriti në këmbë atë dheAjo si dhuroi as një fije dashuri. Njeri i pafat edhe në rrafshin e dashurisë.

Ai, kishte shumë mallë për sende të vogëla, dhe gëzohej me pak si fëmijët. Ishte dhe kokëshkretë e këmbëngulës, dhe po e vendoste ta realizoi diçkain, ai shëndërrohej në çdogjë, dhe në hi e pluhur, që ta realizonte e arrinte qëllimin. Por, sa vinte koha e shkonte, ai humbaste gjithçka. E lëshuan dhe e larguan shokët, e torturuan dhe e maltertuan “miqtë”. Iu dhanë pas dhe këlyshët e politikës, policija sekrete bashkë me kriminelët e vendit, dhe në fund, deshtën tia merrnin dhe jetën. Vuante shumë i plagosur në zemer e në shpirtë nga dështimet në dashuri.

Ai, çmendej kur fillonte një lidhje të re, dhe si një Luan i plagosur, sillej vërdallë pas dashurisë së re, për mos ta humbur atë. Ishte tepër dhe si tip romantik, Boem i vërtetë, por dhe optimist i madh. Shpesh-herë deklaronte se shtylla e sigurtë e tij, është Zoti, pasi vazhdonte ai mëtutje, se vetëm ai nuk ia kishte kthy/er shpinen. Ishte dhe i moralshëm dhe etik. Bëheshte skandaloz dhe shqetsimtarë i vërtetë kur dikush nuk e kuptonte. Ishte tepër i sinqertë dhe punonte pa komplote dhe kapriçe. Dashuria, ishte strumbullari kryesorë i jetës së tijë. Çdo gjë jepte për dashurinë, dhe thonte, se: ajo vjen nga lartë ne Qiell. “Ajo, është ushqimi im frymorë. Po spate dashuri, nuk je askushi”, - deklaronte, dhe duke i fërkuar sytë, i shkonte nga një pikë loti.

Duke qënë mirë i ngarkuar me problemet e shumta, ai nuk nguronte të dashuroheshte, sepse nuk e kishte shijuar Gazetari mesmoshe, akoma nga ana tjetër Jeten. Shpesh-herë me ofshamje kuvendonte me miqtë e tij, thoshte: Shumë energji dhash për dashurinë, por nuk mu kthye as 1% -shi i sajë përsëgjalli.

Gazetari mesmoshë, para shum kohësh, duke gërryer nëpër internet, ishte njohtuar dhe miqësuar me një femër, e cila vetëm e kishte ngacmuar zemrën e tij. Por, kjo lidhje u përtri pas shumë kohësh, kur përsëri e njëjta i kish dalë në Facebook, në një faqe sociale të internetit, dhe atëherë ia kishte filluar Luftës erotike...!

Gazetari, në fillim kishte patur vetëm kontakte sipërfaqsore dhe miqësore, por S. S. -ja Ebardha si e quante ai, i kish folur fjalë shpresëdhënëse, dhe në zemrën e Gazetarit, kishte filluar të regjistrohej e të lëviste diçka. S. S. -ja, Ebardha ishte një shqiptare që kishte migruar për në Turqi viteve të ’90 -ta. E bukur, dhe e re ishte katandisur me të vëllanë dhe motrën e saj, duke ikur nga tmerri që kish ndodhur atë botë në Shqipëri.

Edhe ajo e pafat. Atje, i kishin ndodhur gjëra që ia kishin vështirsuar jetën. Ishte bukuroshe e vërtetë. Ishte Stiliste Mode, dhe artiste e çmuar. Gazetari, po çmendej nga kjo lidhje, dhe nga bukurija e saj, dhe e çmonte atë si një gurë i çmuar që e quante ai përqafe.

Një ditë, duke u strehuar Gazetari, nga kërcënimet që ia bënin armiqtë, në qytetin e vendlindjes së mamasë tij, Gazetarit i ndodhi diçka shumë e mirë, parashikim i Ditës Nesërme. Kur u zgjua nga gjumi, ishte si i habitur, por dhe i mbushur përplotë me dashuri në zemrën e tij sa një mal që kishte, dhe me të katërtat u nis drejt kafe-internetit për ta gjetur S. S. -ën, Ebardhën. Dhe, nga ky moment, lindi një dashuri aq e fuqishme në zemrën e Gazetarit, sa që u shkri si qiriri kur bëhet vaj mbi oxhak. S. S. -ja, Ebardha kishte përgaditur një koleksion fustanesh me Shqiponja të qëndisura për 100 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, dhe kur arriti në vendlindje, menjëherë kontaktoi Gazetarin, dhe bile ia besoi Ajo dhe numrin e telefonit celularë. Gazetari, po shkriheshte si qiriri në zjarr, dhe tretej si sheqeri në ujë nga gallantonizmi e dashuria që kishte ndaj S. S. -ës, Ebardhës. Ai, shkroi artikullin më të bukur për portretin e saj. Aty, e derdhi gjithë diturinë e zanatit të gazetarisë, dhe deklaronte se për këtë bukuri kisha tundë edhe Botën. Ajo, pra rrëmbeu zemrën e këtj Luani të plagosur.

Njeriu, me vuajtjet dhe sakrificat e kësaj Bote, megjithëse i lënduar rëndë, nuk nguronte kur ishte në pyetje një dashuri, e cila lindëte në zemrën e tij të plagosur. Ai, ishte në gjendje çdo gjë të sakrifikonte, që sa më shumë ta afronte atë, dhe ta bënte shok e mik, dhe ardhmëri për vete. S. S. Ebardha, ishte pak si çapkëne. Edhe ajo ishte tip si Gazetari. Ishte e dashur shumë. Dhe, kështu filloj Golgota e tij e thellë e dashurisë. Sipas të gjitha gjasave, ai atë natë e kishte ëndërruar S. S. -ën Ebardhën, dhe vetëm ai e din se çfarë kishte ndodhur. Sekret i madh i dashurisë, mund ta paramendosh. Që, atë ditë filloi lufta tek ai për ta përfituar një zemër të një femre për të cilën Gazetari nuk mund të zgjidhte fjalë, që të kontaktonte me të.

...

Një ditë, pas shumë peripecive që i pati, dhe kërcënimeve, ai vendosi ta lëshonte vendlindjen e tijë, dhe të katandiseshte nga këmbët – sytë. Kur Gazetarit i digjeshte zjarr nën këmbë, S. S. -ja Ebardha ishte udhërrëfysi dhe ylli i tij përyej Ditës Nesërme. Sepse, Gazetari ndante çdo gjë me të. Ai, për çdo ditë komunikonte me të përmes telefonit celularë. Ishte këmbëngulës. Gazetarit, i çmendur nga fuqija e dashurisë, dhe nga bukuria e saj, ajo situatë akoma më thellë e fuste në ujërat e dashurisë pa fund. E, S. S. -ja, Ebardha ia rrëkllente nganjëherë, dhe ky fillonte të tmerroheshte. Pinte masandej me miqtë, dhe rrënkonte thellë në zemrën e tij, kur ajo i bënte naze dashurie.

Sa çaste ëndrrash që kishte ky njeri. Rrëfente se ka shumë plane në jetën e tij, që do t’i realizonte, po të lidheshte me dashuri me S. S. -ën, Ebardhën. Ai, shpesh potenconte se ka një ëndërr të parealizuar në dashuri, dhe me ëndje ëndërronte një jetë të re pa shumë probleme dhe brenga. Thoshte, se ka dëshirë të kishte një lumturi me S. S. -ën, Ebardhën, me plotë çaste dashurie, që kjo do kurorëzoheshte masandej me një vajzë, pra dashurija e tyre. “Vajza do t’i ngjajë mamasë, - thoshte Gazetari, do jetë e bukur dhe e mençur si Ajo. Kurse, nga dituria do ti ngjaj babait të vet. Por nga kokneçsia, që të dyve”, - dhe qeshte nga gëzimi që ndiente në zemrën e tijë si të Luanit. Dy elemente për një jetë stabile në këtë Botë - shprehej ai, duke ofshamur me thellësi nga fuqija e dashurisë që i kishte vënë pusi pas porte. Por, ai ishte dhe një rrebel i cili ishte mbushur me trimëri, por dhe me strese. Çfarë nuk kishte përjetuar në jetë. Edhe problemet e shëndetit i kishte përballuar. Por i fortë si Feniksi, dhe kur i flisnje për dashurinë, ai të dëgjonte gojëhapur me vëmendje. Koha, e kishte kaluar si nëpër Sitë. I shoshitur mirë e mirë, por, i qëndrueshëm dhe në luftë me dashurinë.

1.    Arratisja

Ditët kur ndodhnin skandalet politike në vendin e tij, dhe iu çfaq rreziku me vdekje, ai nuk hoqi dorë nga dashuria. Deklaronte se në jetën e tij mbi të gjitha është me rëndësi, dashuria. Edhe në ato momente të vështira kur i turreshte vdekja përmbrapa, Gazetari, nuk hoqi dorë nga S. S. -ja, Ebardha. E quante me emra të ndryshëm magjestik e estetik si; Bleta, Shqiponja, Flutura, Yllëza, Engjëllesha me dritë, Trëndafil, Lule Vlore, etj. Vetëm asaj ia tregonte hallet se po kërcënoheshte, dhe po ndiqeshte nga armiqt e tij, e askujt tjetri. E ajo, e frikësuar për jetën e tij, i paraqiteshte në Netët e pagjumë, dhe i sygjeronte që të ikte nga ai vend. “Ikë sa më shpejtë, se nuk lozin ata me mjekrrat”, -i thoshte S. S. -ja, Ebardha, dhe e mbante vazhdimisht në kontakt.

Gazetari, tepër i shqetsuar, konsulltoi shefin e tij të redaksisë, shoqatën e gazetarve, dhe disa miqt e tij për këtë rrezik, dhe vendosi që ta lëshojë Vendlindjen. Mirëpo, S. S. -ja, Ebardha herë pas here i bënte dhe naze, dhe ky trulloseshte fare duke e hudhë dhe telefonin celularë të markës Kineze për toke. Por, çudi. Sa herë që e përplaste, ai nuk thyhej, e as dëmtohej. Dhe do thoshte kur fliste me miqtë, se çfarë çudirash bën dashuria. As telefonin se gjen gjë kur dashuron fortë.

Gazetari, me ndihmën e shokëve të vet të redaksisë, nga Shkupi, e kaloi kufirin, dhe doli në Kosovë. Atë natë fjeti në Prishtinë, në qytetin e Rinisë, siç e quante ai. Natën, para se të fluturonte me Aeroplan për në Evropë, për tu përmalluar me të kaluarën e tij, ai doli me shetitë në sheshin e Prishtinës, ashtu i lodhur dhe i rraskapitur, por edhe i stresuar të shetiste nëpër shetitoren e qytetit, thoshte në vete: Eh, ditët e lumtura të rinisë! Këtu më kaluan nëpër rrugët e këtij Kryeqyteti të Kosovës. Përmalloheshte me bisedat që kishte me librashitësit e rrugës, para hotelit “Grand”, për kohërat e shkuara me baltë të kuqe. Sepse, shokët e shoqet e klasës, as që i kishte parë ndonjëherë më në jetë. I shqetsuar tejmase, përsëri e mori telefonin e xhepit, dhe kërkoi S. S. -ën, Ebardhën. Por, ajo nuk ia hapi telefonin. U çmendë, dhe filloi të fliste me Vetveten, duke i thënë Vetes: I pa aftë, dhe humbës. Nuk pushonte dot duke u orvatur që ta merrte përsëri. I shkroi një tregim të tërë me anë të mesazhit përmes celularit, por ajo s’deshte të dëgjonte, as ta lexonte tregimin.

Të nesërmen u nis herët në mëngjes, dhe para se të hynte në Aeroplan, në Aeroportin e Prishtinës, shkruajti përsëri një mesazh S. S. – ës, Ebardhës: Zemër, unë nisem për në Stamboll nga Prishtina. Do të paraqitem nga Stambolli kur të mbërri. Mirpo, S. S. Ebardha, edhe kësaj rradhe nuk i hapi telefonin, e as ia këtheu mesazhin. Gjatë fluturimit, ishte i emocionuar shumë, por dhe i trishtuar, për të afërmit e vet se si i la në Atdhe. Për nënën që e kishte rritur. Për të panjohurën që e priste. Por, më shumë për të dashurën e tijë S. S. -ën, Ebardhën. Çfarë problemi ka kjo femër, - pyeste Veten Gazetari, që po më tërheq dhe po më çmend kaq shumë?!

Kur arriti në portin ajror të Stambollit, u rrotullua nëpër Aeroport, dhe iu kujtua S. S. -ja, Ebardha, dhe përsëri filloi ta kërkonte. Por ajo, këmbëngulse. Nuk ia hapte telefonin. Iu sulë telefonit, dhe përsëri i shkroi një mesazh: Luani, doli nga kafazi, për ta shpëtuar dhe gjetur Luaneshën e vet. U nisa për në Evropë. Por, ajo ishte akoma e ftohtë, dhe nuk i besoheshte se Gazetari kishte dalë andej maleve.

3.Gazetari emigrant...

Gazetari, arriti në një qendër Evropjane. Pasi zbriti nga Aeroplani, miqtë e tij dhe shokët e paisën me kartela telefonike, evropjane. Dhe, sa e vuri kartelën e re, mori guximin ai Luan i plagosur, dhe iu paraqitë S. S. -ës Ebardhës. Asaj, nuk iu besua në fillim. Por, kur pa numrin e Evropës, diçka i foli, dhe e hapi telefonin e saj: Urime zotëri. Më vjen mirë që mbrrite shëndosh e gjallë atje, në Evropë. Gazetari emigrant u mburr dhe u gëzua shumë. Pastaj filluan ditëve me rradhë bisedat bindëse, për çdo ditë nga dy a tri herë radhasi, që më vonë të shtoheshin dhe nga 10 herë në ditë. Gazetari, tani emigrant, u paraqitë dhe u vendos në kampin e refugjatëve në Mondal afër Geteborgut i quajtur si Kollored.

Ditët në mërzi i kalonte në biseda të gjata me S. S. -ën Ebardhën, e cila filloi ta kërkonte edhe nga10 herë në ditë Gazetarin emigrant në telefon. Ajo, i tregonte diçka që t’ia hiqte mërzinë, dhe ta largonte nga mërzia, por ai ishte i dashuruar thellë dhe rëndë, dhe priste nga ajo fjalë kthyese, si p.sh. “zemër”, “shpirtë”, siç i drejtoheshte ky. Por, ajo nuk i tha kurr kështu. Nuk dorëzoheshte akoma. Femër e rëndë, pohonte Gazetari. Biles, që ta largonte, Ajo i shkruante mesazhe në telefon si p.sh.: Unë do martohem për një Turk pasanik, sepse humba gjithçka këtu në Shqipëri”. E, ai tërboheshte dhe aq, kur kjo ia kthente me naze.

Ashtu një ditë, pas nja tri javësh, kur doli nga kazamati i “Kolleredit”, i ra në dorë dhe interneti, dhe e luti S. S. -ën Ebardhën, që të dilte në Skajp, që ta shikonte dhe të përmalloheshte me të. Përderisa kalonin ato ditë në kampin e refugjatëve, S. S.j -a Ebardha, kur i paraqiteshte në telefon, herë e gëzonte, e herë ia idhtonte fare jetën me deklaratën se, do ikte të martoheshte për në Turqi. Ajo, e pyeste dhe donte të dijë gjithçka për Gazetarin emigrant. Ai, vazhdimisht i pohonte se gjithëçka në jetën e tij, është Ajo, dhe se nuk ka asnjë sekret para saj.

Dhe ashtu, një ditë kur i ra në dorë interneti, sa doli nga Kazamati i Mondalit në Kollered, dhe e luti S. S. -ën, Ebardhën të dilte në Skajp. Dëshira e tij ishte të dashurën e vet që ta shihte përmes kamerës, dhe të fliste me të. Çfarë gëzimi. Ishte një çmenduri për të, që për herë të parë shihte përmes kamerës femrën që e deshte aq shumë. Ajo, me naze. Përsëri ia përmendi me mesazh atë martesën e Turqisë. Gazetari u çmend, u bë hi. Mori telefonin dhe shkroi mesazhin më të gjatë e më të bukur deri atëherë. Nuk e pati lehtë as S. S. -ja Ebardha, ma merr mendja, dhe iu paraqitë Gazetarit emigrant. E, Gazetari qau nga zemra. I erdhi një klithmë dhe i tha: Unë të dua shumë, dhe nuk mund ta ndalë dashurinë që kam në zemër e shpirtin tim. Nuk mund të të ndaj me askend e kupton ti. Martohu ti, edhe unë dola ta gjej një Svede Bjonde, por e ftohtë për mua. Nuk më tërheq mishi, a e kupton ti?! Do martohem dhe unë. Por dashuria për ty, kurr nuk do pushojë në zemrën time. Do vazhdoj deri sa të vdes unë.

Qau në vete edhe S. S. -ja Ebardha. Por, para Gazetarit emigrant, se bëri veten. Kur ashtu, ti njëherë patjetër të vish në Shqipëri të shikohemi e të merremi vesh, sepse edhe unë të dua ty”, - iu përgjigjë S. S. -ja, Ebardha.

Pas disa kontaktesh, e dëshpëruar nga mospërfillja nga ana e shqiptarve, përsëri i tha me

nazet për Turkun. Por, ky Luan i pakapërcyeshëm, dinte shum fjalë të bukura estetike, dhe përsëri i përdori ato si armë artistike. S. S. -ja Ebardha, u zbutë, dhe kur biseduan i tha: Pse mërzitesh aq shumë? Gazetari iu përgjigjë: Sepse, të dua shumë.

...

Bisedat, gjatë kohës së qëndrimit në kampin e migracionit, të gazetarit emigrant dhe S. S -së Ebardhës, ishin shumë shqetsuse, e kurrë me gaz e të gëzueshme. Ajo, e pyeste Gazetarin emigrant për disa hollësi të jetës së tij, e ky nuk nguronte t’i tregonte të vërtetën. Ajo, deshi të dinte shumë për gazetarin, mirëpo ai nuk çante mendjen se çfarë të kaluar kishte S. S. -ja Ebardha, edhe pse atë mund ta zbulonte nga shumë burime që i kishte ai anekënd Botës. E interesonte vetëm dashuria. Ai, luteshte për çdo mbrëmje dhe mëngjes para Zotit për nevojat e veta, por, edhe për S. S. -ën, Ebardhën.

O Zot, - i drejtoheshte ai, të lutem, preke zemrën e S. S. -ës Ebardhës, dhe mbushe me dashuri. Jepi paqë dhe mirësi në jetë, dhe hiqja ato shqetsime që i ka! Por, Ajo nga nazet që kishte, ia zinte për të madhe Gazetarit emigrant, sepse ai i shkruante lutjet në murin e FB -ës.

S. S. -ja Ebardha, ishte një femër shum e bukur. Kishte vija të bukura trupore, dhe i ngjante një trëndafili me vesë. Sidomos, kur i shikonte Gazetari emigrant fotografitë e saja nga rinija e deri sot, që kishte vendosur ajo në profilin e saj në FB, ai frymëzoheshte me copëz të re fryme të dashurisë. Tensioni i gjakut i shkonzte mbi 200 -dë, dhe dukeshte sikur do fluturonte. S. S. -ja Ebardha, kishte kaluar edhe ajo një jetë me stuhira të ndryshme. Ishte lodhur sikur dukeshte nga jeta, dhe nuk krijonte lidhje dashurie, e as u besonte me fjalëve të njerzëve,më dot Sot. Ishte si një Princeshë, si Mjellmë e vërtetë. Syri i vlente më shumë se sa një gurë i çmuar. Por, ajo ishte e tëra e vlefshme. Gazetari, dinte se me çfaër ballafaqoheshte. Por, ishte i fortë në bindjet e veta, kur e mashtronin fare Sotekësajdite.

Përderisa, thelloheshte ky kontakt, Gazetari kishte ëndje të shkruaj për atë Pëllumbeshë artikuj artistik. S. S. -ja Ebardha ishte e emocionuar nga shkrimet e tia, dhe u gëzua shumë për këto vepra të Gazetarit emigrant. Ajo, më vonë kishte shkruar dhe një opinion, dhe Gazetari u hodhë në ndihmë për tia rregulluar tekstin, dhe e luti redaksinë që të botoheshte. Gazetari, sa shkonte koha, ai edhe më shumë e më shumë thellohej në dashurinë që linte tek ai për S. S. -ën Ebardhën. S. S. -ja Ebardha ishte një femër tipike, dhe klasike. Ishte mahnitëse dhe shpresdhënëse për në të ardhmen. Përtej, Ditës Nesërme.

Në një rast, kur këmbente kontakte në Chat të FB-ës, u shpreh se: sa të forcohem pak unë, nuk të lë ty. Do kem Ateljen time, dhe unë do punoj me stilime, e ti do shkruash. Kam nevojë për një dorë mashkulli, që do të jetë pranë meje”, - u shpreh Ajo, dhe Gazetari u çmend për momentin, edhe aq më shumë u zhytë në dashuri. S. S. -ja Ebardha kishte dëshirë të ishte qendra e vëmendjes. Ajo, filloi ta rrotullonte Gazetarin rreth gishtit, duke e rrotulluar vërdallë me ato lojërat e saja të dashurisë. Gazetari emigrant ishte i fascinuar kur ajo e kërkonte, dhe në biseda të gjata, ky harxhonte lekët për ta mbushur telefonin me kredi. Dhe, në mes bisedash të gjata, ajo ia

parashtronte nga një pyetje Gazetarit emigrat: “Sa fëmijë i ke”?

Gazetari emigrant, pa menduar shumë, i tregonte se sa fëmijë i ka, dhe të cilës moshe janë

ato. S. S. -ja Ebardha shpesh herë zemërohej me Gazetarin emigrant, dhe pas një kohe të shkurtër, ata, përsëri pajtoheshin. Ishte ky një vrullë zënkash dashurie mes dy artistëve të mëdhenj. Ajo, lozonjare, e ky Boem i vërtetë, që bëheshte pluhur para këmbëve të saj, mu si te poezia e Naim Frashërit: Baltë e pluhur do të bëhem, të më shkelë këmbë e saj!

Gazetari emigrant, kurr nuk u zemrua me të. Ai, vdiste pomos e dëgjonte të paktën një herë

në ditë. S.S. -ja Ebardha, gjithmonë e qortonte dhe i thoshte se është realiste, e ky e duronte. Thoshte me miqtë dhe shokët e tij, se: edhe po të vdiste, do e ngrinte S. S. -ën Ebardha edhe nga varri. Bile, shkroi dhe kompozoi një këngë me një refren të çuditshëm:

Ëndërrat e mia, mbushur me lloj zjarri,

vazhdimisht një dritë po më ndjek.

Edhe unë në vdeksha, do më nxjerr nga varri,

Ebardha ime Pëllumbeshë…

Dhe pasi e gjeti dhe melodinë, një ditë përmes Skajpit kur bisedonin, ia këndoi, dhe S. S. -ja, Ebardha e pëlequ shumë këngën.

S. S. -ja Ebardha, edhe pse kishte zënka të shpeshta me Gazetarin emigrant, por kurrë nuk hezitonte të dilte në Skajp, kur Gazetari emigrant i thonte: Bleta, dilë pak ne Skajp, se më ka marr malli shumë! E Gazetari emigrant mbushej me gëzim, dhe i qeshte fytyra ditë me rradhë. Ata, flisnin për shumë gjëra. Gazetari emigrant, tretej kur e shikonte, dhe shprehte kënaqsitë nga bukurija e sajë, duke u çmallur me fjalët:  O syri i bukur, floku yt i bukur. U kënaqa”, - i thonte ai përmes kamerës të laptopit.

S. S. -ja Ebardha fliste në të shumtën e rasteve në gjuhën turke. Gazetari emigrant, jo që nuk e fliste dhe kuptonte turqishten, por shpesh ia zinte për të madhe, pse i fliste në gjuhë të huaj. E ajo kishte një arsye, që kur fliste nga internet-kafeja, të mos e kuptonin se çka flet ajo, dhe me kë flet. Në bisedat më të hershme, kur S. S. -ja Ebardha akoma ishte në Stamboll të Turqisë, Gazetari emigrant e pyeste se, nëse do kish shkuar në Stamboll, ku do ishin takuar, e ajo iu përgjigjë: se do dilnin në takim në restorantet dhe lokalet të qeta pranë Bosforit, tek Ura e Gallatës. Aty është qetë, dhe ka ambient për të biseduar, - i fliste S. S. -ja Ebardha.

I kujtoheshin këto biseda të gjata në FB Gazetarit emigrant, dhe ndizej akoma kur shikonte

fotografitë e saja të mëhershme, dhe pëshpëriste me veten; Si s’të takova mi Engjëll më herët? Më ke kaluar para hundësh, e unë s’të kam hetuar”.

Gazetarit emigrant fillonin e po i zbardheshin dhe flokët, jo nga mosha që kishte, por nga problemet që e kishin shtërnguar fortë në jetën e tij. Por, në zemër ndihej i ri dhe i pashëm, dhe nuk dorzohej asesi. Ishte i tëri gëzim dhe energji kur mendonte për S. S. -ja Ebardhën. Dhe, gëzohej si një fëmijë, dhe falenderonte Zotin, e i fliste: O Zot, nga ma solle kët bukuri, kët trëndafil, - që më vonë do t’i dalin me gjëmba.

Ai, përderisa banonte në Mondal te shoku i tij, për çdo ditë duke shkuar rrugës për në qendër të Mondalit, i luteshte Zotit që mos ia largonte S. S. -ën, Ebardhën nga jeta e tij. Uleshte në ulëset e Parkut të Mondalit, dhe mendonte dhe ëndërronte se si do ti planifikonte gjërat në jetë me S. S. ën- Ebardhën. Bënte plane, në cilën lagje të Geteborgut, apo në cilën qytet të Suedisë do jetonte. Plane bënte dhe për S. S. Ebardhën se, ku mund të punonte ajo këtu, dhe shpesh kur flisnin me telefon i thoshte, se ka vende për profesionin e saj. Aq shumë ishte i preokupuar me të, sa që i fotografonte dhe vitrinat e Dyqaneve ku ishin ekspozuar modelet e tekstilit që praktikoheshin në Suedi. Dëshironte që çdo gjë t’i dhuronte. Ishte gati të bënte të pamundurën për të. Edhe jetën e rrezikonte, kur S. S. ja Ebardha i thoshte se e bezdisin me numra të fshirë nëpërmes telefonit. Ajo, i ankoheshte për personat që kanë dashur të futeshin në jetën e saj, e ky nervozohej dhe i përgjigjej S. S. -ës Ebardhës: Do vij me një ordi atje. Gjithë ushtarët e luftës i kam këtu në Evropë. Do bëj namin moj, ti e ke të qartë”, - i fliste asaj. Kurse ajo e këshillonte: jo, jo, ska nevojë për ato punë.

Gazetari emigrant kur ishte i dëshpëruar, zemërohej pse nuk e kuptonte S. S. -ën Ebardha, sepse i lozte ndonjëherë Ajo, dhe me fjalë lozonjare i fliste, jo çfarë do bësh ti kur do martohem unë, jo do marr një pasanik Turk, dhe ky fillonte të tmerroseshte deri në skajshmëri, dhe i përgjigjeshte S. S. Ebardhës: Ti, do martohesh, e unë do mbetem ashtu si bredhacak nëpër rrugët e Evropës, do vazhdoj të shkruaj, do filloj të pi, do sëmurem, dhe do më shpiejnë në Sanatorium. Atje, do më japin ca kujdestare të reja, dhe kështu do mbarojë me mua si gazetar. E ajo iu përgjigjë menjëherë: Pse të shkosh në Sanatorium?! Çfarë do atje? Eja këtu, në Turqi! Do të gatuaj buk të gryntë me gjalpë, dhe do të kalojë.

S. S. -ja Ebardha, edhe pse më vonë i mohonte fjalët e saja, i fliste për shumë gjëra të bukura. Në një rast, i kishte kumtuar Gazetarit emigrant, se po të forcoheshte, ajo do vinte tek ai,

dhe Gazetari emigrant mendjemprehtë, mbante mend dhe i ruante deklaratat e saja. Miqëve, u tregonte dhe thoshte, se: këto janë kujtimet më të shtrejta në Botë që i kishte ai.

Ai, para se të vinte në emigrim, shpesh rrinte me miqtë e tij në Veropulos kafeterinë në Manastir, dhe pranë çështjes së politikës, bisedonte me miqtë dhe për S. S. ën Ebardhën, se: si e kishte njohtuar atë, dhe si kishte lindur një dashuri shumë e fortë brenda tij për S. S. -ën Ebardhën. Gazetari emigrant kishte përjetuar një çthurje në dashuri gjatë gjithë periudhave së jetës së tij, dhe gjurmonte e gjurmonte, por, se gjente dot të vërtetën Dashuri. Edhe kjo ia rrëkllente punët herë pas here. Dhe, ky sa kishte dashuri, aq dhe shprehte dyshim në të. Si kalonin ditët në emigracion, gazetari emigrant aq më tepër mërzitej, por dhe njohtoheshte me njerëz të rinjë, shoqëri, që filluan ta rrespektonte si një intelektual dhe njeri të besimit.

Pasoi periudha më e rëndë e qëndrimit të tij në emigracion. Një shok, dhe miku i tij nga Bullgariia, ku edhe banonte përkohësisht, e mashtroi dhe e përgënjeshtroi fortë atë. Miqtë, motrat dhe vëllezërit në besim i kishin mbëledhur 1.000 euro ndihmë, dhe ia kishin dërguar pas tij, por ai ia kishte harxhuar të gjitha paratë, dhe ky nga mërziia, përjetoi çthurje shpirtërore dhe nervore. U sëmurë aq rëndë sa që përjetoj infrakt të zemrës nga strese të grumbulluara. Gazetari emigrant ishte një person, sa nervoz, aq dhe i qetë dhe jokonfliktuoz. Ai, u largua nga bullgari pa i thënë gjë për paratë e harxhuara. Vetëm, se: i shkroi në një letër dhe ia la në tavolinë, që t’ia bënte gati paratë  t’ia këthej një ditë.

Gazetari emigrant i paraqiteshte S. S. ës Ebardhës, si çdo herë dhe i tregonte për të gjitha, e ajo, në fillim e inkurajonte me fjalët: lërja kët ponë Zotit! Mo i thuaj gjë borxhliut , se: ta paska paguar borxhin dhe qëndrimin që ke ndejtur tek ai.

U lodhë shumë Gazetari emigrant nga kjo situatë, dhe më 2 gusht, ai lëshoi banesën ku rrinte, dhe u kthye përsëri në byronë e migrimit Suedez në Kollored. Ata, as nuk pritën një ditë të kalonte, por që të nesërmen, me automatizëm e transferuan në një qytezë larg Geteborgut rreth 200 kilometra, i quajtur Mellerud.

Aty, filloj një Golgotë e re e tij. E futën në apartament me 6 persona të tjerë nga ish republikat Sovjetike, Ruso-kaukaze si në Kazamat. Aty, nuk hasi as në miqësi, e as në mirëpritje. Ishte një ambient i papastërsisë dhe rrëmujës së zhurmës. E, Gazetari emigrant, edhe ashtu i lodhur, i sëmurë dhe i stresuar, përjetoi lodhjet psiqike që i kishte përjetuar në shtetin e vet të “përbaahkët” nga vinte me vite. S. S. ja Ebardha, një kohë, para të fundit, Gazetarin emigrant filloi ta mbaj në distancë. E largonte me qëllim, sepse, ajo kishte vendosur siç duket lidhje të reja me tjetërkend. Dhe Gazetari, ashtu i lodhur, i sëmurë dhe i rraskapitur, paraqiteshte, por ajo filloi të mos ia hapte më edhe telefonin.

Edhe në shumë kontakte të mëhershme, S. S. ja Ebardha ia prishte ambientin duke i shkruar çmendurira, dhe ky çfryhej duke mallkuar veten se sa pa fat që është në jetë. Përsëri, e kërkonte Zotin, dhe në lutje fliste: O Zot. Ti ma jep gjithë këtë dashuri që është mbjellë në mua. Më thuaj, pse skam fat, dhe pse nuk gjen vend kjo dashuri në zemrën e sajë? Por, në mellerud, ai s’duroi. Përaqafoi dhe një goditje në zemrën e tij. Ra një natë nga shtrati ashtu me ritmi të shpejtuar, dhe u nxi fare në fyryrë. Sishte në vete dy ditë të plota. Pas dy ditësh, shkoi te mjeku i praktikës së përgjithshme, dhe kur e panë ata se ai ka pësuar goditje në zemër?! Sepse, tensioni i gjakut nuk i zbriste dhe i qëndronte 200, thirrën ndihmën e shpejtë dhe e transferuan në Spitalin e afërm të Trolletanit. Pasi ia kishin bërë analizat, ata ashtu me dhimbje në gjoks e kishin lëshuar, dhe ai i pakënaqur nga trajtimi i ulët,  ishte nisur për në Geteborg te mjeku i tij ku dhe ishte parësishtë i regjistruar si pacient.

Edhe në Geteborg përjetoi një Golgotë të vështirë, duke vrapuar nëpër klinikat e Mondalit, ku i gjetën rritjen e yndyrave, transllaminateve dhe glikozit në gjak. Pastaj, dhe Tomografia e zemrës nuk i doli mirë. Pasi e mbaroi këtë punë, ai përsëri u detyrua nga migracioni Suedes të ktheheshte në Mellerud. Ishte nata e tmerrit dhe vuajtjeve pastaj. Gjatë rrugës me tren duke udhëtuar, Gazetari iu paraqitë S. S. -ës Ebardha, dhe ajo rastësishtë e hapi telefonin. Nuk e pyeti Ajo se në çfarë gjendje ishte, por asaj i dhimbëte ajo se: ky gjoja e kishte

ofenduar me në ndonjë mesazh.

Gazetari Emigrant i foli si përherë dhe i tregoi se ktheheshte, e ajo i tha:  Po mir bëre, - duke menduar se po ktheheshte në Atdhe. Por, gazetari ia sqaroi se bëheshte fjalë për kthim në Mellerud. Dhe, jo në Atdhe. Ajo përsëri për interesin, dhe i tha: Epo mirë de. Do durosh pak, dhe do marrësh leje qëndrimi në Evropë.

Ajo, e pasinqertë me Gazetarin emigrant i cili shkriheshte dhe vdiste për të nga dashuria që e kishte, edhe atë ditë sa ishte në Kollored para se ta transferonin nuk ia hapte telefonin. Por, aty nga mesdita ia hapi. Gazetari emigrant duke shtëtitur dhe duke qarë nga mërzia që kishte, mu atyre rrugëve nga ku mëparë para dy muajve i fliste për çdo ditë dhe nga 10 herë në ditë nga ndonjëherë, S. S. -ës Ebardhës, më s’deshte të dëgjonte se kishte filluar një lidhje të re në vendlindje që si doli më vonë për të mirë dhe kalkulonte dhe me Turkun në Stamboll që kish pas lidhje më pare deashurie. Ia hapi disi telefonin celularë, por me plot gjykime. Mirë e ke, - i tha. E ky me lotë në sy i fliste sikur më parë që ta kuptonte Ajo, por Ajo më sdeshte të dëgjonte dhe i thonte: Ti je një person i dështuar.

Gazetari emigrant, njeri me shpirtë dhe zemër të gjërë nuk ndaheshte lehtë nga ky investim në dashuri, dhe përsëri nuk i zemëroheste.

4.Shkëputja e lidhjeve

Gazetari emigrant, kishte shumë shqetsime dhe zjarr në zemrën e tij nga kjo dashuri. Erdhi në situatë të vështirë që të sëmureshte. Dëshironte, ai t’i këndojë, të krijonte diçka për të, t’i ndihmonte Përtej Ditës Nesërme. Gazetari emigrant ishte dhe kompozitor e kantautorë, dhe nuk pritonte të shkruaj vargje këngësh në përkushtim për S. S. -ën Ebardhën. Një nga ato tekste ishte dhe kënga që e kishte shkruar ai vetë:

Më thuaj të dua, ti je për mua,

mos më lë më të qaj,

veç për sytë e tu jam duke lënguar,

mos më bëj të mbytem në vajë”!

Dhe i thoshte vetes me këto fjalë: Edhe njëmijë herë të më mohosh, unë prap do të dua.!

...

Por, punët morën teposhtëzën. Natën, që Gazetari emigrant fjeti jashtë në Natyrë, aty nga ora 23 iu paraqitë S. S. -ës Ebardhës për herë të fundit, se ajo nuk ia hapi më telefonin, i tregoi se dikush ia kishte zënë edhe dhomën, edhe krevatin, e ajo si e trullosur i foli turqishtë, e s’diti as vet se çfarë i tha. Ajo, atë natë ishte në rrugë, mesiguri për në Stamboll. Sepse, më Gazetari emigrant se gjente të hapur telefonin e saj nga Shqipërija fare.

Prishja e lidhjes nuk filloi këtë natë, por qysh më datë 15 gusht, kur S. S. -ja Ebardha s’ hapte më telefon në zilet e Gazetarit emigrant. Nuk hapte telefon, sepse kishte vënë një lidhje të re, dhe ajo sikur ia fshihte këto sende, por Gazetari emigrant kishte aq lidhje të forta edhe në Shqipëri, sa që i merrte vesh punët shpejt. Dhe kështu filloi ndarja e lidhjes më të zjarrtë në historinë e dashurisë tek Shqiptarët për këto kohrat e reja.

Të nesërmen, pasi kishte mbushur me kredi telefonin S. S. -ja Ebardha, iu qep me mesazhe fyese Gazetarit emigrant, duke e quajtur me fjalët më të liga e të fëlliqura, e ky u befasua dhe u çuditë, si mundet një artiste dhe stiliste të shpreheshte në atë mënyrë. Ajo, S. S. -ja Ebardha pra, i kishte dërguar një mesazh të gjatë me ofendime plotë, ku i thoshte: Ti je psikopat dhe i çmendur. ta dija unë, s’ta jepja numrin e telefonit. Unë kam faj që ta dhash. Unë të kam thënë ty ashtu. Po të desha të martohesha, do kisha marrë një të ri, e jo babaplak si ti me thinja. Ti, paske qenë psikopat. Ku me ditë se çfarë vuajtje paska patur shoqja jote e mëparshme me ty. Prandaj ta paska dhënë shqelmin, dhe të ka lënë. Mos më shkruaj më budallallëqe, se nuk dua të të shikoj as me sy më!

Kjo femër, edhe pse i thoshte kështu Gazetarit emigrant që e deshte shumë, edhe për telefonin që ia kishte dhënë, harronte se përsëri po ia jep numrin nga Turqia, nga dhe ia shkrouante këto mesazhe. E, Gazetari i trishtuar, kur lexoi këto fjalë, i erdhën lotë në sy, dhe qau nga zemra e tij e lodhur dhe e sëmurë, edhe ia këtheu mesazhin: Këtë mesazh po ta shkruaj me lotë në sy. Lamtumirë, e paharruara ime! Shko, vizito sa më shpejtë psikiatrinë! Ndihmë, kërko atje ku ke shkuar, se: ti je çthurur nga trutë. Falemnderit shumë për ofendimet që mi the. Unë me plotë dashuri ty, ti me vnerë mua. Unë ta jap të gjithë energjinë time që kam në kët zemër të plagosur, e ti po më mbjell gjëmba në të.

Pastaj, më vonë iu kujtua Gazetarit emigrant se çfarë kishte thënë për punën e pleqërisë, dhe flokëve të thinjura. Dhe, ai shumë u prek edhe për këtë, dhe ia ktheu menjëherë përgjigjen me mesazh: Kujt i thua plak ti, mua?! Nuk jam plak unë se i kam flokët e thinjura. Jam në moshën më të mirë. Ecë! Ecë, ta provosh njëherë plakun. Nuk shahet Kali që si ke hipur, se: nuk mund ta dish se çfarë vrapi ka ai. Eja, dhe do e nisim menjëherë, se delë një vajzë e bukur si mami. Sepse, edhe ashtu djemtë më kanë ardhur në majë të hundës. Ti, nuk je e vetëdijshme moj. Po të mos i prishje lidhjet, ti do kishe aritur diçka. Ta kishe gjetur ndonjë të ri, e kishe gjetur deri më tani. Por mos harro, se: edhe ti i ke 36 vite të plota, dhe se të rinjtë i kërkojnë të rejat. Ti, nuk mund ti mbajsh lidhjet me askënd, se ke probleme me vetëveten. Veç unë të toleroj dhe të duroj ty si psikopate përtej kufiri.

Dhe, dialogu përmes mesazheve vazhdon me kulminacionin. Gazetari emigrant, përsëri i përgjigjet: ti, nuk je e vetëdishme se çfarë benifite kanë femrat këtu në Evropë. Po të lidësh këtu fëmijë, me automatizëm do merrnje lejeqëndrimin për shkak të foshnjës. Para meje pra. Do jetonim si mbretër. Do na jepnin për shkak të fëmijës edhe banesë. Unë, kurdoqoftë do marr lejeqëndrimin këtu, dhe do rregulloja që të vije edhe ti. Por ti, çdo gjë shkatrrove. Tani, rrofshin Suedezet, se: edhe ato janë femra, e kanë çfarë ke dhe ti. Me ta, të paktën do e marr lejeqëndrimin më shpejt, se po më hapet kështu rruga.

S. S. -ja Ebardha, përsëri me ofendime përmes SMS -së. Dhe, gazetari emigrant i tha, se: kur do shkruaj ajo diçka dhe ky do e botojë, dhe nga inati do kafshojë bishtin Ajo. Dhe, mos harro, - i tha ai, se: unë akoma jam Gazetarë, dhe mos u ngatrro me ata! Ajo, përsëri i shkruajti, se: nuk i intereson asgjë se, çfarë do shkruante Gazetari. Por ai, nga që e deshi dhe e dashuronte shumë, përsëri me lotë në sy, mbase nuk ia hapte telefonin më, i shkruajti: Ti lëmë këto zënka të pakuptimta se, nuk jemi hasëm. Unë po vazhdoj të të dua shumë!... Por, ajo përsëri e quajti me mesazh të ri si adoleshent.

Nga që u shkruan aq mesazhe, telefoni Kinez i Gazetarit emigrant u prish dhe u dogj. Para se ta hidhte, i shkruajti edhe një mesazh, dhe i tha: Ma mallkove celularin, dhe ai udogjë. Por, më përgjigjëje nuk iu këthye.

Gazetari emigrant, pas kësaj situate, vuante shumë. Qante aq shumë për dashurinë e humbur, sa që plotë një javë as hëngëri, as fjeti si duhet. Për çdo ditë në mëngjes, kur zgjohej e kaplonte vaji, dhe niseshte rrugës pranë kampit afër një liqeni, ku lutej me orë të tëra drejtë Zotit. Fliste me Të dhe e pyeste: Ndoshta, o Zot se meritoja dashurinë e saj?! Rrënkonte dhe qante, edhe fliste me vetëveten: Jeta, është ferr pa dashuri.

Pason periudha e heshtjes së telefonave. Ska më mesazhe, e as paraqitje në mëngjes, e as në drekë, e as në mbrëmje si zakonisht që ndodhëte. Humbin kontaktet fare. Gazetari emigrant, disa herë pas kohe tentonte të vendoste lidhje të sërishme me S. S. -ën Ebardhën, por ajo e kishte bllokuar telefonin e sajë për kontaktet me të. Gazetari emigrant mërzitet nga e gjithë kjo, dhe sëmuret përsëri, demoralizohet pa masë. Ai, lutë Zotin që t’ia kthej dashurinë e humbur. Pason periudhë e amshimit. I humbi dhe kujtimet e fundit që i pati me S. S. –ën Ebardhën në USB Stikun, me fotot e S. S. -ës Ebardhës.

(Nga romani: KANUNI I DASHURISË)