Federata Arbëria: Festimi zyrtar i 621-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

FEDERATA ARBËRIA
NJOFTIM I MADH
KOMBËTAR DHE FALËNDERIM I VEÇANTË PËR ORGANIZATORËT
Prishtina nesër bëhet qendra e historisë, kulturës dhe
ndërgjegjes sonë kombëtare
Me ndjenjë të lartë nderimi, me krenari të thellë
kombëtare dhe me përgjegjësi para historisë sonë, Federata Arbëria
njofton mbarë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë,
Çamëri, arbëreshët dhe mërgatën shqiptare në gjithë botën, se më 6 maj 2026,
në Prishtinë, do të zhvillohet një ndër ngjarjet më madhështore të kohës
sonë kombëtare:
Festimi zyrtar
i 621-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Në këtë ngjarje të madhe, ne përulemi me respekt të
pamatshëm para figurës së pavdekshme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut,
burrit që u bë themel i lavdisë shqiptare, simbol i qëndresës sonë dhe dritë e
pashuar e identitetit arbëror në shekuj. Duke e nderuar atë, ne nderojmë
vetveten. Duke e kujtuar lavdinë e tij, ne i japim forcë të ardhmes sonë si
komb.
Një takim madhështor i vlerave, kulturës dhe gjurmëve të
historisë sonë kombëtare
PROGRAMI ZYRTAR – 6 MAJ 2026, PRISHTINË
I. NDERIME DHE AKTIVITETE PROTOKOLLARE
II. EKSPOZITA E ARTIT PAMOR
III. DEFILIMI KULTUROR
IV. KONCERTI FESTIV
V. “SKËNDERBEG PARTY”
FALËNDERIM I VEÇANTË PËR
ORGANIZATORËT
Federata Arbëria shpreh
mirënjohjen dhe falënderimin më të lartë për Organizatën “Shqiptaria”, e
cila me përkushtim, përgjegjësi, ndjenjë kombëtare dhe vizion të qartë ka marrë
përsipër organizimin e kësaj dite të madhe historike.
Organizatorët meritojnë vlerësim të veçantë, sepse në
një kohë kur kombi ka nevojë për bashkim rreth vlerave të tij më të mëdha, ata
po e sjellin para popullit një veprimtari që nuk është vetëm festive, por edhe edukuese,
kulturore, shkencore dhe thellësisht kombëtare.
Me këtë organizim madhor, ata po dëshmojnë se kujtesa
historike nuk duhet lënë në harresë, por duhet ngritur lart, nderuar dhe
përcjellë brez pas brezi. Kjo është një punë me vlerë të rrallë, që kërkon
shpirt atdheu, dashuri për historinë dhe besim në qenien shqiptare.
Thirrje kombëtare për pjesëmarrje
Federata Arbëria u bën thirrje të gjithë shqiptarëve,
pa dallim krahine, feje apo bindjeje politike, që të marrin pjesë në këtë ditë
të madhe, sepse kjo është ditë që na bashkon të gjithëve nën emrin e
përbashkët: Komb Shqiptar.
Mesazhi ynë
Duke nderuar dhe promovuar të kaluarën tonë të
lavdishme, ne nderojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë si komb.
Nga Arbëria në Kosovë — një komb, një gjak, një
histori.
Federata Arbëria








