Fahri Dahri: Veprime brutale dhe përjashtuese greko-shqiptare ndaj shqiptarëve të Çamërisë

2h më parë


Imazh i gjeneruar me AI (ChatGPT / OpenAI)

Veprime brutale dhe përjashtuese greko-shqiptare ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Kujtese: Me rastin e "Javes came"

(Me rastin e 82 vjetorit te gjenocidit grek ndaj shqiptareve te Camerise)

Nga Fahri Dahri

Ka ardhur momenti qe enigma e Camerise te mesohet e te shkruhen te vertetat. Kete synon kjo trajtese, e cila do te perqendrohet ne disa aspekte te qarta te sjelljeve qeveritare te te dy shteteve, brenda te cileve ka frymuar nje popullsi disi e vecante nga popujt dhe fiset me te cilet ndante te mirat dhe te keqijat ne vazhdimesine e jetes.

Brutalitetet dhe perjashtimet do ti shtjellojme duke i vecuar ne tre grupime:

I

Ishte nismetar shteti Grek, i cili me strategjine e detyrimit te besimit ortodoks, shenjestroi zhdukjen e banoreve te Thesproti/Camerise.

II

Ishte shteti Shqiptar, i cili devijoi nga detyrimet kushtetuese dhe njerezore, duke mos ruajtur dhe mbrojtur ne teresi familjen, faren dhe fisin e tij.

III

Eshte shteti Grek qe mbahet tek akuza qorre: "Na ishte dikur.....".

Shtjellim:

I.-Shtjellojme pjesen e shtetit Grek (1912-1945).

Ishte nismetar shteti Grek, i cili me strategjine e detyrimit te besimit ortodoks, shenjestroi zhdukjen e banoreve te Thesproti/Camerise.

Urrejtja dhe agresiviteti grek ndaj shqiptareve te Camerise, eshte qe nga "Megalloidea", por forcen goditese e rriti ne vitet 1912-1945 dhe vazhdon ne saje te mbeshtetjes se vendimmarrjeve europiane, perfshire edhe disa perfaqesues te shtetit Ame, qe inspirohen edhe nga qendrimet e dyshimta te disa prej akademikeve dhe historianeve tane.

Shqiptareve te Camerise, siç dihet tashme, shteti Grek u a ka pervetesuar pasurite ne dy periudha:

a) Shqiptareve te besimit mysliman te Camerise qe ju pervetesua pasuria, sipas marreveshjes greko-turke te Lozanes (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923). Ne ate marreveshje, shqiptaret e Camerise u trajtuan qellimisht si popullsi turke e te kembyeshem. Grabitja e pare e tokave came u krye nga 1923 deri ne vitin 1930.

b) Periudha e dyte ishte gjate L2B, me akuzen mashtruese se gjoja shqiptaret myslimane te Camerise bashkepunuan me pushtuesit.

Ende pa u bere fakt kalimi i rajonit te Camerise nen pushtetin e Greqise, u organizua kurthi i pare, ku u mblodhen 72 burra nga paria e fshatrave came. Te mashtruar se do te mblidheshin per tu caktuar myftar, bandat e delijanaqerve i masakruan, i vrane, i theren, u copetuan kokat dhe trupet me sopata e hanxhare.

Nga viti 1913 filluan persekutimet dhe trajtimet perjashtuese te banoreve nga te gjitha te drejtat si shtetas greke. U cpronesuan, u nenvleftesuan dhe u trajtuan nga ardhesit aziatike, nga qe shteti grek i u dha pronat e cameve, si hyzmeqare ne pronat e tyre. U quajten te padeshiruar, sepse shteti Grek u hoqi edhe identitetin duke i trajtuar si turq, kjo nga keqinterpretimi dashes, qe i behej atyre si besimtare myslimane. U quajten tradhetare te kombit grek, sepse para 300 e ca viteve gjysherit e cameve nderruan besimin, si rrjedhoje "mekatin" e tyre do ta paguajne, gjithmone sipas parimeve greke, pjellat e asaj "fare" sa te kete jete mbi Dhe! Megjithese ne ate kohe nuk kishte shtet Grek, por ishte i pranishem ndikimi bizantin i kishes greke!

Lexuesi, me pak vemendje, do te kuptoje se fenomeni i trashegimise se "mekatit", ne praktiken greke, do te perseritet edhe me niperit e stërnipërit e banoreve myslimane te Camerise, qe sipas akuzes bajate gjoja ishin bashkepunetore me okupatorin ne L2B. Edhe keta pasardhes, pavaresisht fakteve dhe realitetit, i quan bashkepunetore me ish okupatoret e para "100" apo "200" viteve.

Anashkalojme rendesat historike te panumerta qe i kane ndodhur atij komuniteti dhe vazhdojme temen.

A kane bashkepunuar banoret e rajonit te Camerise me okupatorin?

– Debatet, theniet, kundershtite per vertetimin e kesaj akuze, logjikisht dhe dokumentarisht, me gjykimin njerezor te fakteve marrin fund me ditaret e oficereve gjermane, te cilet kane deklaruar se per kohen e qendrimit ne Rajonin e Camerise, nuk kane kryer luftime kunder forcave ushtarake greke.

– Eshte e dokumentuar pjesemarrja e nje numri te vogel banoresh te Camerise (60 deri 70 vete), nen influence te vellezerve Nuri dhe Mazar Dino, me ushtrine gjermane dhe EDES-in (e djathta politike greke qe kishte marreveshje me okupatorin per te luftuar forcat partizane greke), qe, siç u tha, nuk kane zhvilluar luftime kunder fshatrave greke, por ishin te inkuadruar me ta.

– Eshte e dokumentuar gjithashtu pjesemarrja e mbi 700 djem e vajzave nga shqiptaret e Camerise, nen ndikimin e disa personave te parisë filaqote (Demateve) e te tjere, qe u inkuadruan me forcat luftarake te partizaneve greke qe drejtohej nga EAM-ELLAS-i...

– Eshte e dokumentuar gjithashtu pjesemarrja e mbi 700 djem e vajzave nga shqiptaret e Camerise, nen ndikimin e disa personave te parisë filaqote (Demateve) e te tjere, qe u inkuadruan me forcat luftarake te partizaneve greke qe drejtohej nga EAM-ELLASI, force politike e majte greke qe luftonte kunder pushtuesve te shtetit Grek (eshte lista me emrat e 656 djemve dhe vajzave came te inkuadruar me ELLAS-in).

• Masen e pjesemarrjes se djemve e vajzave came me gjermanet dhe EDES-in;

• Masa e pjesemarrjes se djemve e vajzave came me partizanet greke te EAM-ELLAS-it; dhe

• Qellimet e dy forcave politike greke ndaj clirimit te vendit (EDES dhe EAM).

Keto argumente jane te vlefshme per t’ju ardhur ne ndihme lexuesve ne gjykimmarrjen e tyre te pavarur.

Absurditeti i djeshem dhe i sotem grek, qendron tek mbajtja e dy pozicioneve te kunderta ndaj te njejtit problem (sipas supozimit grek), ndaj ish okupatoreve italo-gjermane qe shkuan ne Greqi per ta pushtuar (me te cilet nuk ka pretendime per te kaluaren; ka ndertuar dekada me pare marredhenie te mira bilaterale); dhe ndaj banoreve myslimane te Camerise, te cilet ishin me familjet, pronat ne vendin e tyre, qe vazhdohet edhe sot, mbas 82 viteve, duke i akuzar se paskan bashkepunuar me "armikun" e falur!?.

Edhe ky qendrim grek tregon se banoret autoktone te rajonit te Camerise nuk kane qene armiq ndaj shtetit Grek, perkundrazi tregohet e verteta se shkaku i agresivitetit grek ndaj cameve qendron tek shtrirja e helenizmit ne trojet e rajonit te Camerise. Rajon i percaktuar mjaft qarte qe nga lashtesia, si vend i banuar me popullsi pellazgo-epirote, aspak ne njejllojshmeri me greket e djeshem dhe te sotem. Akuza e sajuar greke per bashkepunim te cameve me gjermanet, veç absurditetit logjik, eshte dhe nje bumerang, i cili pergenjeshtron akuzen bajate. Kjo qartesohet me faktin se nese camet do kishin bashkepunuar me forcat ushtarake gjermane kunder shtetit Grek, atehere me nje gjykim te ftohte dhe te drejte, lind pyetja si ishte e mundur qe forcat gjermane te bashkepunonin dhe mbronin camet, kur ata ishin ne marreveshje mos luftimi me forcen politike te djathte greke-EDES-in? Nese camet akuzohen si bashkepunetore me gjermanet dhe gjermanet bashkepunonin me EDES-in, kur EDES-i i masakroi camet, na rezulton se edhe gjermani eshte bashkepunetor me EDES-in kunder cameve. Nje akuze kjo per camet, qe vetem ne logjiken mashtruese greke mund te gjeje kuptim.

Mbi bazen e akuzave shpifese, shteti Grek ndertoi taktikat dhe strategjite afatshkurter e afatgjata per çfarosjen e asaj popullsie, e cila me ekzistencen e saj i ndjell ankth te pashuar Greqise, prandaj ajo çirret pa pushim dite e nates se "Çeshtja Came" nuk ekziston dhe se emri "Cameri" duhet te zhduket nga historia! Dijeni fort mire kur Greqia deklaron se "Cameria nuk ekziston" e ben nga frika, nga zullumi i madh qe kane bere te paret e tyre.

Nje nga ligjet korruptive te shtetit Grek, ne dem te demokracise dhe te parimeve te te Drejtave Universale te Njeriut, eshte ligji i mohimit te çdo te drejte njerezore qe ajo ndermori kunder gjithe ish nenshtetasve greke qe nuk kishin pranuar "kombesine" greke, per tu rikthyer ne vendin e tyre, qofte edhe si vizitore ne territorin e shtetit Grek, ku perfshiheshin edhe shqiptaret e debuar te Camerise.

Gjate luftes civile greke, e cila u zhvillua ne vitet 1946-1949, ndermjet forcave te djathta dhe forcave te majta, eshte trajtuar edhe problemi i shqiptareve te Camerise. Eshte pranuar dhe faktuar debimi i dhunshem i tyre nga forcat ushtarake te EDES-it. Vrasjet e pafajshme, shperngulja e dhunshme dhe teresore e nje komuniteti, te cilat kane ndodhur ne vitet 1944-1945 nen udheheqjen e kriminelit Napoleon Zerva.

Ne dokumentet historike (*), edhe sipas historianeve, eshte per tu theksuar kerkesa e kryetarit te Qeverise se Perkohshme Greke, Marko Vafiadhis, i cili krahas disa kerkesave, i ka parashtruar Enver Hoxhes kerkesen qe camet e debuar dhunshem (emigrante ne Shqiperi), te inkuadroheshin ne ushtrine Demokratike Greke, e cila udhehiqej nga komunistet greke.

Marko Vafiadhis paska ardhur ne Tirane me 24 shtator te vitit 1947, me cilesine si Kryetar i Qeverise se Perkohshme Demokratike. Vafiadhis ne takimin qe pati me nje anetar te Byrose Politike te KQPPSH, i parashtroi qeverise shqiptare disa kerkesa:

– kerkonte nga shteti Shqiptar qe camet e debuar prej Greqise te rekrutohen dhe te dergohen ne malin Gramoz, per te luftuar perkrah kryengritesve greke.

– Te dergohen per ushtrine demokratike Greke 3.000 deri 4.000 djem dhe burra emigrante came...

– kerkoi rekrutimin e djemve dhe burrave refugjate greke...

– Te gjithe te rekrutuarit e mundshem te organizoheshin ne 3-4 qendra...

– te vazhdohej te ndihmohej Ushtria Demokratike Greke...

Pala shqiptare, lidhur me kerkesen e pales greke per rekrutimin e refugjateve came, per momentin e konsideroi te pa arritshme mbasi:

Refugjatet came te debuar nga Cameria nuk pranonin te shkonin ne lufte perkrah forcave komuniste greke. Argument tjeter ishte dyshimi se edhe po te pranonin, do binin nen ndikimin amerikan.

Ne ate kohe dhe ne ato rrethana, pala shqiptare i dha pergjigjen pales greke se: "Tash per tash kjo nuk eshte e mundur...".

Me pas, ne mars 1949, pala shqiptare e mori ne shqyrtim dhe u perpoq ta realizonte kerkesen greke.

Ngjarjet e mesiperme, krahas rendesise historike, marrin rendesi te vecante edhe per faktin se politikanet greke te asaj periudhe e kane pranuar te verteten se shqiptaret e Camerise ishin perzene nga shtepite e tyre ne Greqi nga forcat raciste te Napoleon Zerves.

Klauzolat intriguese ne hartimin dhe miratimin e ligjeve, lidhur me te drejtat e minoriteteve dhe pakicave ne shtetin Grek, vihen re qartesisht edhe ne ligjet e nxjerra prej tij ne vitet 1972–1982...

Gjate ketyre viteve, qeverite greke nxoren ligje ku lejonin qe çdo shtetas grek i perzene te rikthehej dhe te merrte pasurine ose demshperblimin. Per realizimin e rikthimit, ne ligj ishte vendosur kushti se te falurit per tu rikthyer duhej te kishin kombesine greke (kombesia greke percaktohet mbi bazen e besimit ortodoks) si dhe gjate kohes se mergimit duhej te kishin mbajtur qendrim grek. Keto klauzola ne ligj perjashtuan shqiptaret came dhe sllavo-maqedonasit e Egjeut. Shqiptaret came myslimane, me qendrim ne Shqiperi, siç dihet, ishin bere shtetas shqiptare ne bllok ne vitin 1953 dhe u ishte hequr shtetesia greke.

Dhenia e shtetesise shqiptare ne bllok te gjithe cameve ne vitin 1953 ishte sipas marreveshjeve te fshehta mes dy qeverive, si kerkese e qeverise Greke ne prag te amnistise se shtetit Grek, ku do te faleshin te gjithe ish shtetasit greke te debuar. Shteti Grek nuk donte qe camet e debuar te riktheheshin dhe per te mos perfituar nga amnistia greke, kerkuan nga qeveria shqiptare e kohes qe t’u jepej shtetesia shqiptare. Ashtu u veprua. Me ate akt, camet u perjashtuan nga amnistia dhe nuk u kthyen ne vatrat e tyre amtare.

***

Shenim (2): Marko Vafiadhis ishte nje politikan me emer i cili pasi jetoi rreth 23 vite ne Bashkimin Sovjetik, u kthye ne Greqi ne vitin 1983. Ne 1989–1990 ishte deputet i partise PASOK ne Kuvendin e Greqise.