Baki Ymeri: Simbol i gjallė i atdhetarizmit shqiptar

31.05.2010, 08:05 PM (GMT+1)

SIMBOL I GJALLĖ I ATDHETARIZMIT SHQIPTAR

 

Shenjtėria e atdhedashurisė lidhet nė mėnyrė tė pashmangshme me respektin ndaj njerėzve qė trasuan rrugėn e rezistencės. (B.Berisha)

 

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

 

Sipas Biblės sė Shenjtė, nė fillim ishte fjala, dhe fjala ishte Zot. I vetmi popull nė botė qė e mban fjalėn e dhėnė, janė shqiptarėt. Qė tė ndėrtosh diēka, ekziston nevoja pėr vlera dhe karakter. Vlerat mė e madhe e Rafiut ėshtė qėndresa shqiptare. Rafi Halili ka ditur ta mbajė fjalėn e dhėnė, ngase fjala e tij ka qenė ligj, dhe ligji i tij ka qenė besė. Dikush parashtron pyetjen nė historia ėshtė pjesė e sė vėrtetės historike, apo e vėrteta ėshtė historia e fjalės sė pathėnė. Historia dhe fati kanė ngjashmėri. Fati i Rafi Halilit ndėrlidhet me guximin pėr tė shkruar faqe tė arta tė historisė sonė pėrdrejtėsi sociale dhe ērobėrim kombėtar. Ideali kombėtar, nderi dhe patriotizmi janė ēėshtje tė prekshme dhe dilikate. Sipas Viktor Eftimiut, “Njeriu i ndershėm nuk flet pėr nderė, ngase e mban pėrherė me vete, nė mėnyrė diskrete, si njė mekanizėm tė shėndetshėm. Vetėm organeve tė sėmura ua ndjen mungesėn e nderit.” Patrioti i vėrtetė nuk e shndėrron patriotizmin nė mjeshtri lakmitare pėr interesa personale. Rafi Halili ka qenė dhe ka mbetur simbol i guximit shqiptar dhe kundėrshtar i atyre qė na sjellnin padrejtėsi, vuajtje dhe trishtim nė jetė.

Inisiativa e Rami Kamberit pėr tė hartuar njė monografi kushtuar Rafi Halilit nė 60 vjetorin e tij, ėshtė njė inisiativė e shenjtė, ngase veprat e shenjta nuk krijohen pa sakrifica, siē e sakrifikoi edhe Rafiu rininė, studimet dhe shėndetin e tij. Cila ėshtė vepra e Rafiut nė 60 vjetorin e lindjes sė tij? Ėshtė rinia e tij studentore kur militonte pėr tė krijuar rezistencėn e shqiptarėve tė Maqedonisė pėr t’i bėrė ballė njė sistemi bastard qė fabrikonte armiq, qė krijonte padrejtėsi dhe pabarazi, qė tradhėtonte idealet e “internacionales socialiste” nė emėr tė “vetėqeverisjes jugosllave”, njė sistem satanik qė tallej me fatin e kombit shqiptar duke stimuluar papunėsinė dhe varfėrinė, drama individuale dhe drama kolektive. Ishin vitet e ’70-ta tė shekullit tė shkuar, vitet e entuziazmit, tė vrullit revolucionar dhe etjes pėr liri, pėr dituri dhe arsimim. Literatura e shėndetshme qė i vjente nga Bukureshti dhe Tirana mėnjanė, padrejtėsia dhe pabarazia e shqiptarėve tė Maqedonisė me “kombin” artificial maqedonas nė anėn tjetėr, ishin kushte elementare qė e detyruan Rafi Halilin tė krijojė “Kushtrimin e Lirisė”, duke patur nė ballė shokė tė idealit qė s’e tradhėtuan kurrė, ndėr ta duke qenė edhe njė veteran i pavdekshėm i atdhetarizmit shqiptar, Gafur Loku, i likuiduar mė vonė nė mėnyrė perfide nga forcat e xhandarmerisė serbe nė Kosovė.

Rafi Halili ėshtė simbol i gjallė i atdhetarizmit shqiptar ngase militonte pėr njė rend tė ri botėror konform modelit politik pa klientelė politike, konform modelit ekonomik pa hajdutėri ekonomike, dhe konform modelit patriotik pa karikatura ballkanike qė e ngatėrrojnė shqiptarizmin me enverizėm, titizėm apo islamizėm. Rafi Halili ėshtė shqiptari mė i ndjekur nė kohėn e titizmit nė Maqedoni. Shqiptarėt e lagjes sė tij nuk i harrojnė kurrė bastisjet policore tė “milicisė” maqedone tė udhėhequr nga njė shqiptar i shitur, nga shefi i “Sigurimit Shetėror” qė i shiste edhe anėtarėt e ngushtė tė familjes sė tij, pėr tė inkuadruar nė vend tė tyre pjestarė tė komunitetit maqedonas. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e hidhur tė cilėn e kemi dėgjuar nga vėllau i tij, Sinan Kadriu, ishveteran i arsimit shqiptar dhe arsimtar i gjuhės shqipe nė Tetovė. Nuk na ka hije tė flasim pėr “njeriun” qė ka vajtur nė botėn e hijeve, dhe sidomos pėr anėtarėt e familjes sė tij, ngase faji nuk ishte i familjes sė tij, por i etjes sė pangopshme pėr pushtet, pėr pushtetin e njė shteti tė cilin historia e flaku nė koshin e plehėrave tė harresės.

 

Arti i durimit shqiptar pėr ērobėrim kombėtar

 

Shqiptarė tė persekutuar dhe procese tė montuara politike me karakter antishqiptar. Nė kuadrin e artikullit “Organizatat ilegale tė Shqiptarėve tė Maqedonisė”, Tome Batkovski do tė botojė njė fejton nė tė pėrditshmen “Nova Makedonija” (1994), duke e pėrshkruar “Bashkimin” dhe “Frontin e kuq popullor” tė Xhafer Shatrit, organizata nė gjirin e sė cilės vepronte edhe “Kushtrimi i Lirisė”, e udhėhequr nga Rafi Halili me bashkėluftėtarėt e tij, njė mekanizėm patrotik “qė ftonte shqiptarėt e robėruar nė njė luftė tė pėrbashkėt pėr liri dhe pavarėsi, pėr zhdukjen e armikut shekullor, pėr shpartallimin e borgjezisė dhe trashėgimtarėve tė tėrbuar tė saj, tė revizionistėve jugosllavė nė ballė me klikėn e Titos” (N. Makedonija 27 mars 1994). Nė kuadrin e fejtonit nė fjalė defilojnė edhe emra atdhetarėsh tjerė nga Kosova dhe Maqedonia: Ali Ahmeti me grupin ilegal nga Kėrēova (Pasho Maksuti, Tahir Hana, Bajram Limani), pjestarė tjerė nga Struga, Tetova, Kumanova e Kosova (Zija Shemsiu, Gėzim Koleci, Mersim Selmani, Sulejman Hani, Garip Qaba, Abedin Hyseini, Zeqir Emini, Muhadin Bajrami, Veli Emini, Zaim Beqiri etj.)

 Sipas kėtij publicisti maqedonas “Qysh nė vitin 1981, nė Komitetin e Qarkut tė Tetovės, pjestarė qė vepronin ishin vėllezėrit Fatmir dhe Afrim Ibrahimi, si dhe Bilall Sherifi, tė njohur pėr “aktivitet kundėrkushtetues nga pozitat e nacionalizmit shqiptar”. Sipas Batkovskit, “karakteristikė ėshtė se Fatmir dhe Afrim Ibrahimi ishin tė indoktrinuar nga Rafi Halili, organizatori i “Kushtrimit tė Lirisė” me pjesmarrjen direkte nė shumėzimin dhe shpėrndarjen e materialeve propagandistike nė Tetovė gjatė viteve 1981-1982.” Solidariteti dhe rezistenca shqiptare nėpėr kazematet jugosllave ishte njė rezistencė e jashtėzakonshme. Nė bazė tė argumenteve prezente nė aktakuza tė ndryshme tė pjestarėve tė ndėshkuar nga Gjykata komuniste e Qarkut tė Shkupit, konstatojmė se qėllimi i kėtyre “grupeve armiqėsore” siē i karakterizon administrata antishqiptare e Shkupit, ishte “masovizimi i organizatės me njerėz tė rinj, ndėrlidhja me emigrantėt shqiptarė, pėrdorimi i flamurit shqiptar, bashkėveprim me Tiranėn dhe Prishtinėn, ndėrmarrje masash konkrete pėr pėrmbysjen e revizionizmit jugosllav”. Cili ishte roli im nė kėtė kontekst?

Nuk mė ka hije tė flas pėr vetveten ngase kush flet pėr veten e tij s’e dėgjon askush. Roli im nuk kishte tė bėjė me anėtarėsim nė organizatat respektive, por me demaskimin e titizmit dhe intrigave tė huaja kundėr kombit shqiptar, duke i dhėnė prioritet furnizmimit tė aktivistėve me literaturė shqiptare nga Bukureshti dhe Tirana, gjė pėr tė cilėn flasin me admirim Rafi Halili, Iljaz Kamberi, Tasin Voka, Ilir Kosova etj., edhepse nė ndėrkohė, pas arrestimit tim nga udbashėt e Serbisė, tė udhėhequr nga Bedri Sinani (Panēevė, 8 dhjetor 1975), u intensifikuan pėrmasat e anketimit tė bashkėfshatarėve tė mi pėr tė kompletuar dosjen kundėr meje, por Shipkovica trime ka ditur tė mė mbrojė me menēuri, duke mė mbrojtur madje edhe Zėri i BBC-sė nė Londėr, pėrmes emisioneve ku reflektohej e vėrteta mbi terrorin e UDB-es jugosllave kundėr patriotėve shqiptarė nė Kosovė e Maqedoni. Ēka shkruan “Nova Makedonija” mė 29 maj 1976, nė kuadrin e artikullit “I dėnuar me 6 vjet burg tė rėndė pėr veprimtari armiqėsore”?

Baki Ymeri i dėnuar me 6 vjet burg tė rėndė (Nova Makedonija, 29 maj 1976)
Baki Ymeri i dėnuar me 6 vjet burg tė rėndė (Nova Makedonija, 29 maj 1976)
“I dėnuari Baki Ymeri nga Shipkovica e Tetovės i pėrkiste grupit tė dėnuar mė 1972 nė Shkup pėr kryerje veprimtarishė armiqėsore kundėr bashkėsisė sonė socialiste.” Nė kuadrin e kėsaj kronike, pėrveē disa fakteve qė janė prezente nė aktakuzė, pėrmendet fakti se “Pas kthimit tė tij nė atdhe dhe pėrpjekjes pėr tė vazhduar me veprimtari tė mėtejshme armiqėsore, Shėrbimi i sigurimit shtetėror e arrestoi mė 8 dhjetor tė vitit tė shkuar nė Shkup”. Artikullshkruesi gėnjen, ngase arrestimi nuk kishte tė bėjė me Shkupin, por me Panēevėn. Mund t’i thuash “veprimtari armiqėsore” faktit pse ktheva nė redaksinė e gazetės “Libertatea” tė Panēevės pėr tė marrė disa ekzemplarė tė revistės “Lumina” me pėrkthimet e mia nga proza e Rexhep Qosjes nė gjuhėn rumune? Kanė kaluar 35 vjet qė nga ajo kohė dhe mė kujtohet si sot: Nė lokalet e redaksisė hyri Bedri Sinani me revolen nė dorė, drejtuar kundėr meje pėr t’u dorėzuar, duke bėrtitur shkinisht “Ruke u vis!” (Duart lart!), sė bashku me njė agjent serb me pėrkatėsi rumune nga Vojvodina. Duke e ndjerė veten tė pafajshėm, siē do tė deklarojė mė vonė edhe Gafur Loku nė procesin tim, ia ktheva shqip: “O shqiptar i shitur! Nuk kam pse ti ngrej duart lart ngase nuk jam i poshtėr si zotrote qė i shet shqiptarėt te pala pansllaviste!”, fjali tė cilėn e thash edhe nė gjuhėn rumune, qė ta dėgjojnė edhe tė tjerėt qė ishin prezentė nė lokalet e “Luminės”, edhepse, nė bazė tė dosjes policore prej 500 faqesh, del nė pah e vėrteta se ai qė mė kishte shitur mua se do tė vi nė Panēevė, ishte drejtori i Shtėpisė Botuese “Lumina”, Florin Ursulescu, ishfunksionar i ambasadės jugosllave nė Bukuresht, i cili mund tė ketė qenė edhe bashkėpunėtor i UDB-es jugosllave.

Faktikisht unė nuk kisha gisht nė dhėnien e idesė pėr thyerjen e kabinetit paraushtarak tė Gjimnazit tė Tetovės, nuk pata bėrė shumėzim materialesh propagandistike me makinėn time tė shkrimit, nuk e kisha ngritur flamurin shqiptar nė zemėr tė Tetovės por nė Shipkovicė, dhe nuk isha ideator pėr krijimin njė grupi patriotik siē theksohet nė aktapadi, por tė gjitha kėto merita tė pakonestueshme i pėrkasin veteranit tė atdhetarizmit shqiptar, Rafi Halilit. Rafi Halili nuk ka shitur kend, nuk ka tradhėtuar shokėt e idealit dhe nuk ka shkelur kurrė parimet morale tė humanizmit, solidaritetit dhe atdhedashurisė. Vetėm ai e din se ēfarė presionesh dhe traumash ka pėrjetuar gjatė anketimit tė tij nė qelitė e burgut hetues tė Shutkės, nė periferi tė Shkupit, anketim tė cilin e kam pėrjetuar dhe unė (1975-1976), nga ana e inspektorit Sllobodan Matevski, i cili vepronte sipas direktivave tė kryeshefit tė sigurimit shtetėror tė Tetovės (B. S.), gjykatėsit hetues Sllobodan Zherajiq, dhe prokurorit publik Bozhidar Stankoviq, qėllimi i tė cilėvet ishte mashtrimi i trupit gjykues gjoja se qenkam “nacionalist”, “irredentist”, “armik i vetėqeverisjes jugosllave” dhe shqiptari qė e konsideron Titon  “shkurtabiqi i Beogradit”.

Sipas Rami Kamberit, “Puna ėshtė krenaria e njriut. Ēdo vepėr ėshtė njė shtizė kundėr asaj qė na robėron.” Mėkatarit i mungojnė frymėzimet ngase e robėrojnė mendimet. Mund tė kemi edhe ne ndonjė mėkat tė vogėl, tė cillin mund ta identifikojnė dhe ndriēojnė mėkatarėt e mėdhenj, ata qė kėrkojnė lesh nė lėvore veshė, duke e bėrė mizėn buallicė dhe duke e kėrkuar pleshtin nė plevicė. Pėr momentin i bėj publike vetėm disa fragmente nga e shkuara fisnike e Rafi Halilit, duke hedhur ca fjalė edhe pėr tė shkuarėn time me tė cilėn nuk mund tė mburrem sa mund tė mburret Rafiu. Pse? Ngase  njė pjesė e konsideruar e gjeneratės sonė (tė moshės mbi 50 vjeēare) e ka nga njė pikė tė zezė nė biografi, nga njė  pikė tė vogėl apo tė madhe, titiste apo enveriste, edhepse nė krahasim me disa pseudodemokratė qė i kanė zėvendėsuar interesat nacionale me interesa personale, Shkurtabiqi i Beogradit dhe Gjarpėri i Gjirokastrės ishin mė tė mirė. Sidoqoftė kjo e shkuar, e turbullt apo e kristaltė, ata qė ndjekin shembujt e shenjtė te rilindėsve tanė, dinė ta fshikullojnė vetveten duke e zėvendėsuar tė zezen me tė bardhė, ndėrsa ata qė mbeten tė ngujuar nė kotarin e enverizmit me konotacione shesheliste, i thurrin temena vetvetes duke i devalvuar vlerat kombėtare, dy nga kėto vlera tė pavdekshme duke qenė Ismail Kadareja dhe Ibrahim Rugova.

 

Shqiptari qė e trazoi rrugėn e rezistencės

 

Nė bazė tė burimeve elektronike, misioni elementar i shėrbimeve tė fshehta ėshtė mbrojtja e presidentit. Bedri Sinani vjente deri nė Prishtinė pėr ta mbrojtur Titon gjatė vizitės sė tij nė Kosovė. Dhe shkonte madje edhe nė Gjermani pėr ta arrestuar autorin e kėtij shkrimi (1973), por mė kot e pat ngase bashkėfshatarėt e mi, tė prirė nga Tasin Voka dhe Iljaz Kamberi, mė strehuan nė shtėpinė e njė gjermani nė Bindlach tė Bavarisė, prej nga bashkėpunoja me Xhelal Gjurėn nė Tiranė, Lazim Rexhepin nė Moldovė, Dhimitėr Kristo Rėmbecin nė Bukuresht, redaksinė e Fjalės nė Prishtinė. Ku janė letrat me vlera tė larta historike tė Xhelal Gjurės dhe Lazim Rexhepit, e pyes njė bashkėfshatar timin i cili i boton memorjet e tij nė njė libėr ku pėrveē vlerave atdhetare hedh edhe bagla ballkanike kundėr shqiptarit qė ia ndezi dritėn e atdhedashurisė? S’po ia pėrmendi emrin kėsaj rradhė pėr tė mos anashkaluar subjektin e kėtij shkrimi qė ka tė bėjė me shqiptarin mė tė persekutuar nė kohėn e ttitizmit nė Maqedoni.

“Sipas Rafi Halilit”, na shkruan Rami Kamberi nga Tetova, “Ju keni qenė shumė aktiv dhe i suksesshėm, dhe pėr veten Tuaj Ju dini mė shumė se tė tjerėt. Tė dhėnat do t’i shėrbejnė historisė dhe kombit, ngase puna dhe veprat janė arma mė e fortė pėr tė gjitha sfidat qė i kemi pėrpara.” Rafi Halili ėshtė tribun i betejave shqiptare pėr liri, drejtėsi dhe pavarėsi. Rafiu ėshtė njė vjet mė i ri se unė dhe njėmijė vjet mė i pjekur, mė trim, mė besnik, mė i qėndrueshėm dhe mė i persekutuar nga kriminelėt e UDB-es jugosllave qė duhet tė japin llogari pėr dhunėn psiko/fizike qė kanė pėrdorur kundėr kėtij studenti tė guximshėm nė fushėn magjike tė atdhedashurisė. Sa herė kam shkruar pėr Flamurin Kombėtar si simbol i shenjtė i bashkimit, e kam pėrmendur edhe Rafi Halilin, ishmikun tim tė rinisė revolucionare, studentin e drejtėsisė qė e vu jetėn dhe shėndetin nė rrezik, pėr t’i mbrojtur shokėt e idealit. E kam pėrmendur edhe Zaim Beqirin, por ai e pėrmbysi mirėsinė time duke plasuar gėnjeshtra dhe trillime fantasmagorike tė Kujtimet e tij. Rafi Halili ėshtė shqiptari i pavdekshėm i Tetovės kreshnike qė e meriton njė pėrmendore pėr sė gjalli, ngase jeta dhe vepra e tij janė burim frymėzimi pėr gjeneratėn tonė dhe brezin e ri qė trason shtigjet e reja pėr tė fisnikėruar demokracinė, duke vajtur gjurmėve tė shenjta tė rilindėsve tanė.

Nė kuadrin e artikujve Gjashtė vjet burg pėr veprimtari armiqėsore dhe  Armiku i dėnuar (Nova Makedonija dhe Vecer, 29 maj 1976), autori i kėtij shkrimi ndėshkohet “sipas ligjit nė fuqi” pse pat krijuar me Rafiu Halilin, Gafur Lokun, Rushit Nesimin, Elmaz Afemin etj. «platformė politike pėr veprim kundėr bashkėsisė sonė socialiste». Nga aktgjykimi prej 12 faqesh me rradhė tė ngjeshura (nr. 162/1976), kuptojmė se Gjyqi komunist i Shkupit, i kryesuar nga gjykatesit Miladin Stojanov, Dragan Spasov, Boshko Stojkoviq, Aleksa Boshkovski etj., pas procedurės kundėrshqiptare tė prokurorit Bozhidar Stankoviq dhe gjykatėsit hetues Sllobodan Zherajiq, nė njė process tė montuar politik mė patėn ndėshkuar me burg tė rėndė pėr propagandė armiqėsore dhe veprimtari tė organizuar kundėr sistemit jugosllav qė diskriminonte kombin shqiptar. Rekomandimet pėr njė ndėshkim tė kėtillė vinin si pasojė e ahmarrjes sė kryeshefit tė Shėrbimit tė Sigurimit Shtetėror tė policisė komuniste tė Tetovės, tė cilin e pata pėshtyrė derisa mė ndiqte me «fiēon» e tij pėr tė mė arrestuar (korrik, 1971), duke ikur pastaj nė Bukuresht.

Mė kujtohet si sot shtėpia e Muhamet Xhelilit tejmatanė stacionit teleferik, ku u strehova pėr njė kohė tė shkurtė, duke u ngjitur pastaj kodrinave tė vreshtės pėr tė parė nga lart se si “milicėt” me automatikė nė dorė rendnin si qenj tė tėrbuar pėrrreth godinės sė teleferikut pėr tė mė zėnė tė gjallė. I strukur nė njė tufishtė, duke pritur tė kaplojė terri pėr tė vajtur nė fshat, dhe prej atje pėr tė marrė arratinė pėr nė Bukuresht, e lexoja “Kosmosin” e Viktor Eftimiut, vėllim poetik tė cilin e mbaj si kujtim nė bibliotekėn e sentimenteve letrare qė kam krijuar nė kėtė vatėr tė shenjtė tė atdhetarizmit shqiptar. Mė kujtohet si sot Muhamet Xhelili i Shipkovicės qė mbante nė bibliotekėn e tij Enciklopedinė e Sami Frashėrit nė gjuhėn turke, si dhe fjalėt e tij: “Mos harro se unė jam hoxhė, por Pejgamberi i shqiptarėve nuk ėshtė Muhamedi, por Jezu Krishti! Pse? Ngase derisa Muhamedi e kaloi jetėn me njėqind gra, Jezu Krishti e sakrifikoi jetėn fizike pėr shpėtimin e shpirtit tė shenjtė!”

 

B. Ymeri i ndjekur nga UDB-a jugosllave
B. Ymeri i ndjekur nga UDB-a jugosllave
Mua mė vjen keq pse dėnohen njerėz tė pafajshėm kėtu

 

Kaluan disa vite bastisjesh tė shtėpisė sime, nga ajo kohė, derisa mė arrestuan nė Panēevė, pa e ditur se korbat e kombit, nė bashkėveprim me shėrbimet e fshehta pansllaviste e kishin parapregaditur njė proces tė kurdisur edhe kundėr meje. Nė 12 faqet e  aktgjykimnit komunist qė e mbaj si kujtim i trishtė nė bibliotekė, defilon edhe emri i Gafur Lokut, njė nga heronjtė e panumėrt tė kombit shqiptar, i cili nė procesin kundėr meje (28 maj 1976), do tė deklarojė: “Mua mė vjen keq pse njerėz tė pafajshėm dėnohen kėtu”. Rafi Halili dhe Gafur Loku kanė mbetur si njė kujtesė e bukur nė memorjen e bashkatdhetarėve tanė. Vepra e tyre ta pėrkujton ēetėn e Themistokli Gėrmenjit kur shpallej vetėqeverimi shqiptar, nė kohėn kur Themistokli e ngriti me duart e tij flamurin kombėtar nė ballkonin e prefekturės sė Korēės (mė 10 dhjetor 1916). Themistokli Gėrmenji, Ēerēiz dhe Bajo Topulli, Adem Jashari dhe Rexhep Mala, Agim Ramadani, Gafur Loku dhe qindra bij tė tjerė tė Shqipėrisė Reale e vaditėn me gjak tė freskėt truallin e bekuar tė Kosovės pėr njė ideal tė shenjtė.

Ata nuk janė tjetėr veēse pasardhėsit mė besnikė tė Skėnderbeut dhe Ismail Qemalit, tė Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovės. E pėrmendim me admirim kėtė tė fundit, ngase kishte njė shpirt tė florinjtė, ngase nuk merrej me tė shkuarėn por me ardhmėrinė, ngase nuk i duronte kriminelėt e enverizmit qė e likuiduan nė Tiranė kolonelin Ahmet Krasniqi, ministrin e Mbrojtjes sė Kosovės, ngase dinte ta pėrvetėsojė diplomacinė evro/amerikane pėr ta dekoruar Kosovėn me sovranitet dhe pavarėsi. E kemi thėnė dhe vlen ta pėrsėrisim fjalėn e poetit, se derisa Adem Jashari ėshtė Zemra, Ibrahim Rugova ėshtė Truri i Dardanisė, shqiptari qė e preferonte nacionalizmin shqiptar nė funksion tė humanizmit dhe demokracisė, flamurtar i demokracisė shqiptare qė militonte pėr njė Kosovė tė hapur ndaj vlerave tė Perėndimit dhe Perėndisė. Flamuri ėshtė njė krenari kombėtare qė nuk shuhet kurrė. Tė kėtilė ishin edhe Gafur Loku dhe Rafi Halili. Le tė shkėlqejnė gjithė shqiptarėt me shembullin e tyre! Ēdokush e din se Gafur Loku dhe Rafi Halili kishin qėndrime dinjitoze nė burg. I kemi parė disa herė dhe kemi kuvėnduar fare pak me ta, pėr tė mos u dhėnė shkas spiunėve tė na pėrgjojnė dhe pėrgojojnė, njėri ndėr ta duke qenė edhe Stojan Smilevski, kushėriri i njė gardiani tė burgut nė Idrizovė. Kėtė e kishte parė edhe Binak Ulaj, i persekutuar politik, i cili na e pėrkujton faktin se edhepse tė ndjekur, ishim tė barabartė me tė gjithė, tė afėrm dhe solidar. Falė kėtyre qėndrimeve, kemi arritur t’ u pėrballojmė sprovave tė shumta dhe tė dalim faqebardhė.

 

Gafur Loku dhe atdhetarizmi i tij

 

Derisa Rafi Halili ka lindur para 60 pranverave nė Gajre tė Tetovės, Gafur Loku, sipas shėnimeve tė biografit tė tij (Shaban Ēupi), ishte me prejardhje nga Kotlina e Kaēanikut. Jetonte nė Tetovė, si dhe nė fshatin Palė dhe Nikė tė Hanit tė Elezit. Vetėm pse kėrkonte tė drejta dhe barazi kombėtare, shpifet, ndiqet, arrestohet dhe dėnohet dy herė me nga tetė vjet e gjysmė burg tė rėndė, nga gjykatat komuniste tė ish/Jugosllavisė. Disa herė iu mor e drejta nga ana e prokurorėve pėr finalizimin e studimeve tė larta nė Fakultetin Ekonomik tė Prishtinės. Ishte i martuar dhe baba i gjashtė fėmijėve, anėtar i Kėshillit pėr Financim tė Republikės sė Kosovės, dega nė Han tė Elezit. Nga intervista dhėnė revistės E vėrteta (nr. 4/1997), kuptojmė se mė 4 maj tė vitit 1968, sė bashku me Rafiun, Gafuri kishte ngritur flamurin kombėtar nė Fabrikėn e Tekstilit nė Tetovė.

Nuk e dimė nė i kanė ngritur pėrmendore pėr sė gjalli Rafi Halilit, apo nė i kanė sigurur pension mė tė majmė se pensionet e udbashėve qė ende nuk i kanė bėrė publike  mėkatet e veta, por nė bazė tė artikujve tė botuar e dimė se mė 21 shtator 1971, Gafuri arrestohet nga ana e UDB-es sė Maqedonsiė nė Prishtinė. Pse? Ngase sė bashku me Rafiun dhe bashkėveprimtarėt e tij kishte kėrkuar flamurin shqiptar, hapje shkollash nė gjuhėn shqipe, pėrdorimin e dygjuhėsisė nė administratė, shmangjen e diskriminimit ndaj shqiptarėve tė Kosovės dhe Maqedonisė. Aktakuza e ngarkonte pėr “veprimtari kundėrshtetėrore nga pozitat e nacionalizmit shqiptar.” Sipas kujtimeve tė tij, “Torturat qė i kemi pėrjetuar kanė qenė nga mė tė rėndat, dhe pėrdoreshin forma tė ndryshme persekutimesh, tė cilat pėrfundonin me humbjen e vetėdijes. Dėnimet i kemi mbajtur deri nė ditėt e fundit, nė burgun e Idrizovės, pa gėzuar asnjė ditė amnistie.”

Kėto ishin disa nga kujtimet e tij tė hidhura nga ajo kohė barbare. Papėrkulshmėria e tij dhe e Rafi Halilit, e Rexhep Malės dhe Rushit Nesimit, e Binak Ulajt dhe Zaim Beiqrit, e Xhafer Shatrit dhe qindra tė pėrsekutuarve tė tjerė nė burgun e Idrizovės, ishte papėrkulshmėri fenomenale. Mbarimi tragjik i Gafurit nga rafalet e automatikut serb tė shėrbimeve tė fshehta tė kriminelėve tė Millosheviqit, nė shkurt tė vitit 1999, ta pėrkujton parandjenjėn tragjike dhe dėshirėn e shenjtė tė atyre qė militonin pėr ta bėrė Shqipėrinė Shqipėri: “Ndoshta Ju kujtohet dėshira e fundit e Themistokli Gėrmenji”, i thoshte Gafur Loku Shaban Ēupit, duke vazhduar: “Para se tė pushkatohet nga toga armike, Themistokli nuk kėrkoi asgjė tjetėr, pos lirisė pėr ta kėnduar Kėngėn e Lirisė.” As qė kemi fjalė tjera pėr ta dėshmuar atdhetarizmin e shenjtė tė Rafi Halilit dhe tė kėtij kosovari tė shenjtė qė ra si njė martir i shenjtė, pėr shenjtėrimin e njė vendi tė shenjtė.

 

Faqja e parė e Aktakuzės sė B. Y.
Faqja e parė e Aktakuzės sė B. Y.
Mrekullia e shenjtė e atdhedashurisė shqiptare

 

Dokumentet dėshmojnė se nė krye me Rafi Halilin, grupi i tij  ėshtė gjykuar me 21 janar 1973 nė Shkup: Rafi Halili ėshtė dėnuar me 7 vjet, Baki Ymeri (nė mungesė) me 6 vjet, Gafur Loku me 5 vjet, Rushit Nesimi me 5 vjet, Elmaz Ademi me 4 vjet dhe Ajet Ademi me 2 vjet e 6 muaj. “I nderuar mik”, na shkruan Binak Ulaj nga Kosova, “Mė gėzoi fakti se tani mund tė komunikojmė pa kurrėfarė frike nga ata qė na ndiqnin. Ē’ėshtė e vėrteta, edhe mė parė ka rėnė tė lexoj ndonjė pėrkthim apo punim tėndin. Kjo mė jepte tė kuptoj se jeni mirė, se ende punoni e veproni me pėrkushtim, po njėkohėsisht ma kujtonte edhe Idrizovėn, pavijonin C, shqipfolėsin nga Gostivari qė e kishim cimer, i cili ishte sjellė me aq poshtėrsi. Kėto, dhe sprova tjera nė ndėshkimoret e ish-Jugosllavisė, mė kanė mbetur thellė nė kujtesė. Nuk e di nėse  ke shkruar diē pėr kėto,  nėse ke mbajtur ditar apo shkruar memoare, pėr Ty, pėr Rafi Halilin, pėr Gafur Lokun etj.  Nėse tė bie rasti tė vish nė Prishtinė, tė pres me pėrzemrėsi, pėr tė ripėrkujtuar ato peripeci, pėr ta freskuar kujtesėn lidhur me pėrjetimet e njė realiteti aq tė vrazhdė e tė hidhur.”

Unė ika nė Rumani ngase mė lajmėruan dashamirėt (njėri ndėr ta duke qenė edhe Abedin Murati, asokohe student i Drejtėsisė, ndėrsa mė vonė drejtor i Fabrikės “Molika” nė Tetovė), duke ma bėrė tė ditur se mė ndjekin. Nuk e dija pse mė ndjekin, por e morra vesh mė vonė se Rafiu ka pėrjetuar persekutime tė tmerrshme nga udbashėt e Shutkės. Mua mė “dekoruan” me 6 vjet nė bazė tė njė deklarate gjoja se paskam hedhur idenė pėr krijimin e grupit respektiv, gjoja se paskam thėnė se “maqedonasit duhet ti zhdukim njė nga njė”, gjė qė s’ėshtė e vėrtetė, gjė qė mund tė jetė montim policor, edhepse kėtė deklaratė e ka nėnshkruar njė bashkėfshatar imi, duke e ditur se unė gjendem kėtu ku jam, pa e ditur se njė ditė do tė mė arrestojnė dhe ndėshkojnė, siē ngjau mė 8 dhjetor 1975, pėr tė mė ndėshkuar nė maj tė vitit 1976, gjė pėr tė cilėn nuk kam shkruar, ngase ende nuk mė ka kapluar mosha e pleqėrisė pėr tė shkruar kujtime, ngase prioritet i kam dhėnė afirmimit tė Kosovės nė kėtė vend, edhepse disa hije tė fshehta mė ndjekin edhe sot e kėsaj dite, duke bėrė ēmos pėr tė ma ndėrprerė veprimtarinė. Pėr mė tej, lidhur me kėtė subjekt ndjekjesh dhe kėrcėnimesh terroriste, pason ta shohė dritėn e botimit njė ditė fejtoni “B. Y. nė shėnjestėr tė shėrbimeve tė fshehta tė djallit”, djallin, pėr fat tė keq, duke e patur prezent edhe nė vendlindje, edhe nė diasporė, edhe ndėr shqiptarė, edhe ndėr tė huaj.

 

Mbrojtėsit tanė ishin dashamirėt dhe engjėjt

 

Me njė fjalė, nuk ėshtė me rėndėsi ēėshtja ime, por me rėndėsi ėshtė tė identifikohen kush ka qenė gjykatėsi hetues qė e ka  anketuar Rafiun, duke i detyruar policėt ta ndėshkojnė fizikisht, madje edhe me elektroshok policor, gjė pėr tė cilėn duhet tė pėrgjigjen penalisht. Kush ishte  Sllobodan Matevski i cili na anketonte sipas direktivave tė Bedri Sinanit pėr tė pėrfituar grada, pėr tė arritur me funksion nga Shėrbimi Shtetėror i Punėve tė Brendshme tė Tetovės nė Sekretariatin e Punėve tė Brendshme nė Shkup. Nuk e dimė nė jeton Sllobodani, Sllobodan Matevski i cili e ka dulmuar fitikisht edhe njė engjėll tjetėr tė atdhetarizmit shqiptar, Shaban Xheladinin, por e dimė se aq shumė na kanė ndjekur dhe ngulfatur udbashėt e burgut nė qeli me spiunė romė, shqiptarė dhe maqedonas, duke dyshuar gjoja se paskam qenė “agjent i ambasadės shqiptare nė Bukuresht”, saqė u detyrova t’ia kushtoj njė poezi Titos, duke i mashtruar gjoja se qenkam titist, edhepse poezi i ka kushtuar Titos edhe Ali Podrimja, pa e ndjekur dhe pa e detyruar kush. Tekefundit, pse tė merremi me tė shkuarėn e  “ngatėrruar” jo vetėm me vepra tė mira, por edhe me nga ndonjė mėkat tė falshėm apo tė pafalshėm! Disa gjėra mund tė kristalizohen kur do ta pėrkthejmė aktpadinė, pėr tė shkėputur prej atje fragmente ku bėhet fjalė pėr atdhetarizmin e shenjtė tė Rafi Halilit, i anketuar nga gjykatėsi hetues mė 22 shtator 1972, mė 13 tetor 1972, mė 17 nėntor 1972, mė 22 nėntor 1972, mė 15 nėntor 1972, mė 22 janar 1973,  mė 12 janar 1976. Nė bazė tė arsytimit tė aktpadisė sime, unė qenkam fajtor ngase:

“Qė nga vjeshta e vitit 1971 e deri nė zbulimin mė 1972, sė bashku me tė dėnuarin Rafi Halili, nė Prishtinė dhe Tetovė, kanė ngritur platformė politike pėr veprim kundėr popullit dhe shtetit, gjė pėr tė cilėn kanė krijuar grup i cili ka pėr qėllim qė permes forcės dhe rrugės kundėrligjore tė rrėzojnė pushtetin e popullit punues dhe tė shpartallojnė vėllazėrim-bashkimin e kombeve dhe kombėsive jugosllave,  rast me tė cilin u janė drejtuar disa personave me pėrkatėsi shqiptare, duke i angazhuar qė tė bėhen anėtarė tė grupit, kėshtuqė nė kėtė mėnyrė, sė pari nė kėtė grup e futėn dhe angazhuan tashmė tė dėnuarin Gafur Loku, ndėrsa pastaj pėrmes tė dėnuarit Rafi Halili, nė kėtė grup i inkorporuan si anėtarė Rushit Nesimin, Elmaz Ademin, Ajet Ademin dhe persona tjerė, duke kėrkuar prej tyre qė tė

Reagim i B. Y. kundėr Tome Batkovskit
Reagim i B. Y. kundėr Tome Batkovskit
veprojnė nė drejtim tė realizimit tė platformės politike tė grupit, pėr tė pėrvetėsuar edhe anėtarė tė tjerė, duke shkruar parolla me pėrmbajtje armiqėsore, nė tė cilat me qėllim tė keq dhe tė pavėrtetė i pėrshkruanin rrethanat shoqėrore-politike nė Republikėn Socialiste Federative tė Jugosllavisė, duke bėrė ftesė pėr rezistencė tė hapur dhe pėrmbysje violente tė rendit kushtetues, parollat duke i shpėrndarė pėrmes anėtarėve tė grupit nė objekte tė ndryshme nė Tetovė, qė pastaj, mė 13 shtator 1973, nga ana e kėtij grupi qe kryer vjedhje armėsh pėr ti shfrytėzuar pėr sulm nė rast nevoje, ndėrsa i fajėsuari Baki Ymeri, pas zbulimit tė grupit, nė shtator 1972, ik nga organet e pushtetit, kėshtuqė mė 28 tetor 1972, del ilegalisht nė botėn e jashtme, prej ku do tė vazhdojė me veprimtari armiqėsore kundėr rendit politik dhe shoqėror, rast me tė cilin do tė shkruajė dhe dėrgojė letra tė panumėrta me pėrmbajtje armiqėsore.” Dhe mė tej:

“Nė bazė tė veprimeve tė sipėrpėrmendura, i fajėsuari Baki Ymeri ka kryer vepėr penale – Bashkim kundėr popullit dhe shtetit – sipas nen. 117, pikė 1, lidhur me nenin 100 tė Ligjit Penal. Nė pajtim me pėrshkrimet e cituara dhe nenin 3, 28, 38, 45 tė Ligjit penal dhe nenit 89 dhe 92 tė Ligjit pėr Procedurė Penale, e dėnon me burg tė rėndė nė kohėzgjatje prej 6 vitesh, rast me tė cilin i llogaritet qėndrimi nė paraburgim prej 8 dhjetor 1975 deri nė plotėfuqizimin e kėsaj aktpadie.” Me kėtė rast, duke e pėrkujtuar njė fragment tė grisur tė jetės sime, vlen tė potencojmė faktin se dėshmitarė tė mbrojtjes sime nė Gjykatėn komuniste tė Qarkut tė Shkupit, pėrveē avokatit mbrojtės, Panta Polenak (me origjinė vllahe), ishin edhe Rafi Halili, Gafur Loku, Tasin Qahili, Zaim Beqiri, Adem Baftjari, Kadir Shabani dhe Demir Seferi. Me njė fjalė, qoftė nė procesin tim, qoftė nė atė tė Rafi Halilit dhe tė ndėshkuarve tė tjerė shqiptarė, ndjekės ishin serbėt dhe maqedonasit tė prirė nga njė udbash i shitur shqiptar, ndėrsa mbrojtėsit tanė ishin shqiptarėt, familja, farefisi, dashamirėt dhe engjėjt. E kėtillė ishte politika titiste e Jugosllavisė antishqiptare: Pėrēaj e sundo, nxit shqiptarin tė shpifė kundėr shqiptarit, nėnshkruaj deklarata nė faqe tė pashkruara, ndiqe shqiptarin deri nė skaj tė botės, etiketo shqiptarin me sintagmat titiste: ekstremist, enverist, irredentist, nacionalist!

         

Vlera tė dėshmuara atdhetare dhe intelektuale

 

Pėr fat tė keq, shqiptarėt mbeten edhe mė tej tė pėrēarė nė baza ideologjike, fetare apo politike. Duke bėrė fjalė pėr krijimintarinė letrare si njė mrekulli e kristaltė, Shqiponja Duro fshikullon pandjeshmėrinė e disa politikanėve qė militojnė pėr interesa tė ngushta, urrejtje, pėrēarje (a)politike, klane interesash meskine qė ngacmojnė prushin e dhimbjeve dhe plagėve tė sė kaluarės, ndėrsa Ramize Sherifi uron qė mosmarrėveshjet tė mos ndikojnė negativisht pėr pasqyrimin e sė vėrtetės. Tė nderuar miq, - do tė shkruajė Bardhyl Mahmuti nė janar tė kėtij viti (2010):

“Mė vjen keq kur shoh qė njerėz me vlera tė dėshmuara atdhetare dhe intelektuale, tė cilėt kanė bashkėvuajtur nė kazamatet sllave, hynė nė spiralen e konflikteve joproduktive tė atyre qė kanė lėnė gjurmėt e veta nė historinė e rezistencės sonė kombėtare, dhe as polemikat e tyre nuk mund t'ua humbin vlerat. Shenjtėria e atdhedashurisė lidhet nė mėnyrė tė pashmangshme me respektin ndaj njerėzve qė trasuan rrugėn e rezistencės. E kjo rrugė e rezistencės sė shqiptarėve nėn Maqedoni lidhet, ndėr tė tjerė, edhe me emrin e Baki Ymerit, edhe tė Rafi Halilit, edhe tė Zaim Beqirit. Janė emra tė personave pėr tė cilėt ka fakte se kanė dėshmuar guxim ndaj okupatorit, kur, siē thotė populli, pasuli numėrohej kokėrr pėr kokėrr. Vlerat e tyre pėr historinė e rezistencės sonė kombėtare nuk mund t’i zbehin as stigmatizimet si titist apo enverist, qė mund t’ua bėjnė tė tjerėt, por as akuzat e ndėrsjellta qė mund tė jenė rezultat i inateve personale (me tė drejtė apo pa tė drejtė). Kėto mendime nuk rrjedhin nga statuti partiak, por nga respekti i ndėrtuar pėr dekada tė tėra pėr ta.” Pėrfundimisht mund tė themi se Rafi Halili digjej dhe digjet pėr Shqipėrinė, siē digjej edhe Gjergj Fishta kur do tė shkruajė: “Deri sa mundem me ligjrue/ E sa gjallė une me frym' jam/ Kurrė Shqypni s'kam me t'harrue/ Dhe nė vorr me t'pėrmend’ kam”.