Arsim Halili: Plejadë pavdekësie
09.11.2009, 08:24 PM (GMT+1)
Arsim HaliliPLEJADË PAVDEKËSIE
(Dëshmorit Artan Abazit)
Lindi një zemër mal
Etjen e kësaj toke shuajti me gjak
Deri në pikë të fundit
Bishat nuk ngopën dot
Eshtrat thurrin barrikadë
S’ka hyrje dalje për korbëzinjtë
Acari i motit të kuqërremtë
Sjell diell në bardhësinë e borës
Emri Yt qëndron krenar në lindje
Epitafi mbron kufirin në perëndim
Në mes kufijëve ruhen kujtimet
Plejadë pavdekësie ...
Lajme të tjera
Lajme Popullore











