Alfred Papuçiu: Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët
02.08.2009, 09:00 PM (GMT+1)
![]() |
| Alfredi në Crans-Montana, 1 gusht 2009 |
![]() |
| Emblema e Zvicrës |
Përgatitur nga Alfred Papuçiu*
1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 korriku për francezët dhe 4 korriku për amerikanët, apo 28 nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se 1 shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në Tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Nuk është për t’u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e festës së 2 gushtit fillon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjerë që jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë , simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj të dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).
![]() |
| Daniel-Henri Druey, radikal, anëtar i Këshillit të Parë Federal |
![]() |
| Pallati Federal në Bernë |
![]() |
| Demokracia e drejtpërdrejtë në Glaris |
![]() |
| Këshilli Kombëtar |
Demokracia e drejtpërdrejtë i jep mundësi popullit të zgjedhë të zgjedhurit e tij në këshillat e ndryshme (Komunat, Kantonet dhe në Konfederatë) dhe u jep atyre mundësi të japin mendimin e tyre mbi tekstet ligjvenëse apo konstitucionale, që vendosen nga këto këshilla apo t’i propozojë ato sipas një rregullore të saktë. Në këto « Landsgemeinde », siç quhen në zonat gjermanofone, qytetarët mblidheshin dhe votonin duke ngritur dorën.
![]() |
| Micheline Calmy Rey |
Pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Këshilli Federal, i përbërë nga 7 anëtarë (ministra). Ata zgjidhen për katër vjet nga Asambleja Federale, por mund të vazhdojnë edhe më tej mandatin e tyre, në rast se edhe ata vetë e dëshirojnë një gjë të tillë. Këshilli Federal funksionon sipas parimit të kolegjialitetit, gjë që do të thotë se vendimet e mara, në shumicën e rasteve janë me konsensus. Presidenca e Këshillit Federal sigurohet nga Presidenti i Konfederatës që zgjidhet për 1 vit nga 7 anëtarët e Këshillit Federal. Roli i tij është më tepër simbolik dhe mediatik.
Popullsia e Zvicrës është e pasur me një diversitet kulturor, veçanërisht në fushën e gjuhës ( katër gjuhë kombëtare dhe shumë dialekte) dhe me një diversitet fetar (kantone historikisht katolike apo protestante). Zvicra dhe autoritetet e saj respektojnë me rreptësi edhe kulturën, gjuhën, fenë e popullsisë të huaj, që është vendosur në territorin e saj. Po të përmendim vetëm shqiptarët,ata, në përputhje me legjislacionin zviceran, kanë shkollat, Universitetin, grupet e tyre artistike, të futbollit, apo edhe mundësinë e ushtrimit të fesë së tyre. Cdo shqiptar ka të drejtë të mbajë shtetësinë shqiptare dhe të ketë edhe atë zvicerane, kur pranohet si i tillë. Shqiptarët janë një ndihmesë të veçantë në ecurinë e demokracisë së drejtpërdrejtë në Zvicër, në fusha të ndryshme të ekonomisë, shkencës, artit, kulturës, ato sociale etj. Shqiptarë që janë integruar në shoqërinë zvicerane janë anëtarë të partive të ndryshme politike dhe janë zgjedhur edhe në instanca drejtuese të kantoneve apo komunave. Gjithashtu duhet theksuar se Konfederata Zvicerane, sidomos nëpërmjet ministres së jashtme, zonjës së nderuar, Micheline Calmy-Rey, mëse njëherë ka mbrojtur aspiratat e drejta të popullit shqiptar dhe ka qënë nga të parat që ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës.
« E vendosur në qendër të Europës, vazhdon ministrja e jashtme e Zvicrës, Zvicra mund të futet vetëm në trajektoren europiane. Megjithatë, disa mund të përpiqen të pohojnë se Zvicra nuk ka politikë europiane, duke mos qënë anëtare e Bashkimit Europian. Ky është gabim. Zvicra bën pjesë në Europë dhe zhvillon një politikë aktive europiane. Ajo është anëtare e AELE (Shoqata Europiane e Shkëmbimit të Lirë), e Këshillit të Europës dhe e OCDE. Qysh nga rënia e murit të Berlinit, ajo i ka kushtuar shumë nga burimet e saj financiare mbështetjes së procesit të transformimit në Europën e Lindjes dhe Juglindjes : qysh nga 1991 ajo i ka dhënë 3,3 miliard franga Europës Qëndrore, Europës Lindore, Ballkanit dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu, Zvicra ka investuar 15 miliard franga për realizimin e linjave të reja hekurudhore përmes Alpeve, për të lehtësuar lëvizshmërinë midis Veriut dhe Jugut të Europës…Kufiri i saj kalohet çdo ditë nga 700'000 vetë. Popullsia e saj është nga më të larmishmet në Europë. Një banor në pesë, në Zvicër, është qytetar i Bashkimit Europian ».Me rastin e Festës Kombëtare të 1 Gushtit, që u festua në gjithë territorin e saj dhe në ato vende ku janë vendosur rreth 700.000 zviceranë urojmë që Zoti ta bekojë Zvicrën, vendin demokratik që ka pranuar në gjirin e saj gati 200.000 shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe janë integruar në Konfederatën zvicerane, pa harruar vendin nga kanë ardhur dhe kanë lindur.
*Autori ka botuar disa libra me refleksione për Zvicrën, si dhe ka shkruar në shtypin shqiptar dhe atë zviceran shkrime që lidhen me jetën politike, ekonomike, dyshtetësinë, integrimin e të huajve në Zvicër, politikën e fqinjësisë së mirë të saj, atë me Europën, SHBA dhe botën.
![]() |
| Alfredi në Crans Montana 1 gusht 2009 |
![]() |
| E ardhmja e Diasporës shqiptare |
![]() |
| Alfredi në ditën e festës kombëtare të Zvicrës |

![]() |
| Charlotte |
![]() |
| Gjeneva ndërkombëtare |
![]() |
| Alfredi |
| Ekspozita e Giacomotti |
![]() |
| Gjeneva ne feste |
![]() |
| Shpallje për 1 Gushtin në Zvicër |
![]() |
| Shkolla e Europës ku mësojnë fëmijë shqiptarë.jpg |
![]() |
| Skënderbeu në Gjenevë |

Lajme të tjera
Lajme Popullore
































