Visar Zhiti: Tetor

Nga
Visar Zhiti
Vjeshtë
e Dyt?.
Kthejmë
fletën në Kalendarin e Atjonit, muaj tjetër, Vjeshtë e Dytë, - është quajtur në
traditën shqiptare, se ka më ngjyra të saj dhe pem?t japin frutat e vonë.
Dhe
njerëzit? Puna e tyre sikur ka më pjekuri e ndjenjë…
1.
DATAT:
Shoh
kutitë e datave të tetorit në kalendar, të kujtojnë dhe hojet e mjaltit. Jemi
në mesin e stinës së begatë, edhe me poezi…
2.
FJALËT:
Dhe
pastaj është thënia e Atjoni, në tre gjuhë, anglisht, italisht, me shqipen tonë
mes, si vetë tetori:
“Kur
padrejtësia e përgjithshme
bëhet
rrugë,
rezistenca
është detyrë.”
Është
marë nga libri i tij “Për atë që dua(m)”, pra, është thënie nga dashuria. Atij
si student i filozofisë i ka pëlqyer, është goditur nga ky mendim i ngjeshur
dhe e ka përsëritur, ku fjala padrejtësi nuk mbetet vetëm një emërtim i një të
keqeje, ndërsa rezistenca nuk është thjesht vepër kundërshtimi.
Sepse
kur padrejtësia përsëritet, ajo kështu edhe lejohet, pra, bëhet dhe zakon dhe
më në fund shndërrohet në “rrugë”, por dhe në “sistem” dhe heshtja rrezikon të
bëhet bashkëfajtore. Dhe zëri studentor na thërret të mos e pranojmë si normale
atë që nuk është e drejtë. Rezistenca bëhet një qëndrim i ndërgjegjes,
përgjegjësi përballë kohës.
Kaq
shumë aktuale sot, shihet dhe rrugëve të kryeqytetit tonë…
Arritje
të qëllimit të mirë në tetor! - urojmë!
3.

Në
bazën e faqes së Kalendarit janë ngjyra të Atjonit, dy piktura të tij si dy
vjeshta në ballinat e dy librave të babait të tij.
Në
kopertinën e parë zotëron e kuqerremta vjeshtore me fashot e së blertës,
ndërfutet e verdha, por ka blu qiellore, një harmoni që duket e shpirtit.
Në
kopertinën e dytë ka më rrëfim, një qenie si me brirë e bisht të gjatë ndjek
nga pas dikë si me flatra, që po shkon drejt diçkaje të bardhë që autori ia ka
ngjitur tablosë si copëz tjetër e pikturës.
Metaforë
tetori, metaforë e jetës.
Mirë
se vini ditë të Vjeshtës së Dytë,
-
të vjen të thuash, - plot pjekuri e mendim e gëzime arritjesh!



