Zbulohet “Grimca e Zotit”
Shkencëtarët e “Përplasësit të Madh të Hadrone”, po mundohen të jenë të përmbajtur, për të thënë se kanë zbuluar gjurmë të të ashtuquajturës, “Grimca e Zotit”. Të dhënat u paraqitën në Gjenevë të Zvicrës në një seminar të organizuar nga CERN.
Grimca, konsiderohet si mjeti nga i cili cdo gjë në Univers merr masën e vet. Në fakt, kjo ka ngjallur entuziazëm, por shkencëtarët thonë se ende mungojnë disa të dhëna për ta quajtur “Zbulim”. Por nëse i tillë do jetë, atëherë do të ishte hapi më i madh shkencor në këto 60 vitet e fundit.
Është e rëndësishme sepse do t’na lejojë ta kuptojmë universin, i vëzhguar përmes eksperimenteve. Ekzistenca e saj mund të shënojë hapa përpara në teoritë e unifikimit, të verifikuara nga forcat bërthamore dhe eletromagnetike, por që ende përjashtojnë gravitetin.
Kjo grimcë ishte një përbërës që i mungonte të ashtuquajturit “Standart Model”, që njihet në fizikë si udhërrëfyesi që përshkruan ndërveprimin e grimcave apo forcave të ndryshme.
Kërkimi u bë nga dy ekipe të ndryshme dhe eksperimentet u pagëzuan CMS dhe Atlas. Rezultatet e eksperimenteve ishin thuajse të njëjtë, për të njëjtën masë, nga 124-125 gigaelektron/volt.
Zëdhënësi i eksperiment CMS, Guido Toneli tha se tejkalimi përputhet me “Modelin Standart” Higs, afër 124 gigaelektronvolt, por ende nuk mund ta themi me gojën plot”.
“O Zot”, ky ishte komenti i parë i 82 vjecarit Peter Higs, i befasuar nga dy përfundimet e përafërta të dy eksperimenteve.
Lajme të tjera
-
Voyager pranë kufirit të sistemit tonë diellor (09.07.2013, 07:15 PM)
-
Mjeti eksplorues “Curiosity” ateroi në planetin Mars (06.08.2012, 07:50 PM)
-
Larenc M. Kraus: Rëndësia e “grimcës së Zotit” (18.07.2012, 06:01 PM)
-
Zbulohet ''Grimca e Zotit'' (08.07.2012, 10:27 AM)
-
Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës (31.05.2012, 05:49 PM)
-
Afër Tokës, asteroidi 140.000 tonë shkatërron satelitet në shkurt (22.05.2012, 04:24 PM)
-
Fotoja 121 mln megapixel, me e qarta e marrë ndonjëherë (12.05.2012, 11:43 AM)
-
Abraham Cressy Morrison: Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zotin (27.02.2012, 08:26 PM)
-
Abdyl Berisha: Asgjë më e shpejtë se drita (26.02.2012, 06:00 PM)
-
Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji (21.02.2012, 07:40 PM)









