Viron Kona: Jam shqiptar dhe s’të harroj

Biblibli
i gjuhës sonë
Naim
Frashëri (25 maj 1846 - 20 tetor 1900)
Jam
shqiptar dhe s’të harroj
Naim,
kombi të bekoi,
stërnip
të Skënderbeut,
me
vargjet ti frymëzove,
rilindjen
e mëmëdheut.
Lartësove
emrin shqiptar,
vlerat
edhe madhështinë,
gjithë
popullit i kujtove,
heronjtë
dhe lashtësinë.
Për
çdo bukuri të kombit,
zgjove
mall dhe krenari,
the:
“i pari është atdheu,
dashuria
për liri”.
Ardhmërinë
parashikove,
ngjalle
shpresë dhe besim,
gjuhën
shqipe e ndriçove,
i
dhe vlerë, i dhe shkëlqim.
I
kushtove vargje qiririt,
që
u dogj për pakëz dritë,
por
dhe veten sakrifikove,
për
ne e bëre “natën ditë”.
Kombi
ty s’të harron kurrë,
je “bilbili” i gjuhës sonë,
je
“Ylli” që shndrit në qiell,
që
veç lind e s’perëndon!
I
shkrova për ty këto vargje,
s`i
poet, unë s’pretendoj,
vargjet
m ‘dolën nga zemra,
jam
shqiptar dhe s’të harroj.






