Tahir Bezhani: Tradita e qethjes së deleve në Stankaj-Rugovë

TRADITA E TË QETHURAVE
TË DELEVE NË STANKAJ-RUGOVË
Nga
Tahir Bezhani
Rugova
është njëra ndër krahinat më të njohura të gjeografisë shqiptare ku ruhen më së
miri traditat dhe kultura jonë kombëtare.
Rugovasit në radhë të parë i karakterizon bujaria, fisnikëria, trimëria dhe
ndershmëria. Rugovasit i kanë dhënë burra e trima këtij vendi në mbrojtje të
lirisë, atdhetarë të spikatur ndër
shekuj. Veshja kombëtare paraqet
kulmin e traditës dhe kulturës sonë së bashku me këngët, vallet , lojërat etj,
tejet artistike.
Ndonëse
të shkapërderdhur neper vende të ndryshme nga kushtet e vështira të kohëve,
duke marë boten në sy për një jetë më të
mirë, megjithatë, kohëve të fundit janë rikthyer disa sish dhe kanë filluar
jetën në trojet e tyre së bashku me traditat dhe mirësitë që i karakterizojnë
këta banorë të vyer.
Fshati
Stankaj i Rugovës, jep shembullin më të mirë për të rikthyerit dhe të jetës së
rehatshme në vendlindjen e tyre, ku ruhen me gjelozi traditat tona, të kësaj
krahine famëmadhe.
Vëllezërit
Naser e Halil Ukë Kurtaj, këto ditë
dëshmuar dashurinë për vendlindje dhe për traditat tona të çmuara. Këta dy
vëllezër, me 4.korrik,organizuan ceremoninë e të qethave të deleve si një nga
traditat e këtij vendi prej kohësh. Tufa e deleve të tyre prej 250 krerësh,
hijeshon shpatet e bjeshkëve në kullosa . Blegërima e qingjeve të rikujton
“Bagëti e Bujqësi” të Naimit romantik. Nuk mungon as kënga e fyelli shpateve të fshatit Stankaj.
Ferma
e blegtorisë së Naser e Halil Kurtaj,
është bërë e njohur edhe për produktet e qumështit dhe mishin cilësore të
qingjeve të tyre. Nga këto produkte edhe fitimet janë të lakmuara.
Për
këtë festë të qethurave, vëllezërit
Kurti kishin ftuar hiç më pa se 100-150 veta, shokë e miq, e mes tyre edhe zyrtarë të pushtetit Qendrorë e
lokal, nga Ministria e Bujqësisë dhe pylltarisë, si bashkë organizatorë të
kësaj tradite në Rugovë të Pejës. Mori pjesë këshilltari i resorit të Bujqësisë
e pylltarisë, nga Peja, z. Mehdi Mulaj, i cili, me fjalët e tij kurajuese,
falënderoj fermerin Kurtaj për
organizimin tradicional të Rugovës, ruajtjen e traditave dhe zgjerimit
të kësaj veprimtarie dobiprurëse. Premtoj bashkëpunim dhe ndihmë në këtë lami
me qëllim të zgjerimit të tufave të deleve në bjeshkët e Rugovës. Ndërkaq,
banorët dhanë disa mendime e vërejtje me qëllim të plotësimit të nevojave të
tyre për kultivimin e fermave të blegtorisë në këto bjeshkë të bukura. Njëri
nga biseduesit iu drejtuar z. Mehdi me
fjalët;” në fshatin Stankaj mbaj mend 3000 dele qe kullosnin këto shpate
,ndërsa tani, vetëm 250 krerë ka fshati. Mos të përmend edhe fshatrat tjera
qe kishte mbi 5000 krerë dele. Andaj, na
si banorë të këtij vendi kërkojmë ndihmën e pushtetit lokal e Qendrorë për ndihmë
sa më të arsyeshme. Biseduesi tjetër përmendi si problem Parkun Nacional i cili
ka kufizuar hapësirën për kullosa delesh...”
Rapsodet
nga Shqiperia dhe Hysen Kuerti nga Stankaj- Rugove,me lahute
Në
vazhdim të këtij manifestimi, n’atë lartësi bjeshkore, mes Bogës e Stankajve,
jehonte kënga e çiftelia nga grupi folklorik ardhur enkas nga Shqipëria, të
cilët kënaqen të pranishmit me mësonin e bukur të rapsodisë sonë. Kënaqësia
kishte arritur kulmin edhe me pjesëmarrjen e disa qytetarëve nga diaspora jonë,
të cilët, të përmalluar dhe të etur për vendlindjen e tyre, dalldiseshin nga
kënaqësia, u qeshte fytyra dhe incizonin programin e pasur e të organizuar për
mrekulli nga mikpritja e vëllezërve
Kurtaj të fshatit Stankaj.
Kjo
çupës ishte bukuroshja rugovase e ditës.
Hysen
Kurti,këngë majkrahu,Rugove.
Një
sharmë të veçantë e të paharruar këtij manifestimi ia shtoi rapsodi tani i
mirënjohur anekënd trojeve shqiptare, lahutari, Hysen Kurti, i cili me veshje
kombëtare, ”zbarkoi” nga hoteli “Kulla e Rugovasit” si një shqiponjë, veshur në
kostume kombëtare të Rugovës, duke ia thënë bukur këngës majëkrahut, i cili u
prit me duartrokitje të gjata.
Pastaj,
në ecje e sipër, si një aktor i vërtetë, ofrohej masës së tubuar duke recituar
vargje nga Fishta, vargje për Vraninen. Nga ajo atmosferë madhështore, dukej se edhe pishat e gjata po
këndonin me këtë malësorë të Rugovës, i cili kudo që qëllon ndezë atmosferë gëzimi
e hareje. Nuk mungoj as vallja e njohur e burrave të Rugovës, një valle e
njohur anekënd botes për traditën dhe
koreografinë fine të shqiptarisë.
Pas
kësaj ceremonie, këshilltari i sektorit të Bujqësisë nga pushteti lokal në
Pejë, ndau disa mirënjohje për organizatorin ( mikpritësin) dhe disa të tjerë ,
si motivim e nxitje për vazhdimin e traditave tona dhe zgjerimin e fermës së blegtorisë në këtë
fshat dhe tjerat për rreth.
Bujaria
rugoviane është e njohur anekënd trojeve tona. Pos që të hapin zemrën e
bujarisë, ata shtrojnë tryezën me gjitha
të mirat që ka shtëpisë.
Për
fillim, mysafirëve të ftuar iu shërbyen me përshesh me tamel të deleve i cili
ka shije të këndshme. Në radhe, pas një pauze, shtruan tryezën e gjatë për të
pranishmit me të gjitha llojet e
ushqimeve vendore, duke filluar me pjatat me djathë cilësorë, mish qengji të pjekur, leqenik,
flija, ëmbëlsira ,ku secila ishte më e
shijshme se tjera. Të pranishmit shërbeheshin sipas dëshirës së tyre me ato të mira të shtruara në tryezën e
gjatë. Në një ambient të këndshëm bjeshkor, nën përkundjen e flladit të
pishave, me pije të llojllojshme e ujë bjeshke, secili ngopjen në dy aspekte:
me ajrin e pastër, pamjet dhe ushqimet e mrekulluara vendore të Rugovës.
Nëna
Cubë specialiste për kuzhinën vendore,posaqërisht mazën e zier. Mësuesja e
gjenerateve të reja.
Flija,
specialitet i Rugovës
Të
gjitha ushqimet e ofruara për mysafirë, ishin përgatitur nga familjaret e mikpritësit. Për kureshtje të këtyre
specialisteve tregova interesim të dij për gatimet. Zymer Kurti nuk hezitoj,
dhe me dërgoj në kuzhinën ku bëhej gatimi. Me njoftoj me nënën Cubë, Cube
Kurtin, e moshës 86 vjeç, e njohur në tërë Rugovën për çdo lloj gatimi. Ajo
ishte ulur në një karrige dhe përziente mazën e zier, njëri nga specialitet më
të kërkuara në menynë rugoviane. Të rejat e shtëpisë e dëgjonin dhe përfillnin
me vëmendje porositë e saja. Një trashëgimi ndër breza, sa mrekulli!
Ora
kishte kaluar katër pasdite. Flladi i mbrëmjes kishte ndërruar melodinë, ishte
më i ashpër. Pishat luhateshin dhe lëshonin armë të këndshme. Sikur donin të na
tregonin për ikjen e një dite të
këndshme në fshatin Stankaj, musafir në
të qethurat e deleve të mikpritësve, Naser e Halil Kurti nga ky fshat.
U
ndamë duke u përshëndetur ngrohtësisht me falënderimet për ftesën, duke iu
dëshiruar shëndet e suksese në zhvillimin e fermës së deleve dhe ruajtjen e
traditave aq të pasura vendore.
Sa
gjatë ngelet në mendje të njeriut një ditë e kalendarit të jetës kur përjetohet
me aq ngrohtësi!....
Stamkaj-Rugovë,
5.korrik, 2026












