Sevdail Hyseni: Pazari politik

24.05.2026, 11:51 AM (GMT+1)

Sevdail Hyseni

Satirike

Pazari politik

Po çmenden shqiptarët,

jo për bukë, dije, dinjitet,

por kush të zërë kolltukun

për t’u ulur në Parlament.


Si kërpudhat pas shiut,

dalin premtimet politike,

u dalldisën kandidatët

me buzëqeshje plastike.


Çdo parti “shpëtimtare”,

me ca liderë “profetë”,

sapo të kapin timonin,

e harrojnë popullin krejt.


E ne prapë brohorasim,

pas Flamurit “kaltërosh”,

fryhen deputetët tanë

me barkun sa një kosh.


Sikur të vepronin unikë

për shtet e për drejtësi,

s’do të mbeteshim të ndarë

nëpër “bajraqe” e parti.


Se shqiptari, për çudi,

siç kanë thënë të vjetrit:

Kur humb vetë zgjedhjet,

ia thyen këmbët tjetrit!


(Karikatura marrë nga interneti)


Satirike


Pordhi kali!

(Sipas motiveve popullore)

Pordhi kali n’derë të honit,

thanë: “Ishte i shkodranit!”

Por shkodrani bani be:

“Kali im për besë e fe,

nuk ka pordhë prej si ka le!”

Kurse këndej në Luginë...

pordhët kali bubullimë,

Madje thuhet me tamam,

pela Allxhë e la një nam.

Njëherë moti në Medvegjë,

e shqelmoi dhëndrin Rexhë,

nga xhelozia fort e vrazhdë,

e la të vdekur mu në grazhd.

Kur po bëhej gati dhëndër,

u tret dasma si një ëndërr,

mbeti nëna pa djalë n’shtëpi,

dhe nusja pa kurorë e nusëri.

Nga satira del një mësim,

çdo mesele ka kuptim:

- Pordha e kalit zhurmon,

shqelmi i pelës të gozhdon!