Sevdail Hyseni: Karnavali zgjedhor

Satirike
Karnavali zgjedhor
Në
botë karnavalet mbahen veç një herë në vit,
Kurse
te ne zgjedhjet zhvillohen pa asnjë limit.
Sapo
qytetarët nisin fushatën që ta harrojnë,
Politikanët
prapë me zhurmë skenën e pushtojnë.
Në
këtë teatër absurd, qytetari bie në zhgënjim,
kujton
zgjedhjet, pa u tharë boja në fletëvotim.
Po
sikur të ishte kompromisi disiplinë olimpike,
vendi
do të fitonte medalje në bojkotime historike.
Fjala
"kompromis" trajtohet si specie e rrezikuar,
ndërsa
"zgjedhjet e reja" janë mall i shumëkërkuar.
Me
këtë ritëm ua kalojmë edhe katër stinëve në vit,
se
votojmë aq shpesh, sa liderët tanë nuk i mërzit.
Mbase
karnavali është i bukur për sy e për
veshë,
atëherë
kur nuk zgjat më shumë se një ditë në shesh.
E
kur maskat s’hiqen e premtimet s'kanë mbarim,
shteti
nuk ndërtohet me fjalë, por me mirëkuptim.
Prandaj,
mjaft me këtë valle që na ndjek hap pas hapi,
e
na sjell te kutitë, sa herë kur i prishet dikujt hesapi.
Se
populli s’ka nevojë për një tjetër proces - verbal,
Por,
për një vend normal... e jo për “karnaval”!
(Karikatura: “Rinumërimi
i votave”, Imri Musliu)


