Sevdail Hyseni: Erdhi koha..!

3h më parë

Sevdail Hyseni

Satirike

Erdhi  koha..!

(Në stilin popullor)


“U qu’ nusja me sabah,

rroki sitën me bismilah:

- Mirëmëngjesi, moj pulë,

ka ardh’ koha me ta ngul”!


Gjel-kokoti nga koteci,

e ngriti zërin si kasneci:

- Veza-Vezën nuk e pret,

me çelë zogj në Parlament!


Zonjën klloçkë, pulën sharkë,

s’do ta keni as për darkë.

Mjaft u ngopët në fushatë,

s’mbahet shteti me shamatë!


Nuk janë votat posi vezë,

të fërgohen për mëngjes,

në formë omleti, siç i thonë,

me djathë “feta” e makaron’.


Meqë jemi krejt për shtet,

s’ka më vend për muhabet.

T’i hymë punës lart në re,

mbase gjeli s’na bën ve!


Si të duash, qitja pikën.

S’e kap dot matematikën.

Në këtë garë pambarim,

del një mësim në vazhdim…


Fjalë e urtë devollçe:

- Si të bëjmë e si të themi,

bir, o Muço kokëdemi,

dasmë bëjmë e nuse s’kemi!


(Karikatura marrë nga interneti)