Romeo Gurakuqi: Qytetarët e Shkodrës duhet të bëjnë gjithçka për të mbrojtur universitetin e tyre

4h më parë

Romeo Gurakuqi:

Qytetarët e Shkodrës duhet të bëjnë gjithçka për të mbrojtur universitetin e tyre dhe trashëgiminë që breza të tërë intelektualësh të këtij qyteti kanë lënë për ta ruajtur dhe zhvilluar më tej.

Universiteti i Shkodrës është krenaria e shumë brezave studentësh e pedagogësh. Është universiteti i qytetit ku u ideua Shqipëria moderne, ku arsimi cilësor dhe kërkimi shkencor zunë rrënjë ndër të parët në Shqipërinë e prapambetur.

Para dy vitesh Zoti Tonin Gjuraj erdhi në krye të drejtimit të këtij institucioni me misionin e ripërtëritjes së kësaj tradite dhe shndërrimit te tij ne Universitet bashkëkohor. Në realizimin e ketij misioni atij iu bashkuan nje numer profesoresh dhe docentesh te ditur dhe patriotë per ta kryer ketë reformim.

Dikush mbase kërkon ta fundosë Shkodrën nën një kullë dhe Universitetin në kotësi, deri në fikje, por qytetarët e Shkodrës dhe të hinterlandit, të diplomuarit anekënd Shqipërisë, nga Kelmendi në Sarandë, nga Durrësi në Dibër e Kukës, duhet të ngrihen për ta mbrojtur, jo thjesht një diplomë, por një shkollë që i bën krenarë, për atë traditë që nuk mund të shuhet nën dhunë.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të Shkodrës të qëndrojnë në mbrojtje të Rektorit të Universitetit të qytetit të tyre, në misionin e tij reformues, modernizues dhe të drejtë, ndërsa Qeverisë shqiptare i kërkoj të respektojë ligjet e shtetit dhe të marrë masat e nevojshme për rivendosjen e rendit institucional në Shkodër, kuptuar si një spektër i gjërë masash ligjzbatuese dhe mbrojtese ndaj fuksionarëve publikë.