Florim Zeqa: Demokracia e prangosur në LDK!
Demokracia e prangosur në LDK!

Pyetja më
e shpeshtë që më është bërë ditëve të fundit është kjo: "Aty ku jeton në
Itali, a keni nëndegë apo degë të LDK-së, a jeni i zgjedhur delegat për kuvend,
ngase duhet të keni një bazë deleguese, duhet që të respektoni rregulloren dhe
statutin e partisë, mos e harro se ka rend dhe rregull në LDK!"
As rend dhe as rregull, anarki në LDK
Sikur të kishte rend dhe rregull,
demokraci dhe meritokraci, sot në LDK nuk do ta kishim këtë klasë parazitësh
dhe kusarësh politik, parashutistësh dhe matrapazësh politik dhe as partinë në
vendin e tretë!
Të
dashur miq, komentues të respektuar, unë jam duke e kërkuar ndryshimin dhe jo
vazhdimësinë e kapjes së LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!
Statuti
aktual i partisë është i adaptuar për interesat e klanorëve të partisë dhe nuk
është aspak konformë rrethanave kohore!
Pikërisht
'Statuti' të cilit i referohen klanorët është bërë pengesa kryesore e
ndryshimit substancial në LDK, i cili i favorizon grupet e interesit dhe
kapësit e LDK-së, ata të cilët i patën pamundësuar kandidimin edhe ish
Presidentit, Dr. Fatmir Sejdiu!
Do ta nxjerrim 'Titanikun' nga fundi i
detit
Sikur të ishte e lehtë mposhtja e
klaneve dhe grupeve të interesit, e falangave sorrosiane, servilve dhe
yryshnikve të pushtetit në LDK nuk do të më kishte ardhur radha që të kandidoj
për kryetar, për shkak të vargut të gjatë të ambicieve për pushtet!
I
vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë, pa asnjë ambicie pushteti apo
privilegji e mora guximin intelektual dhe qytetar që të marrë përsipër
përgjegjësinë e ri-ngritjes LDK-së!
Përveq
atyre që janë pjesë e klaneve dhe grupeve të interesit, të cilët mund të
mbështeten dhe të arrijnë më lehtë në krye të partisë, për Ne të tjerët që jemi
jasht atyre rrathëve vicioz, kandidatura për kryetar është një sfidë e rëndë,
por jo e paarritshme!
Zgjedhja
ime e mundshme nuk paraqet privilegj dhe as komoditet, por do të jetë një barrë
e rëndë, e rëndë vetëm të mendohet, shumëfish më e rëndë që të realizohet!
Heqja
e pragut të 50+1 % të votave të delegatëve për aprovimin e kandidaturave për
kryetarë të partisë, i vënë padrejtësisht nga klanorët do të thotë heqje e
prangave të demokracisë në LDK!
Parimi
bazik i demokracisë së brendshme duhet të jetë ky: secili duhet ta ketë të
drejtën të zgjedhë dhe të jetë i zgjedhur në organet e partisë!
Nëse
hiqen barrierat byrokratike statutore, me besim në Zot dhe në elektorat do ta
nxjerrim 'Titanikun' nga fundi i detit!
Katër nëndegë të themeluara, të
harruara nga kryesia qendrore
Sa i përket organizimit politik të
LDK-së ne Itali, ai erdhi si produkt i interesave personale të disa prej
kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, të cilët erdhën në
Itali në mesin e shtatorit të vitit 2024, "si të autoriazuar nga kryesia
qendrore në Prishtinë" për themelimin fillimisht të nëndegëve të LDK-së,
pastaj të degës në Itali.
Përfaqësuesit
politik përmes planit paraprak dhe lidhjeve nepotike veçse i kishin caktuar
kryetarët e Nëndegëve dhe nga 7 anëtarë të Kryesisë për secilën nëndegë!
Nga
ajo kohë ekzistojnë katër nëndegë të themeluara në letër, pa arritur deri më
sot të koordinohen për themelimin e Degës dhe zgjedhjen e kryetarit dhe
kryesisë!
Kur
jemi në këtë segment, në tri prej nëndegëve të themeluara kam asistuar, porqë
nuk kam pranuar të bëhem pjesë e tyre shkaku i zgjedhjes antidemokratike (me
aklamacion) të kryetarëve dhe 7 anëtarëve të kryesisë të nxjerrë 'nën tavolinë'!
Për
më shumë kliko linkun e mëposhtëm: https://fjala.info/themelohen-kater-nendeget-e-para-te-ldk-se-ne-itali/
Nga
ajo që mund të keni lexuar në linkun e mësipërm, për kryesinë qendrore të
LDK-së asnjëherë nuk ka qenë prioritet ngritja dhe konsolidimi i LDK-së në
Diasporë, por vetëm grumbullimi i votave nga mërgimtarët, siq ndodhi me
themelimin e katër nëndegëve në Itali, të cilat u harruan dhe injoruan
tërësisht nga klanet dhe grupet e interesit pas procesit zgjedhor të 9 shkurtit
2025!
Për
më keq se kaq, kryetari në largim i LDK-së, si tifoz i flaktë i FC Milan bukur
shpesh ka ardhur në Milano për të përcjellur ndeshjet e kampionatit italian,
por asnjëherë "nuk ka gjetur kohë" të takohet me bashkatdhetarët,
përkatësisht me elektoratin e subjektit që drejton!
Mos
themelimi i Degës së LDK-së në Itali për dy vite rresht, e vërteton edhe
paaftësinë e atyre që morën barrën që nuk iu takon!
Nuk
ka si të jetë ndryshe, kur katër kryetarë të 4 nëndegëve dhe 44 anëtarë të
katër kryesive për 2 vite nuk arritën me "hapa të breshkës" që ta
themelojnë një degë të premtuar në shtetin italian!
Ndëshkimi i pret dështaket politik dhe
uzurpatorët dhe jo ata që angazhohen për reformim të thellë dhe ndryshim
rrënjesor të partisë. Do ta kenë bekimin e Zotit reformatorët dhe ata që
punojnë më përkushtim për ngritjen e LDK-së!
Bëhu
edhe Ti pjesë e ndryshimit!
Florim Zeqa, kandidat për kryetar të
LDK-së!
Orsago (Itali), 27.07.2026


