Roland Sylejmani: Natyra po çmendet ?!!!
Natyra po çmendet ?!!!
Nga Roland Sylejmani
Hap televiziorin, shohë lajmet e mëngjesit, në Afrikë kanë vdekur 30 fëmijë në mungesë të ujit nga thatesia e madhe që po mbreteron keto ditë atje. Kalojë tek kanali tjetër dhe lajmi i fundit vjen nga Australia ku brenda 24 orësh janë djegur mira hektarë pyje si pasojë e nxehtësis së madhe. Nga monotonia e lajmeve tragjike mendjoje që ndoshta një gazetë mund të jetë më relaksuese për mua, por zhgënjehem, titulli thot: “106 viktima e 300 të tjerë të lënduar e qindra të zhdukur është bilanci i fundit i termetit në Turqi” lajm ky që më tmerron dhe më bënë të mendojë në hollësi për katastrofat natyrore ato që vitëve të fundit po marrin mira e qindra jetra njerëzish.
A mund të themi se klima është cmendur ? Apo ta çuajm natyrën një përbindëshe të egër që po merr gjithcka që del para saj ? Mos ndoshta tani natyra është zgjuar nga gjumi dhe po i hakmerret njeriut ?
Përgjigjia adekuate vjen vetëvetiu, padyshim është kjo e fundit që natyra tani e ka në dorë gjithcka, është faktori vendimarrës i planetit tonë. Nëpër botë gjithandej ka filluar zhdukje masive e llojeve të ndryshme të kafshëve, pyjet prehen e dëmtohet pa kontroll, akullnajat në polin verior kan filluar të shkrihen me shpejtësi marramendëse, në Amerikë meatarishtë brenda vitit shfaqën 40 uragane me superfuqi e me e frikshmja nga keto është se disa pjesë të ozonit kanë pësuar çarje dhe dëmtime të mëdha. Niveli i Dioksidit te karbonit ne ditet e sotme eshte rreth 30% me i larte se sa ka qenë përpara evolimit të industrisë. Në 50 vitetet e fundit toka ka filluar të ngrohet me ritme të shepejta, shfaqja e sëmundjëve të ndryshme, si kanceri, sida, malarja, keto smundje që po prekin të gjitha moshat.
Të gjitha këto dokuri janë pasoje e dhunimit që njeriu i ka berë dhe po vazhdonë ti bëjë natyrës . Cili është qëllimi i vërtët i njeriut në tokë ? Të bëjë jetë luksi ? Të ndërtojë vila në ato toka ku mund të shfrytezohen si mjedise të mirfillta ekologjike, të organizojë festa ku dritat gjigande për zbukurim harxhojnë energjinë e një jave të tërë, të ndërtojë fabrika me helme të ndryshme për luftra, apo superfuqit botërore të garojnë se kush ka armë bërthamore më shumë ? Cfarë po ju lëmë pasardhsve tanë ?
Ku mbeti vetëdija njerëzore? A ka domëthenie, apo e justifikojmë gjithë këte evoluim shkencor ? Apo po e shkatërrojmë botën dalëngadal ? A jemi në prak të një apokalipsi ?
Një gjë është e sigurt, planeti ynë po vdes !
Është koha e fundit që njeriu mund të mendojë pozitivisht e që ka pak shpresë që mund të rikthejë kontrollin mbi jetën botën e natyrën në planetin tonë, prandaj çdo shfrytezim që bejmë ta bëjmë në mënyrë sa më racionale që e nesërmja të jetë më e mëshirshme për ne.
Lajme të tjera
-
Voyager pranë kufirit të sistemit tonë diellor (09.07.2013, 07:15 PM)
-
Mjeti eksplorues “Curiosity” ateroi në planetin Mars (06.08.2012, 07:50 PM)
-
Larenc M. Kraus: Rëndësia e “grimcës së Zotit” (18.07.2012, 06:01 PM)
-
Zbulohet ''Grimca e Zotit'' (08.07.2012, 10:27 AM)
-
Vullkani gjigant që mund të sjellë fundin e botës (31.05.2012, 05:49 PM)
-
Afër Tokës, asteroidi 140.000 tonë shkatërron satelitet në shkurt (22.05.2012, 04:24 PM)
-
Fotoja 121 mln megapixel, me e qarta e marrë ndonjëherë (12.05.2012, 11:43 AM)
-
Abraham Cressy Morrison: Shtatë arsye pse një shkencëtar beson në Zotin (27.02.2012, 08:26 PM)
-
Abdyl Berisha: Asgjë më e shpejtë se drita (26.02.2012, 06:00 PM)
-
Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji (21.02.2012, 07:40 PM)









