Ramush Haradinaj: Kujtojmë martirizimin e familjes Deliu
26.09.2020, 09:04 AM (GMT+1)
Ramush Haradinaj:
Kosova
e pagoi shtrenjtë okupimin, me spastrim etnik e shkatërrime, që nuk janë asgjë
krahasuar me humbjet njerëzore.
Sot
në njëzetedy vjetorin e masakrës në Abri të Epërme, kujtojmë martirizimin e
familjes Deliu, të cilët nuk u kursyen, pa dallim moshe, që nga foshnjet e deri
te pleqtë.
Ata
ishin të pafajshëm, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre. Ne do të
qëndrojmë gjithmonë pranë familjeve që humbën të dashurit, e do kërkojmë
drejtësi deri në njeriun e fundit.
Lavdi!

Lajme të tjera
Lajme Popullore















