Pilo Zyba: "Plazh në të thatë"

(Tregim
humoristik nga Londra)
NGA
PILO
ZYBA
Në
Londër, dielli është si ndonjë ministër i ndershëm: shfaqet rrallë dhe ikën
shpejt.
Prandaj,
sapo pashë që qielli ishte hapur dhe dielli kishte nxjerrë kokën si i penduar
për mungesat e gjata, vendosa të bëj një sakrificë patriotike për trupin tim:
të dal e të marr ca rreze.
Nxora
nga dollapi rrobat e plazhit, që flinin aty prej dy-tri vjetësh, si relike të
kohës kur besoja ende se barku im mund të fshihej me frymëmarrje të thellë. I
vesha me kujdes, mora çantën dhe u nisa drejt parkut të madh të lagjes, atij pa
pemë në mes, që anglezët e quajnë “open green area”, ndërsa ne shqiptarët do ta
quanim shkurt: “fushë ku piqen njerëzit si speca.”
Bari
ishte i gjelbër si reklamë detergjenti. Pemët anash kishin shpërthyer në
lulëzim, dhe në mes të asaj qetësie angleze rrinin të shpërndara ca gra e
vajza, secila në universin e vet:
njëra
me telefon,
tjetra
me libër,
një
tjetër duke bërë gjimnastikë me kufje në vesh, sikur po stërvitej për të kapur
avionin pa biletë.
Sapo
mbërrita, hodha çantën në bar dhe nisa të zhvishesha me atë seriozitetin e
burrave që mendojnë se ende kanë fizik plazhi nga viti 1987.
Në
atë çast ndjeva disa vështrime mbi vete.
Njëra
uli telefonin.
Tjetra
hoqi sytë nga libri.
Ajo
që po bënte gjimnastikë ngadalësoi ritmin.
“Merre
dreq,” thashë me vete,
“unë
erdha për rreze dielli, jo për rreze sysh.”
Por
sidoqoftë vazhdova.
Vura
kufjet dhe fillova të lëviz pak gjunjët, se mosha do mirëmbajtje si biçikletat
angleze.
Ndërkohë,
ngaqë po lëvizja, pa kuptuar po afrohesha drejt zonjave.
Në
mendjen time kjo ishte krejt normale.
Në
mendjen e tyre ndoshta dukeja si ndonjë emigrant ballkanik që kishte dalë për gjueti
estetike.
Sa
më shumë afrohesha, aq më shumë ato ktheheshin në privatësinë e tyre:
libri
u hap më shumë,
telefoni
u ngrit më lart,
vajza
e gjimnastikës u ul në bar sikur po fshihej nga tatimet.
Pak
më tej, një zonjë përkëdhelte një qen të madh.
Qeni,
sapo më pa duke iu afruar, nxori dhëmbët me një profesionalizëm që vetëm qentë
londinezë e kanë.
Në
atë moment më pushuan kufjet.
Muzika
mbaroi.
Pashë
telefonin: pa valë.
Si
duket, edhe interneti kishte vendosur të më izolonte.
U
ktheva mbrapsht drejt çantës sime dhe valët u rikthyen menjëherë.
“Mirë,”
thashë, “edhe teknologjia qenka kundër afrimit tim me njerëzit.”
Teksa
ecja, në rrugë kaloi një çift i ri. Një bjonde trupderdhur, me kraharor aq
krenar sa dukej sikur mbante dy topa lufte kundërajrore, i tha të dashurit:
—
Shiko, shiko gjyshi! Rri bën plazh i qetë, ndërsa unë po vonohem në punë!
Djali
buzëqeshi filozofikisht:
—
Gjyshi ka punuar në jetë. Ka rritur fëmijët, ka siguruar pensionin… tani piqet
në diell.
Mbeta
pa fjalë.
Pesë
minuta më parë ndihesha si emigrant romantik në park.
Tani
sapo isha graduar “gjysh diellor”.
U
ktheva te vendi im. Aty po afrohej një çift tjetër i ri. Vajza donte të
shtriheshin pranë meje, se aty pemët ishin më të bukura dhe bari më i gjelbër.
Djali e mbante nga krahu me atë shikimin tipik mashkullor:
“Këto
territore i kontrolloj unë.”
U
shtriva me dinjitet. Por aty kuptova tragjedinë e vërtetë të ditës. Rrobat e
plazhit më ishin ngushtuar shumë. Poshtë tyre, mbathjet më kishin hyrë në mish
si sanksione ekonomike. Fillova të lëviz pak nga beli për t’i rregulluar.
Papritur,
pas meje dëgjoj:
—
Khë… khë…
Kthehem
menjëherë.
Një
zezak mbi biçikletë më shikonte me sy të hapur.
—
Çfarë ke? — i them.
—
Asgjë, — tha. — Të pashë duke u tundur… mendova se tundeshe për mua.
E
pashë me inat dhe pështyva.
—
Ik, more! — i thashë.
Ai
qeshi.
—
Mos pështy! Këtu jemi në Londër. Këtu fara jonë është më e shumtë se në Afrikë!
Mora
një gur dhe ia hodha. Ai i dha biçikletës me shpejtësi olimpike dhe u zhduk.
Çifti
pranë meje po qeshte me lot. Djali puthi vajzën në qafë.
Unë
ngrita sytë nga qielli. Dy avionë kalonin ngadalë drejt aeroporteve londineze.
Dhe
aty, i shtrirë në bar, me barkun që luftonte me rrobat e plazhit, me diellin që
më digjte hundën dhe me krenarinë që më ishte tretur si akullore korriku,
mendova:
—
Eh, Londër…
Këtu
edhe plazhi bëhet “në të thatë”…








