Paulin Zefi: Një ditë historike!

Një ditë historike!
Nga
Paulin Zefi
Eventi
më i rëndësishëm kulturor i këtij viti në Lezhë dhe në mbarë Hapësirën
Shqiptare.
Sot
inauguruam statujën monumentale të Mbretëreshës Teuta (231–228 p.K.), të
vendosur në “Ballkonin Panoramik”, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin. Kjo vepër
monumentale është një dhuratë e çmuar e Fondacionit “Shqipëria Tjetër”, me
President Z.Marin Mema, dhe është realizuar nga skulptori Julian Muçollari.
Personi që e solli Teutën në Lezhë është Paulin Zefi dhe personi që përzgjodhi
vendndodhjen: Pjerin Ndreu. Financimi i statujës është mundësuar nga shqiptarët
e zakonshëm, të cilët iu përgjigjën
me bujari nismës së Marin Memës për mbledhjen e fondit. Ndërsa, Bashkia Lezhë
ka financuar ndërtimin e piedestalit të statujës dhe ka rehabilituar të gjithë
hapësirën përreth, duke krijuar një pikë të re identitare, kulturore dhe
turistike për Lezhën dhe Shqipërinë Veriperëndimore.
Urojmë
që ky projekt madhështor të shërbejë si një shembull frymëzues për të gjitha
bashkitë dhe qytetet e tjera shqiptare, për ta pasuruar hapësirën publike me
vepra monumentale që nderojnë historinë, kulturën dhe figurat e shquara të
parardhësve tanë të lavdishëm, Ilirëve!
Teuta
jonë tashmë qëndron me shumë hijeshi mbi "Rânën e Hèdhun", pranë
Rrugës Shëngjin-Velipojë, si një dëshmi e gjallë e kujtesës sonë historike dhe
e lidhjes së Lezhës me trashëgiminë e lashtë ilire.
Një
kryevepër arti për sot dhe një simbol i jashtëzakonshëm për brezat që do të
vijnë.










