Nue Oroshi: Në mes të hapësirës kohore dhe veprimit për dy lloj trashegimish

3h më parë

Në mes të hapësirës kohore dhe veprimit për dy lloj trashegimish

Nga Nue Oroshi

Valët e detit ecnin me shumë goditje. Ato ishin tërbuar nga frika e mungesës së ujit të pastër. Nuk ju shihet fare kaltërsia e tyre në rrotacionet ujore ku janë të përzier në mbrendësi lloj- lloj peshqish sikurse në ëndrrat e tyre të lëviznin reliktët e vjetra dhe peisazhet e reja.Reliktët e vjetra janë të lidhura shumë për gurin. E guri zakonisht është i lidhur për shkëmbin duke mos paraqitë fare rrotacionin e tokës rreth diellit. Në një diagonale të largët ku përputheshin lartësia diellore, gurët e shkëmbinjëve  dhe peshqit e detit na paraqitet një përzierje që dërgon në pafundësi lartësinë e qiellit, rrezet e diellit dhe ajrin e shkëmbinjëve malorë. Aty ku hijenat e turbulluara bëjnë luftë me kohën, satanikë në mes të një burimi të shtjerrur shkëmbinjë të gurëzuar dhe të një deti pa rërë paraqitën gjithmonë ushujzat e detit, gjarpërinjtë e shtëpive malore dhe ngjyrimi i qiellit përmes rrezëve të diellit.Në konteksin e një kohe magjike lidhën edhe ngjarjet historike.Ngjarjët historike nuk lidhën vetëm për njerëzimin por ato i tregojnë edhe hieroglifet e mbetura dhe shënimin e gurëve të varreve.Pranë një këndi magjik përputhet një erë e lehtë e cila është e kurdisur afër një peisazhi me lule dhe ditës me ftohtësi dhe pa diell. Në këto momente me bie ndërmend a thua çfarë bëjnë ujqërit e tërbuar që kanë hyrë në lekurën e njeriut.Nuk vlenë vetëm ajo thënia :Se njeriu për njeriun është ujk. ", por aty përzihen edhe rrezët e diellit, shënimet e prapambetura dhe zëri i të tërbuarve që duan pushtet e nuk duan shtet. E sikur këto kore kukuvajkash mos ta dashuronin pushtuesin nuk kishim mbetur që të fundit në tërë Evropën të zgjedhim problemët shtetërore dhe kombëtare. Shpeshherë rrahim gjokset për të kaluarën por ajo nuk ishte meritë e jona. E kaluara ishte meritë e paraardhësve tanë që një pjesë e tyre e deshtën diellin në perëndim e një pjesë e përqafuan hënën.Lufta në mes diellit dhe hënës dhe përpjekjët për të dal nga gëzhoja shekullore sikur nuk janë duke u koordinuar me hapat e duhur.Nuk është e lehtë për t´i thyer shtatë gëzhoja shekullore se çdo shekull ka lënë pasojat e veta të robërisë.Të jesh i robëruar do të thotë të jesh skllav i tjetrit duke e nënçmuar vetvetën.Por dallimi në mes të robërisë, skllaverisë dhe marëdhënieve miqësore dallon shumë.Dallon shumë për faktin se pavarësishtë se si fryjnë erërat ne duhet të jemi në rrugën e vetvetës.E rruga e vetvetës është rruga se ne shqiptarët jemi lindur në perëndim.E kemi tokën në perëndim.E kemi historinë në perëndim.E kemi arkeologjinë perëndimore.E kemi edhe mënyrën e jetës dhe të traditës si perëndimor duke mos lënë anash edhe gjurmët e hekurit përmes trashegimisë shekullore. Kur jemi tek trashegimia kemi shumë lloje të trashegimisë.Trashegimi intelektuale ku hyjnë format e shkrimit dhe komunikimit të intelektualit prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja si dhe trashegimia financiare që lidhet me murët, me tokën, me paranë.Trashegimia e parë është trashegimi shekullore se i mbetët njerëzimit shekuj me radhë.Trashegimia e dytë është trashegimi momentale e cila mvarët se sa serioz janë pasardhësit që i le mbrapa.Ajo mvarët edhe nga termetët e ndryshme apo nga bombat që po gjuhën shpesh nëpër botë në kohë të fundit.Si çdo luhatje në mes te përkundjes se djepave dhe fluturimit të xixillonjave në lartësinë qiellore, në kohën e të korrave të grurit lidhët në nyje një litar i fortë që është i pa këputur e që letrarët e quajnë Nyja e Gordiut kurse bujqve ju shërben për ti lidhur produktët e tyre që i kanë prodhuar gjatë verës.

E si një shkëmb pa u ndaluar na janë rralluar mustaqezinjët, plisbardhët dhe intelektuakët popullorë.Na kanë mbetur një pjesë e qyqarëve dhe zuzarëve që çdo gjë e lidhin përmes interesit të tyre financiar .E sikurse fluturimi i pulbardhave në reshjet e mëdha të shiut të shihet sikurse shpëtim për njerëzimin asesi nuk kishim pasur nevojë për rrezët e diellit.Asesi nuk do të na u nevoiteshin hapësiart ajrore për të matur pulsin e njerëzimit.Edhe rrahjet tahikardike të zemrës nuk do ta plotësojnë burimin e pastër të ujit ku pa të nuk do të egzistonte njerëzimi.Uji, dielli dhe qielli duke ju bashkuar edhe toka paraqesin një rreth viciozë i cili e ushqen njerëzimin.Por shpeshherë njerëzimi harron se ai nuk është i vetmi faktorë që vëndos për jetën e të tjerëve.Njërëzimi shpeshherë e lufton njerëzimin sa që mendimi për kohën që po e lamë pas është një mendim që të futë në mendje se si përplasën ecjakët e tokës si një planet i vogël me rrezët e diellit.Kur në kalojmë një orbitë qiellore atëherë na paraqitët edhe një ndalesë e cila përzihet me lënden gurore , veprimin satanikë dhe kohën magjike.E koha nuk është për çdo kënd njësoj.Për dikënd është një kohë plot energji, plot dashuri,plot ecje dhe plot suksese.Për tjetrin është kohë satanike, është vepër mistike, është varfëri e ngecje në krahasim me kohërat që kemi kaluar shekuj më parë.

Mvarët se kush nga cili kënd e kupton lirinë.Të jesh i lirë nuk është e lehtë.Nuk është e lehtë se kur të jesh i lirë duhët të veprosh me kokën tënde. Duhët të ecësh me hapat e tu, duhet të lesh idetë dhe konceptet e tua qoftë ato ide individuale, qoftë ato ide grupore.E ne shqiptarët shpeshherë jemi shquar si individ por kur ka ardhur koha që të veprojmë si grup, si fis, si bashki,si shtet apo si komb në të shumtën e rasteve kemi dështuar. Kemi deshtuar historikisht se shpeshherë jemi bërë ujk dhe i kemi ngrënë kokat më të mëdha të intelektualëve shqiptarë duke i parë si pengesa për idetë dhe tradhëtitë e qoroditura të një pjese të shqiptarëve që ishin dhe janë pjesë e politikës.Dhe kur hijet e rënda të njerëzimit e luftojnë njëra -tjetrën pranë një panteoni qiellor rrezët e diellit na tregojnë fuqinë e veprimit.E ajo fuqi e thërret tokën që të ketë kujdes nga njerëzit të cilët në vend që të mirren me vetvetën ata mundohën që të lëshojnë në tokë përsonalitetët e suksesshme.Një mik  një ditë më më tha: "Shqiptari të gjitha ti fal por suksesin nuk ta falë".  Kjo e metë e madhe patologjike shqiptare e ka sjellur në këtë gjendje shqiptarinë.

Me kritikues janë fatkeqësisht ata që kurrë në jetë nuk e kanë kryer asnjë punë për se mbari.Dhe në ftohtësinë dhë kalimin e ditës pa diell më kujtohet porosia e gjeneratës diellore:Të punojmë në heshtje sepse edhe heshtja flet. Kur heshtja flet del në shesh e vërteta.Por heshtjës duhet ti ndihmojmë përmes shkrimit të ngjarjeve historike nëpër kohë dhe hapësirë.Ai shkrim i heshtur sot e nesër do të jetë kushtrimi intelektual për brezat e rinj që duhët ta gjejnë rrugën e diellit.Por kjo duhët të bëhet përmes hapësirës kohore dhe veprimit për dy lloje trashegimie asaj intelektuale ku hyn trashegimia e shkruarë qoftë shkëncore, qoftë publicistike apo qoftë poetike.Si dhe trashegimisë tjetër asaj financiare e cila jeton deri sa të jetoi njeriu dhe përmbyllet me kalimin në amshim.Kurse ajo intelektuale është pasuri e cila jeton me shekuj dhe i jep dritësiminë e vërtetë shoqërisë shqiptare.

Etiketat: Nue Oroshi