Reshat Sahitaj: Nuk ekziston familje e shenjtë e as familja Jashari

NUK EKZISTON FAMILJE E SHENJTË E AS FAMILJA JASHARI

Askund
në botë nuk ekziston shenjtërimi i një familjeje të tërë. Nënë Tereza u
shenjtërua, por jo familjarët e saj. Hamëz e Adem Jashari, me tërë viktimat
tjera, i konsiderojmë të shenjtë, por jo Bekimin, Rifatin dhe të tjerët, të
cilët i respektojmë deri në qiell. Si ta respektoj unë Bekim Jasharin dhe ta
quaj familje të shenjtë, kur ai shkoi në Qabe dhe veshi petkun arab? Me këtë
gjest Bekim Jashari ka treguar se çështja kombëtare është në rendin e dytë,
sepse ai i hodhi në bërllog veshjet tona shqiptare për një çarçaf arab. Disa të
tjerë u shndërruan në multimilionerë duke përfituar nga “donacionet
turko-arabe”, duke ndërtuar ndërtesa të larta në qendër të Prishtinës.
Si
ta quaj të shenjtë Ukë Rugovën, i cili u arrestua si i dyshimtë për hajni, për
viza e tjera gjëra të pista?
Si
ta quaj të shenjtë Leonora Malokun, e cila veshi petkun e Kishës protestante
dhe këto ditë ia fali gjakun vrasësit të babait të saj – Sabit Malokut?
Si
ta quaj të shenjtë Donika Gërvallën, e cila në mes të OKB-së në Nju Jork u
ankua dhe e bëri fajtore Gjermaninë që më 6 prill 1941 e bombardoi Beogradin?
Si ta quaj të shenjtë familjen e Jusuf Gërvallës, kur kurrë asnjëri prej tyre
nuk bëri padi penale për gjetjen e vrasësve të Jusufit, pra për vrasjen e
babait, ose gruaja Suzana për vrasjen e burrit, ose Hyseni e Avdyli për vrasjen
e vëllait?!
Si
ta quaj të shenjtë Rifat Jasharin, i cili deri sot unë askund nuk kam lexuar se
ky bëri padi penale kundër vrasjes së vëllezërve të tij dhe tërë familjes?!
Padia do të ishte bërë p.sh. të dënohet urdhërdhënësi që ishte Millosheviqi. Të
dënohet gjenerali që mori urdhër nga Millosheviqi. Të dënohet kapiteni që i dha
urdhër ushtarëve ta sulmonin familjen me fëmijë të ngujuar. Të kërkohet dënimi
i ushtarëve të cilët kanë kryer ekzekutimin e fëmijëve. Shtëpia ka qenë e
rrethuar me 3 mijë e ndoshta më shumë forca ushtarake serbe, por janë 10 ose 12
që kanë bërë ekzekutimet, sepse 3 mijë nuk mund të futen në një shtëpi.
Çka
është Rifat Jashari apo Bekim Jashari më i shenjtë se Shqiptar Demaçi?
Shqiptar
Demaçi, që nga lindja e deri në çlirimin e Kosovës, kurrë ditë të bukura nuk ka
parë nga presioni psikologjik i ushtruar nga forcat policore serbe në
bashkëpunim me shërbëtorët shqiptarë.
https://www.facebook.com/unioni.shkrimtareve

