Florim Zeqa: Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!
Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!
Të dashur
qytetar të Republikës së Kosovës dhe mërgimtar kudo që ndodheni në botën mbarë,
mos u ndikoni nga politikanët pa etikë dhe pa ndjenja njerëzore! Politikanët
karrierist dhe pa etikë njerëzore, pa fije turpi ju përqajnë për qëllimet e
tyre djallëzore, duke lëvizur nga njëra parti në tjetrën, duke ju lënë të ndarë
dhe të përqarë vëllaun me vëlla, fqiun me fqinjë, mikun me mik, dajën me nip...!

Politikanët pa etikë njerëzore nuk e
kanë as problemin më të vogël pse ju bashkatdhetarë të dashur sot nuk flisni
njëri me tjetrin, ata pa fije turpi e ndërrojnë 'gzofin' qysh të ndryshon moti
(politika)!
Politikanët
karrierist të cilët nuk e kanë problem përqafimin me armikun, duhet ta kishin
problem përafrimin dhe ballafaqimin me popullin! Që i bie, se duhet t'ia kenë
frikën votës së qytetarëve (mërgimtarëve).
Politikanët
karrierst që arrijnë të bëhen milionerë brenda një mandati politik duhet t'ia
kenë frikën ligjit dhe drejtësisë vendore, e para së gjitha do duhej të
ndjeheshin të turpëruar për t'i kërkuar votën qytetarëve që i varfëruan dhe ua
vranë shpresën dhe ardhmerinë në vendlindjen e tyre!
Siq
e dini ju lexues të këtyre rreshtave, këtyre viteve të fundit nuk e kam
mbështetur asnjë subjekt politik në fushata zgjedhore, njëjtë do të veproj edhe
në zgjedhjet e 7 qershorit, zgjedhje krejtësisht të panevojshme dhe
skajshmërisht të dëmshme për vendin!
Madje
në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 kam abstenuar edhe nga votimi, si mundësi të
vetme për ndëshkimin e kësaj klase politike pa etikë njerëzore!
Në
mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e dëshpruar, të ndarë dhe
të përqarë si asnjëherë më parë, do ta kenë të vështirë të dalin tek kutitë e
votimit më 7 qershor 2026.
Megjithatë,
zgjedhjet janë e vetmja mundësi për ndryshime në demokraci, dhe janë e vetmja
mundësi për t'i ndëshkuar politikanët karrierist dhe hipokrit, mashtrues dhe
lakmitarë, sharlatan dhe zuzarë që hiqen patriot, por janë pseudo vlera të
shoqërisë sonë!
Nuk
ke si i quan ndryshe ata që e dërgojnë vendin çdo gjashtë muaj në zgjedhje duke
e dëmtuar buxhetin e shtetit me dhjetra milionë euro dhe duke e rënduar edhe më
tutje jetën e qytetarëve më të devotshëm të trojeve etnike!
Në pamundësi për të realizuar projektin
tim politik, Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) për zgjedhjet e 7
qershorit, mbetëm me shpresën dhe besimin në ndihmën tuaj që në zgjedhjet e
radhës ta ndryshojmë komplet 'faqen politike' me ndershmëri, atdhedashuri,
sinqeritet, besueshmëri dhe përkushtim të fuqishëm njerëzorë për ta bërë
shtetin e Kosovës, të dashur dhe tërheqës për të jetuar dhe për t'i
riatdhetsuar mërgimtarët që janë shpirti i atdheut.


