Mos e varrosni identitetin shqiptar!

1h më parë


Shqiptari ka një flamur kombëtar: KUQ E ZI!

Feja është zgjedhje e lirë e ndërgjegjes.
Por përkatësia fetare nuk duhet të përdoret për të zëvendësuar gjuhën, kulturën, historinë dhe simbolet tona kombëtare.

Në këtë tokë, brez pas brezi, shqiptarët kanë derdhur gjak për lirinë dhe për flamurin kuqezi. Nën të luftuan, nën të u sakrifikuan dhe atë ua lanë amanet brezave.

KISHA E RE KATOLIKE SHQIPTARE NË ZOGAJ – VUSHTRRI
le të jetë edhe një thirrje për ndërgjegjësim:

Mos e ngatërroni besimin me kombësinë!
Mos lejoni që ekstremizmi politik ta përdorë fenë për tjetërsimin e identitetit!
Respektojeni fenë e secilit — ruajeni shqiptarinë e të gjithëve!

Kur një shqiptar përcillet në amshim, simbolika kombëtare duhet të trajtohet me nder dhe sipas dëshirës së tij e familjes së tij. Flamuri kuqezi nuk është kundër asnjë feje. Ai është simboli i përbashkët i kombit tonë.

NJË GJUHË • NJË HISTORI • NJË FLAMUR KOMBËTAR

Besimi në zemër.
Shqipja në gojë.
Atdheu në ndërgjegje.
Flamuri kuqezi në nderim.

MOS E VARROSNI SHQIPTARINË — LËRENI AMANET PËR BREZAT!

Këshilli Organizativ